Doc. Dr. Vesna Petreska-Dukovska: Bajamet jo gjithmonë duhet të largohen, në disa raste ato mund edhe të reduktohen

Kur shpesh sëmuremi dhe pastaj ndiejmë dhimbje të forta në bajame, kemi xhepa me qelb mbi ta, dmth. anginë me qelb, ne pothuajse gjithmonë pyesim veten nëse është më mirë që ato të hiqen.

Shkruan: Doc. Dr. Vesna Petreska-Dukovska, otorinolaringolog


Kur shpesh sëmuremi dhe pastaj ndiejmë dhimbje të forta në bajame, kemi xhepa me qelb mbi ta, dmth. anginë me qelb, ne pothuajse gjithmonë pyesim veten nëse është më mirë që ato të hiqen. Por, atëherë bien ndesh të gjitha informacionet që deri më tani i kemi dëgjuar mbi operimin e bajameve – nga fakti që ato duhet të hiqen që në fëmijëri, qoftë në verë apo në dimër, deri te fakti se, asesi ato nuk duhet të operohen, pasiqë ato janë filtër dhe pa ato çdo infeksion do të shkojë direkt në mushkëri.

Bajamet operohen vetëm atëherë kur të konfirmohet në mënyrë profesionale nga mjeku specialist otorinolaringolog. Ato mund të operohen në çdo periudhë të vitit dhe në institucione ku ekzistojnë kushte për ta kryer ndërhyrjen.

Gjëja më e rëndësishme është të mos ketë kundërindikacione të tilla si epidemitë, sëmundjet virale, fruthi, variçela.

Por, jo gjithmonë bajamet duhet të hiqen. Në varësi të diagnozës, ato mund të reduktohen përmes kirurgjisë dhe kështu të zgjidhet problemi me sukses. Nëse mjeku do t’i heq ato ose nëse vetëm do t’i reduktoj varet nga disa parakushte.

Kur shpesh sëmuremi dhe pastaj ndiejmë dhimbje të forta në bajame, kemi xhepa me qelb mbi ta, dmth. anginë me qelb, ne pothuajse gjithmonë pyesim veten nëse është më mirë që të hiqen ato.

Indikacionet për heqjen e bajameve janë angina të shpeshta dhe të përsëritura, edhe atë më shumë se 4-5 në vit, pastaj, nëse diagnostifikohet sëmundja malinje. Indikacione janë edhe proceset me qelb prapa bajameve dhe vatër bakteresh. Reduktimi bëhet gjatë hipertrofizmit, bajame të zgjeruara që nuk janë të dhimbshme, por shkaktojnë ngulfatje, obstruksion mekanik të fytit, inflamacione të përsëritura, erë të keqe të gojës dhe pengesa që ndikojnë në funksionet normale fiziologjike.

Operacioni për heqjen e bajameve ose tonsillektomia, kryhet në dy mënyra – me kirurgji klasike të ftohtë dhe nëpërmjet lazerit me diode lazer. Reduktimi-tonsillotomia, kryhet vetëm me diode lazer. Reduktimi mund të kryhet në dy mënyra. Njëra është reduktimi i madhësisë së vetë bajameve, dhe tjetra është e ashtuquajtura lazer vaporization e kriptave të bajameve, të cilat mbushen me ushqim dhe kështu krijohet era e pakëndshme.

Reduktimi bëhet gjatë hipertrofizmit, bajame të zgjeruara që nuk janë të dhimbshme, por shkaktojnë ngulfatje, obstruksion mekanik të fytit, inflamacione të përsëritura, erë të keqe të gojës dhe pengesa që ndikojnë në funksionet normale fiziologjike.

Ndërhyrja me lazer ka disa avantazhe në krahasim me klasiken. Humbja e gjakut gjatë operacionit është e zvogëluar, dhimbja reduktohet në minimum, qëndrimi postoperativ në spital është i shkurtër, por edhe koha e shërimit të pacientit është e shkurtër. Me paraqitjen e teknologjisë me lazer në otorinolaringologji, janë krijuar mundësitë për uljen e rreziqeve gjatë ndërhyrjeve, mirëpo është gjetur një kompromis në ruajtjen e funksionit bazë të imunitetit të bajameve, janë reduktuar dhimbjet dhe është avancuar zhvillimi i në fëmijëri.