Dozat e vogla të acidit acetilsalicilik mund të zvogëlojnë rrezikun e kancerit ovarian

Dy studime të reja kanë treguar se acidi acetilsalicilik në doza të ulëta (81 mg) e ul rrezikun e kancerit të vezoreve për 10 përqind dhe përmirëson normën e mbijetesës për 30 përqind.

Marja ditore në doza të vogla e acidit acetilsalicilik, mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të kancerit të vezoreve dhe të përmirësojë mbijetesën në rastin e kancerit të vezoreve, tregojnë rezultatet e dy studimeve të reja.

Në fakt është vërtetuar se acidi acetilsalicilik në doza të ulëta (81 mg), e redukton rrezikun e kancerit të vezoreve për 10 për qind dhe përmirëson normën e mbijetesës për 30 për qind.

Kanceri i vezoreve është shkaku i pestë kryesor i vdekjes së femrave si pasojë e kancerit, kryesisht për shkak se është diagnostikuar shumë vonë.

 

Përndryshe disa studime tjera të më hershme, kanë treguar se acidi acetilsalicilik dhe disa barna anti-inflamatore jo steroide, si ibuprofeni dhe naprokseni, mund të zvogëlojnë rrezikun e disa llojeve të kancerit, zakonisht kancerin e zorrës së trashë, shkruan The Lancet Oncology (Journal of the National Cancer Institute).