Dr. Adrijana Maja Grozdev: Dhimbjet – mos i nënvlerësoni!

Dhimbja është shkaku më i zakonshëm për shkak të cilës gjikush kërkon ndihmë mjekësorе dhe kjo paraqet mekanizëm mbrojtës ose simptomë të indeve dhe organeve tashmë të dëmtuara ose të ndryshuara, por në të njejtën kohë është edhe mekanizëm parandalues që parandalon dëmtimin e mëtejshëm të tyre.

Shkruan: Dr. Adrijana Maja Grozdev

anesteziolog-reumatolog


Analgjezia ose lehtësimi i dhimbjeve është pjesë e praktikës së anesteziologjisë dhe në ndërkohë sfida më e madhe për çdo anesteziolog që udhëhiqet nga parimi thelbësor se “Çdo dhimbje është e vërtetë” madje edhe atëherë kur nuk i dihet shkaku, si dhe “Dëgjo dhe beso pacientin”.

Dhimbja është shkaku më i zakonshëm për shkak të cilës gjikush kërkon ndihmë mjekësorе dhe kjo paraqet mekanizëm mbrojtës ose simptomë të indeve dhe organeve tashmë të dëmtuara ose të ndryshuara, por në të njejtën kohë është edhe mekanizëm parandalues që parandalon dëmtimin e mëtejshëm të tyre. Prandaj nga këtu buron edhe rëndësia e vlerësimit dhe përpjekjeve për të qenë e matshme dhe e dukshme.

Dhimbja si shenja e pestë jetësore është pranuar si kriter i rëndësishëm për vlerësimin e shëndetit të përgjithshëm në SHBA në 2001, Australia në 2002, Evropa në 2003, Singapor në 2004 dhe Malajzi në 2008. Deri atëherë, vlerësimi i vitalitetit të organizmit u përcaktua në bazë të katër shenjave vitale: presionit të gjakut, rrahjeve të zemrës (pulsit), numrit të frymëmarrjeve në minutë dhe temperaturës së trupit.

Përmes monitorimit të vazhdueshëm, megjithëse dhimbja mund të mos përfaqësohet numerikisht, ajo është akoma një kriter dhe standard i rëndësishëm për vlerësimin e gjendjes së përgjithshme shëndetësore.

Dhimbja akute është simptomë, ndërsa dhimbja kronike është sëmundje.

Çfarë ndodh nëse nuk trajtohet dhimbja?

Cilat janë efektet e dhimbjes akute të patrajtuar dhe pasojat e kalimit nga dhimbja akute në kronike? Ata zënë më shumë organe dhe sisteme dhe ndahen në:

Fiziologjike:

  • Rrisin aktivitetin simpatik të sistemit nervor qendror, hiperalgjinë dhe dhimbja akute kalon në dhimbje kronike.
  • Rrisin nivelin e hormonit të stresit dhe çon në katabolizëm me hiperglikemi konsekutive dhe imunosupresion.
  • Rrisin tensionin e gjakut dhe rrahjet e zemrës, duke shkaktuar isheminë e miokardit.
  • Dobëson frymëmarrjen dhe rrit tendencën për kolaps të gjoksit dhe shfaqje të infeksioneve.
  • Redukton aktivitetin parasimpatik, gjë që çon në ndryshime në traktin gastrointestinal, të vjella dhe neveri.
  • Shkakton mbajtje të urinës.
  • Pamundësia për të lëvizur rrit mundësinë e trombozës së thellë venoze.

Psikologjike:

Shfaqja e ankthit, agjitacionit, pagjumësisë, pacienti mund të bëhet jo bashkëpunues
dhe depresiv.

Ekonomike:

Rimëkëmbja e zgjatur zgjat qëndrimin në spital.

Efektet e dhimbjes akute të patrajtuara shtojnë nevojën që të gjithë profesionistët e kujdesit shëndetësor të jenë agresivë në trajtimin e dhimbjes, jo vetëm për të siguruar rehati të pacientit, por edhe për të parandaluar pasojat fiziologjike dhe psikologjike dhe për të zvogëluar rrezikun e kalimit nga dhimbja akute në dhimbje kronike. Trajtimi i dhimbjes duhet të jetë gjithmonë në përputhje me faktorët që e ndikojnë atë, siç janë faktorët socio-kulturorë, mosha, gjinia, perceptimi i dhimbjes, ndjenja e frikës, si dhe përvojat e mëparshme të dhimbshme të pacientit. Detyra jonë kryesore është të njohim, të ndjekim dhe të trajtojmë dhimbjen.

Dhimbje akute dhe kronike

Në përgjithësi, dhimbja mund të jetë akute ose kronike. Akute shfaqet papritmas, zakonisht është e fortë dhe është në interval të kufizuar kohor. Dhimbja kronike ndodh edhe pasi shërimit të ndonjë dëmtimi ose sëmundje, dhe zakonisht është pa ndonjë shkak të qartë, dhe zgjat më shumë se tre muaj.

Dhimbja akute dhe kronike nuk janë të njëjta. Dhimbja akute është simptomë, ndërsa dhimbja kronike është sëmundje. Qasja dhe trajtimi i tyre është i ndryshëm. Trajtimi i dhimbjes kronike është multidisiplinare, multimodulare dhe kërkon një kohë të gjatë për tu zgjidhur.

Shenja e pestë jetësore

Përfitimet e paraqitjes së dhimbjes si shenja e pestë jetësore janë:

  • Përmirësimi i komunikimit ndërmjet mjekut dhe pacientit.
  • Pacienti i dëgjuar mirë është pacienti i kënaqur.
  • Kujdes më të mirë për pacientët.
  • Trajtimi i përmirësuar i dhimbjes.
  • Hospitalizimi i hershëm dhe shërim më i shpejtë.

Besimi i pacientëve do të jetë motivimi ynë i mëtutjeshëm për të vazhduar me hulumtime dhe për të gjetur mënyra të reja më të mira për të përmirësuar cilësinë e jetës së pacientëve. Kjo është përgjegjësia dhe qëllimi ynë, dhe sa herë që ndjeni dhimbje, kërkoni këshilla mjekësore dhe shmangni praktikën e vetë-shërimit.