Doc. Dr. Valentina Koevska: Roli i kinesiterapisë te osteoporoza postmenopauzale – fakte për sëmundjen (1)

Estrogjenet luajnë rol kryesor në rimodelimin normal fiziologjik të kockave. Mungesa e estrogjenit në postmenopauzës çon në rritje të frekuencës së lëvizjes së kockave, gjë që çon në humbje të eshtrave dhe mikroarkitekturë të dëmtuar.

Shkruan: Doc. Dr. Valentina Koevska

Instituti i mjekësisë fizike dhe rehabilitimit – Shkup


Osteoporoza është sëmundje skeletore sistemike, që karakterizohet nga dendësia e ulët e kockave dhe përkeqësimi i mikroarkitekturës së indit kockor, me një rritje graduale të brishtësisë së kockave dhe prirje për fraktura (Consensus Development Conference, 1993).

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetit në vitin 2016, 200 milion njerëz në të gjithë botën janë të prekur nga osteoporoza, nga të cilët 75 milion janë në Evropë. Në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë, afërsisht 30% e grave në postmenopauzës kanë osteoporozë. Të paktën 40% e këtyre grave do të kenë një ose më shumë fraktura gjatë jetës së tyre.

OSTEOPOROZA POSTMENOPAUZALE 

Estrogjenet luajnë rol kryesor në rimodelimin normal fiziologjik të kockave. Mungesa e estrogjenit në postmenopauzës çon në rritje të frekuencës së lëvizjes së kockave, gjë që çon në humbje të eshtrave dhe mikroarkitekturë të dëmtuar.

Rritja e formimit të kockave nuk mund të kompensojë resorbimin e rritur të kockave, që është më i shpejtë sesa formimi i kockave, gjë që rezulton me humbje të kockave. Prodhimi i citokineve (IL-1, IL-6, I TNFα) dhe rritja e prodhimit të M-CSF e rrisin jetëgjatësinë dhe prodhimin e osteoklasteve, që çojnë në humbje të elementeve trabekulare, duke e bërë kockën strukturore të dobët. Për më tepër, ekuilibri midis receptorit (RANKL dhe OPG), Rankl është rritur, ndërsa osteoporogjeni (OPG) është i zvogëluar. Nivelet e ulëta të estrogjenit gjithashtu shkurtojnë jetëgjatësinë e osteoblasteve dhe osteociteve. Kjo rezulton në akumulimin e osteociteve apoptotike në kockë, të cilat mund të rritin brishtësinë e kockave. Gjatë 5 – 7 viteve të para të menopauzës, vihet re rritja e humbjes së masës kockore, me një normë prej 3% në vit. Pas kësaj periudhe humbjeje të shtuar, e njejta bie në 1% në vit.

Nivelet e ulëta të estrogjenit shkurtojnë jetëgjatësinë e osteoblasteve dhe osteociteve.

Përveç përkatësisë gjinore, faktorët e rrezikut për shfaqjen e sëmundjes janë edhe anamneza pozitive në familje, menopauza e hershme, raca, mosha, pesha e ulët trupore, si dhe pasiviteti fizik, marrja e pamjaftueshme e kalciumit dhe vitaminën D, pirja e duhanit, konsumimi i tepërt i alkoolit.

Osteoporoza postmenopauzale është sëmundje e heshtur, në fazat e hershme asimptomatike.

Klinikisht manifestohet kur dendësia e kockave bëhet e pamjaftueshme për të siguruar mbështetjen mekanike të trupit. Shenjat e para janë dhimbja e shpinës, e cila fillon pa u vënë re, nuk është veçanërisht e rëndë dhe përkeqësohet kur qëndroni gjatë ulur. Zakonisht manifestimi i parë klinik është fraktura kompresive e pjesës torakale dhe lumbale e boshtit kurrizor. Me kalimin e kohës, zhvillohen deformime të tilla si kifoza torakale ose kifoskolioza, që nga ana tjetër e dëmtojnë ekuilibrin dhe stabilitetin në ecje dhe rrit rrezikun e rënies. Dhimbja dhe lëvizshmëria e kufizuar e zvogëlojnë cilësinë e jetës. Frakturat, që ndodhin pas moshës 50 vjeçare, qofshin ato në vertebra, ije, nyjen e dorës apo në ndonjë pjesë tjetër të skeletit, por që shoqërohen me KMG të ulët, duhet të konsiderohen osteoporotike. Pas frakturës së parë së osteoporozës, rreziku i frakturës pasuese rritet. Studimet kanë treguar që, për fat të keq, shumica e pacientëve me fraktura nuk janë ekzaminuar ose trajtuar paraprakisht për parandalimin e osteoporozës. Dual-energy x-ray absorptiometry (DXA) paraqet standardin e artë në diagnostikimin e osteoporozës.

