DORA COVID: Çfarë duhet të dini në lidhje me këtë efekt anësor të vaksinës COVID-19

Gjithçka që duhet të dini rreth simptomës së re që lidhet me vaksinën kundër sëmundjes COVID-19

Përderisa vaksinat konsiderohen të sigurta për t’u përdorur, ekzistojnë disa efekte anësore që përjetojnë njerëzit që janë vaksinuar. Një prej tyre është “dora COVID”, e cila duket se tërheq shumë vëmendje, ndoshta për shkak të emrit dramatik. Për çfarë bëhet fjalë dhe a duhet të shqetësohemi?

ÇFARË ËSHTË DORA COVID?

Profesoresha Alicia Little, nga Universiteti Yale, shpjegon atë që duhet të dini. Dora COVID, sipas fjalëve të saja, duhet të quhet “dora COVID pas vaksinimit”, ndërsa është reagim ndaj përbërësve të vaksinës:

“Bëhet fjalë për skuqje, nganjëherë kruarje, ose reagim lokal ndaj vaksinës, ndërsa zakonisht shfaqet rreth 7 ditë pas vaksinimit, megjithëse mund të shfaqet edhe dy javë më vonë.”

Zakonisht zgjat deri në 5 ditë, ndonjëherë më pak, nganjëherë më shumë.

PSE VJEN DERI TE REAGIMI?

Dr. Little shpjegon se kjo është përgjigje imune ndaj një përbërësi në vaksinë. Sidoqoftë, ekspertët nuk janë plotësisht të sigurt se cili është përbërësi.

“Reagimi ndoshta është shkaktohet nga qelizat T në sistemin imunitar, të cilat nganjëherë duhet të aktivizohen për disa ditë, ndërsa i njëjti komponent mund të aktivizohet më herët në një tjetër vaksinim,” shtoi ajo.

“Meqenëse vaksina ka nevojë për të aktivizuar sistemin imunitar, është e mundur që ky reagim të ketë lidhje me përgjigjen imune kur gjenerohet një proteinë në trup, ose mund të jetë përgjigje që nuk lidhet drejtpërdrejt me zhvillimin e imunitetit ndaj sëmundjes”, theksoi ajo.

ÇFARË DUHET TË DINI NËSE U NDODH KJO?

Sipas saj, kjo nuk është diçka që duhet t’ju shqetësojë.

“Njerëzit që do të përballen me këtë duhet, të marrin dozën e dytë të vaksinës”, theksoi Dr. Little. Sidoqoftë, mund të ndihmojë që dozën e dytë ta merrni në dorën tjetër, ndërsa nëse zona e prekur nga skuqja është e ndjeshme, mund të ju ndihmojnë disa kremra, por sigurohuni që së pari të konsultoheni me mjekun.

KUR VJEN DERI TE KY REAKSION?

Dr. Little deklaron se gjysma e pacientëve të saj që kishin këtë reagim pas dozës së parë të vaksinës, kishin të njëjtin reagim pasi morën dozën e dytë, por herën e dytë reagimi u shfaq shumë më shpejt dhe zgjati më pak. Ajo thekson se ky reagim nuk është simptomë e një alergjie dhe nuk është arsye për të shmangur dozën e dytë të vaksinës.

ÇFARË DUHET TË BËNI?

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve paralajmërojnë për këto efekte anësore:

  • DHIMBJE
  • SKUQJE
  • SHFAQJA E ËNJTJES
  • LODHJA
  • KOKËDHIMBJA
  • DHIMBJE TË MUSKUJVE
  • TEMPERATURË
  • TË PËRZIERA

Nëse nuk ndiheni mirë, kontaktoni mjekun amë.