Frutat e thata janë të pasura me yndyrna të shëndetshme dhe përfaqësojnë ushqim për trurin dhe zemrën. Këtu bëjnë pjesë lajthitë, bajamet, fistikët, arrat, kikirikët…
Për shëndet të mirë këshillohet që të hani një grusht fruta të thatë, dmth 30 gr në ditë. Nëse e pranoni këtë rregull, ju zvogëloni automatikisht rrezikun e kancerit, por gjithashtu edhe problemet e zemrës dhe të frymëmarrjes. Kur është fjala për gratë, konsumi i vetëm dy grushtave në javë të këtyre frutave mund të zgjasë jetën, në të njejtën mënyrë si vrapim prej katër orësh në javë.
Arrat kundër kolesterolit
Duke qenë se arra janë të pranishme në rajonin tonë, është shumë e lehtë për t’i blerë me një çmim shumë të lartë, ndërsa janë të mira për personat me nivel më të lartë të kolesterolit në gjak. Studime të shumta tregojnë se konsumi i rregullt i arrave zvogëlon kolesterolin nga 0,3 në 0,5 pikë.
Arrat indiane kundër lodhjes
Arrat indiane janë burim i pasur me hekur dhe ndihmon që trupit ti sigurojë oksigjen, ndërsa garanton edhe energji shtesë. Në të njëjtën kohë, këto arra janë pasuri e madhe e fibrave, vitaminës E dhe K, si dhe magnezit dhe kaliumit.
Kikirikët për humbje peshe
Yndyrnat, proteinat dhe fibrat që përmbajnë kikirikët, do t’ju ndihmojnë që të ndiheni të ngopur më gjatë dhe t’ju ul oreksin. Shumë studime kanë treguar se konsumi i rregullt i kikirikëve zvogëlon mundësinë e ndryshimit të peshës, por edhe më lehtë do të humbni peshë.
Fistikët për tensionin të ulët të gjakut
Përveç se janë shumë të shijshme, fistikë përmbajnë më shumë kalium se bananet, të cilat janë të njohura për këtë mineral. Fistikët ndihmojnë në rregullimin e tensionit të gjakut, por personat që kanë vështirësi me funksionin e veshkave sigurisht se duhet të kufizojnë marrjen e kaliumit domethënë konsumin e fistikëve.
Bajamet kundër diabetit
Bajamet kanë indeks më të ulët glikemik se të gjitha frutat e thatë, prandaj janë ideale për personat me diabet. Janë të pasura me magnez, i cili luan rol të rëndësishëm në rregullimin e niveleve të sheqerit në gjak.
Lajthitë për zemër të shëndetshme
Lajthitë janë të pasura me acide yndyrore të shëndetshme dhe janë një nga burimet më të pasura natyrore të vitaminës E. Përveç kësaj, ato përmbajnë fibra, kalcium, magnez, zink, acid folik dhe biotinë, të cilat e përmirësojnë funksionimin e zemrës dhe ruajnë shëndetin e saj.