Përveç përkatësisë gjinore, faktorët e rrezikut për shfaqjen e sëmundjes janë edhe anamneza pozitive në familje, menopauza e hershme, raca, mosha, pesha e ulët trupore, si dhe pasiviteti fizik, marrja e pamjaftueshme e kalciumit dhe vitaminën D, pirja e duhanit, konsumimi i tepërt i alkoolit.

PARANDALIMI DHE TRAJTIMI

Për shkak të kostove të larta të trajtimit të pacientëve të diagnostikuar me osteoporozë dhe komplikimeve të saj, të cilat janë të larta për buxhetin e familjes dhe shoqërinë, rëndësi të madhe i kushtohet parandalimit të saj, zbulimit të hershëm, trajtimit të hershëm dhe ndryshimit të stilit të jetesës për të zvogëluar rrezikun e frakturave.

Përveç diagnozës së caktuar në kohë dhe trajtimit me terapi farmakologjike, kinesiterapia luan rol si në parandalimin, ashtu edhe në trajtimin e pacientëve me osteoporozë. 

Masat specifike duhet të merren qysh në pubertet, adoleshencën dhe tek të rinjtë me qëllim të promovimit të formimit të kockave dhe të arrihet masës maksimale e kockave nëpërmjet kombinimit të ushtrimeve, ushqimit adekuat të pasur me kalcium dhe vitaminë D.

NDIKIMI I AKTIVITETIT FIZIK METABOLIZMIN E ESHTRAVE 

Mekanizmat e drejtpërdrejtë me të cilët aktiviteti fizik ndikon në metabolizmin e indeve të eshtrave janë mikro-deformimet e indeve kockore dhe presioni i forcës fizike direkte në indet kockore gjatë tkurrjes dhe lëvizjes së muskujve.

Procesi me të cilin forca mekanike e shkaktuar nga aktiviteti fizik shndërrohet në reagim biologjik në qelizat e indit kockor, quhet mechanotransduction.

Procesi përfshin katër faza:

Faza e parë. Regjistrimi i forcës fizike dhe pritja e sinjalit mekanik nga qelizat shqisore (mehanocoupling). Osteocitet sillen si qeliza shqisore falë qelizave të tyre, të cilat janë të afta të marrin informacione rreth qarkullimit dhe ndryshimit të presionit në matricën e mineralizuar;

Faza e dytë. Konvertimi i sinjalit mekanik të marrë në reaksionin biokimik. Pas regjistrimit të forcës mekanike në osteocitet, vjen deri te aktivizimi i sistemeve të sinjaleve (biochemical coupling), mesenxherët sekundarë dhe kinazë, fosforilimin e molekulave të transmetuara dhe aktivizimin ose frenimin e faktorëve të transkriptimit. Prandaj, për procesin e transduksionit thuhet se “lakimi i eshtrave çojnë në lakimin e gjeneve”.

Faza e tretë. Transmetimi i sinjalit nga qelizat shqisore në qelizat efektore, fazë në të cilën te osteocitet sintetizohen mediatorë të ndryshëm, ku më së shpeshti në literatur u referohen si osteoprotegqerin, prostaglandin E2 dhe monoksidi i azotit.

Faza e katërt. Reagimi ndaj qelizave efektore. Ndërmjetësit çojnë në aktivizimin e përhapjes dhe diferencimit të osteoblasteve, sintezën e kolagjenit dhe mineralizimin e matricës.

Dendësia minerale e eshtrave në cilën do qoftë periudhë të jetës, varet nga kulmi i dendësisë minerale të eshtrave i arritur për periudhën e rritjes dhe zhvillimit, veçanërisht në pubertet, dhe humbja graduale e masës kockore me moshën. Aktiviteti fizik gjatë fëmijërisë rrit kulmin e dendësisë minerale të eshtrave. Vajzat që ushtronin atletikë në kohën e krijimit të dendësisë kishin dendësi më të lartë se sa bashkëmoshatarët e tyre që nuk ushtronin. Me moshën, humbja e eshtrave rritet, duke filluar nga mosha 40 vjeçare, te të dyja gjinitë, fillimisht nga 0.3% -0.5% e pikut të dendësisë minerale të eshtrave në vit.

Vijon: Qëllimet e kinesiterapisë në osteoporozën postmenopauzale