Shkruan: Doc. Dr. Vesna Petreska-Dukovska
otorinolaringologe
Fëmija gërhet gjatë gjumit, ndalon frymëmarrjen për periudha, fle gjatë ditës, nuk ka përqendrim, ha shumë, lodhet shpejt, acarohet, shqetësohet dhe djersitet më shumë se zakonisht. Të gjitha këto shenja tregojnë se fëmija ka sindromë të apnesë së gjumit. Ajo mund të diagnostikohet nga otorinolaringologët, në bazë të një grupi analizash.
ÇFARË ËSHTË APNEA E GJUMIT?
Për të shpjeguar se çfarë është apnea e gjumit, është mirë që së pari të shpjegojmë se çfarë është apnea dhe hipopnea.
- Apnea është pauzë e frymëmarrjes gjatë kohës së gjumit. Ajo definohet si mungesë ose ulje e konsiderueshme (më shumë se 70 për qind) e qarkullimit të ajrit nga hunda dhe goja, e cila zgjat të paktën 10 sekonda.
- Hipopnea, nga ana tjetër, është reduktimi i qarkullimit oronazal i ajrit (përmes hundës dhe gojës) ose reduktimi në amplitudën e lëvizjes torakoabdominale prej më shumë se 30 për qind për një periudhë më të gjatë se 10 sekonda (frymëmarrje e cekët ose sipërfaqësore). Ajo shoqërohet nga ulja e ngopjes me oksigjen prej 4% ose më shumë në organizëm. Shumica e ndërprerjeve të frymëmarrjes zgjasin nga 10 në 30 sekonda, por ndonjëherë mund të zgjasin deri në 1 minutë ose më shumë.
Gërhitja paraqet tingull gjatë gjumit që rezulton nga dridhja e indeve të buta të traktit të sipërm respirator gjatë frymëmarrjes. Kjo është gjendja në të cilën vendin kryesor e kia fenomenin tingëllues (por jo gjithmonë shkalla ose intensiteti i gërhitëjes është i përshtatshëm me apnean e gjumit të fëmijëve). Apnea obstruktive e gjumit ose sleep apnea (OSA, OSAS) është sindromë e karakterizuar nga apnea e përsëritur, hipopnea dhe gërhitja, të cilat e pengojnë gjumin normal dhe shkaktojnë përgjumje dhe lodhje tek fëmijët.
PASOJAT
Të gjitha studimet relevante tregojnë dhe nënvizojnë zhvillimin e çrregulluar psikomotorik tek fëmijët që vuajnë nga apneja e gjumit. Te këta fëmijë, frymëmarrja është sipërfaqësore dhe çon në nivelin e reduktuar të oksigjenit në gjak, punën e përshpejtuar të të zemrës dhe zhvillim të dobët intelektual dhe fizik. Këta fëmijë mbesin prapa në zhvillim në krahasim me të tjerët.
Sëmundja është relativisht e zakonshme, në 3% të popullsisë së përgjithshme të fëmijëve, ndërsa për shkak të mundësisë së trajtimit të përshtatshëm, është e nevojshme që para së gjithash ta njohin sëmundjen prindërit, dhe pastaj mjekët. Ka shumë polemika rreth diagnozës së duhur dhe trajtimit të sindromës pediatrike të apneas obstruktive të gjumit. Nga aspekti i otorinolaringologjisë pediatrike, gërhitja dhe sindroma obstruktive e apnesë së gjumitv tek fëmijët ka shumë karakteristika të përbashkëta dhe janë të lidhura ngushtë me njëri-tjetrin.
Sot, Akademia Amerikane e Pediatrisë rekomandon protokoll të shqyrtimit klinik për të gjithë fëmijët me këtë sindromë.
TRAJTIMI
Të dhënat për gërhitjen tek fëmijët gjatë natës, periudhat e apnesë dhe hipopnesë, gjumit jo të rehatshëm, acarimin, problemet e sjelljes, ushqim i tepërt, mjeku i merr nga prindi. Otorinolaringologu gjithashtu bën edhe ekzaminimin klinik, i cili përfshin disa metoda dhe analiza.
Ato janë orofaringoskopia, fibernazofaringoskopia, rinomanometria, por nganjëherë regjistrimi me tomograf kompjuterik ose rezonancë magnetike dhe standardi i artë për diagnostikimin apnesë së gjumit – polisomnografia.
Polisomnografia është aparat që mundëson monitorimin e sofistikuar të të gjithë parametrave gjatë gjumit të rregullt gjatë natës tek fëmijët. Besueshmëria e të dhënave që i ka treguar prindi së bashku me ekzaminimin klinik dhe rezultatet e testit të detyrueshëm polisomnografik konsiderohen parametra të mjaftueshëm për përfundimin klinik për zgjidhjen e sindromës obstruktive të sipërme të fëmijës. Bazuar në rezultatet e marra nga vlerësimi i çdo pacienti pediatrik, konsiderohet se adenotonsilotomia më e zakonshme (reduktimi i pjesshëm i bajameve palatinale, dmth bajamet me lazer) parqet metodë të zgjidhjes së sindromës obstruktive të sipërme tek fëmijët. Avantazhi i kësaj metode të ndërhyrjes është se e ruan indin imunologjikisht aktiv tonsilar (indin e bajameve), domethënë, se nëpërmjet ndërhyrjes hiqet një pjesë e asaj që bën bllokim, dhe mbetet një pjesë që vazhdon të kryejë funksionin e tyre imunologjik.
Kontrollimi përmes testeve polisomnografike e konfirmojnë suksesin e metodës operative të aplikuar dhe kurimin e sindromës obstruktive të frymëmarrjes tek fëmijët.