Procesi i vaksinimit kundër COVID-19 në vend është i vazhdueshëm dhe deri më tani 227.851 njerëz kanë marrë dy doza vaksinës, duke përfshirë javën e kaluar. Nuk dihet sa qytetarë plotësisht janë vaksinuar, por është e sigurt që 484.220 qytetarë janë regjistruar në ueb platformën vakcinacija.mk dhe janë duke pritur për marrë vaksinën kundër COVID-19.
Ndërsa procesi i vaksinimit vazhdon, shtrohet pyetja se çfarë ka ndodhur me ata që janë vaksinuar me dy doza në fillim të vitit, në shkurt. Gjegjësisht, efikasiteti i lartë i vaksinave prej mbi 90 përqind zgjat për gjashtë muaj. Dhe ky afat po skadon ngadalë. Po pas kësaj? A duhet filluar me një raund të ri vaksinimesh, ndërsa një përqindje e madhe e popullsisë nuk ka marrë as edhe një dozë të vetme?
Askush nuk ka ende një përgjigje për këtë pyetje.
Pfizer publikoi një studim në prill që tregon se vaksina e koronavirusit ishte 91 për qind efektive, si dhe 95 për qind efektive kundër formave të rënda të COVID-19 deri në gjashtë muaj pas dozës së dytë.
Drejtori i Përgjithshëm i kësaj kompanie farmaceutike amerikane tha se njerëzit ndoshta do të kenë nevojë për një dozë të tretë të vaksinës së koronavirusit nga gjashtë deri në 123 muaj pas vaksinimit, si dhe ri-vaksinim çdo vit për shkak të shfaqjes së varianteve të reja të virusit.
Vaksina AstraZeneka mbron me një përqindje pak më të ulët, por hulumtimi tek të moshuarit ka treguar një përgjigje më të fortë të qelizave T mbrojtëse sesa vaksinat e tjera.
SA ZGJAT MBROJTJA? ASKUSH NUK E DI
Gjegjësisht, nëse shikoni në faqen e internetit të Agjencisë Evropiane të Barnave, autoriteti kryesor për vendosjen e vaksinave në tregun evropian, është e qartë se askush nuk e di se sa kohë ofron mbrojtje vaksina. Nga të gjitha vaksinat e disponueshme në BE, nga të cilat vetëm Pfizer dhe AstraZeneka përdoren në vend, thuhet:
“Për momentin nuk dihet akoma se sa zgjat mbrojtja që e ofron vaksina. Personat e vaksinuar në hulumtime klinike do të vazhdojnë të monitorohen gjatë dy viteve të ardhshme për të mbledhur më shumë informacion në lidhje me kohëzgjatjen e mbrojtjes.”
Dallimi i vetëm është se AstraZeneka shkruan se hulumtimi për kohëzgjatjen e mbrojtjes do të zgjasë një vit.
“Kohëzgjatja e imunitetit pas vaksinimit është e panjohur. Nëse sëmuremi me COVID-19 ose nëse vaksinohemi kundër saj, ne zhvillojmë imunitet. Kohëzgjatja e saktë e imunitetit pas kalimit të sëmundjes ose vaksinimit akoma nuk është përcaktuar. Sëmundja u shfaq një vit më parë dhe për momentin nuk është e mundur të dihet kohëzgjatja e saktë e imunitetit”, thonë ekspertët.
Efekti i vaksinës në përhapjen e virusit është i panjohur
Të gjitha masat zbatohen për të vaksinuarit, si dhe për të pa vaksinuarit, pasi efekti i vaksinës në përhapjen e virusit është i panjohur.
Në faqen e internetit të Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA) për të katër vaksinat thuhet: “Efekti i vaksinimit në përhapjen e virusit SARS-CoV-2 në komunitet është ende i panjohur. Nuk dihet se sa njerëz të vaksinuar ende mund të mbajnë dhe përhapin virusin.
Hulumtimi i fundit: Është i mundur edhe imuniteti i përhershëm
Ka shumë të panjohura, por pak përgjigje. Shkencëtarët po punojnë shumë për kërkime që duhet t’i përgjigjen pyetjes nëse duhet të vaksinohemi përsëri pas dy dozave të para, por gjithashtu kur dhe sa herë.
Sidoqoftë, lajme inkurajuese po vijnë për atë çështje. Javën e kaluar është raportuar se vaksinat Pfizer dhe Moderne në trup shkaktojnë përgjigje imune të përsëritur që mund të mbrojë kundër koronavirusit për vite me rradhë. Kjo i hapi derën tezës se shumica e personave të vaksinuar plotësisht me vaksinat mARN nuk do të kenë nevojë për të ashtuquajturën doza përforcuese. Por theksi është vendosur tek ata që kanë kaluar COVID-19.
“Njerëzit që janë rikuperuar nga COVID-19 para vaksinimit mund të mos kenë nevojë për një dozë shtesë, madje edhe nëse virusi është transformuar në mënyrë të konsiderueshme. Kjo është një shenjë e mirë,” theksoi Ali Elebedi, imunolog në Universitetin e Uashingtonit që drejtoi hulumtimin e botuar në revistën Nature.
Elebedi dhe kolegët arritën në përfundimin se personat që kaluan COVID-19, qelizat imune që njohën virusin qëndrojnë në palcën e kockave për të paktën tetë muaj pas infektimit. Një studim nga një ekip tjetër tregoi se të ashtuquajturat qeliza B memorizuese vazhdojnë të maturohen dhe forcohen për të paktën një vit pas infektimit.
Bazuar në këto zbulime, studiuesit sugjerojnë që imuniteti mund të zgjasë për vite me radhë, ndoshta gjatë gjithë jetës, tek njerëzit që janë infektuar me koronavirus dhe më vonë janë vaksinuar.