Hulumtimi laboratorik i kryer në minj, tregoi se doza e ulët e acidit acetilsalicilik ekuivalent me 81 miligram të acidit acetilsalicilik, mund të lehtësojë simptomat e multiple sklerozës. Gjithashtu, përveç lehtësimit të vetë sëmundjes, është vërejtur se minjtë që morën acid acetilsalicilik kishin një rënie më të vogël të mbështjellësit myelin të fibrave nervore.
Gjithashtu, ekspertët sqarojnë se duhet të theksohet se infiltrimi i T-qelizave destruktive në palcën kurrizore, ishte i kufizuar kur minjtë ishin vendosur në regjimin e acidit acetilsalicilik.
Edhe pse rezultatet e fituara nga hulumtimi laboratorik me minjtë jo gjithmonë mund të parashikohen tek njerëzit, por këto rezultate udhëzojnë në efektet e pazbuluara të acidit acetilsalicilik të cilat duhet të hetohen më tej. Ata gjithashtu tregojnë se duhet të merret parasysh përdorimi i dozave të ulëta të acidit acetilalicilik tek pacientët me multiple sklerozë.