Dr. Afrodita Stomnaroska-Jovanoski: A mundet që vaginoplastika me lazer të ndihmojë gjatë inkontinencës?

Rreth 40 përqind e femrave në çfarëdo moshe, sidomos ato që kanë pasur një ose më shumë lindje vaginale, kanë problem me mosmbajtjen e urinës ose kënaqësinë e ulur seksuale për shkak të hapjes së tepërt të indit vaginal. Ky është problem gjinekologjik për të cilin pacientet shpesh heshtin, dhe nëse nuk ndërmeret asgjë, problemi me kalimin e viteve rritet, ndërsa cilësia e jetës zvogëlohet.

Shkruan: Dr. Afrodita Stomnaroska-Jovanoski

gjinekologe


Opsionet më të avancuara për trajtimin e simptomave të lehta deri te të moderuara të urinimit të pavullnetshëm (SUI) dhe sindromës së murit të relaksuar vaginal (Incontilase and Intimalase) janë ndërhyrje të reja, jo invazive me lazer që janë pa dhimbje, efektive, zgjasin pak dhe mjaftë të sigurta, me të cilën femrat e zgjedhin këtë problem që pas trajtimit të parë, ose e parandalojnë përkeqësimin e gjendjes dhe nevojën për ndërhyrje kirurgjike në një periudhë të mëvonshme.

Urinimi i pavullnetshëm dhe sindroma e relaksimit vaginal janë të ndërlidhura, ndërsa të dyja ndërhyrjet mund të bëhen njëkohësisht.

PACIENTET E FSHEHIN PROBLEMIN

Rreth 40 përqind e femrave në çfarëdo moshe, sidomos ato që kanë pasur një ose më shumë lindje vaginale, kanë problem me mosmbajtjen e urinës ose kënaqësinë e ulur seksuale për shkak të hapjes së tepërt të indit vaginal. Ky është problem gjinekologjik për të cilin pacientet shpesh heshtin, dhe nëse nuk ndërmeret asgjë, problemi me kalimin e viteve rritet, ndërsa cilësia e jetës zvogëlohet. Këta pacientë zakonisht shkojnë për vizitë te gjinekolog kur tashmë tek ketë ndodhur prolapsi i plotë i mitrës dhe e vetmja zgjidhje që mbetet është ndërhyrja kirurgjikale. Për shkak të kësaj, roli më i rëndësishëm i kësaj metode të re me lazer është parandalimi i formave të rënda të mosmbajtjes, prolapsit të plotë të mitrës dhe ndërhyrja kirurgjike e mundshme.

Urinimi i pavullnetshëm dhe sindroma e relaksimit vaginal janë të ndërlidhura, ndërsa të dyja ndërhyrjet mund të bëhen njëkohësisht.

Urinimi i pavullnetshëm është forma më e zakonshme e mosmbajtjes dhe paraqet lëshimin e pavullnetshëm të urinës gjatë presionit të lartë (stresit) të fshikëzës gjatë kollitjes, teshtitjes, qeshjes ose përpjekjes fizike.

Arsye për këtë është dobësimi i mekanizmit të mbylljes së sfinkterit uretral, që është pasojë e rënies së tonit të muskulaturës së legenit, të cilët marrin pjesë në mbështetjen statike të fshikëzës. Faktorët e rrezikut, përveç lindjeve vaginale, janë edhe procesi i plakjes dhe mbipesha.

LASER NË VEND TË NDËRHYRJES KIRURGJIKALE

Deri më tani, mosmbajtja e urinës trajtohej në mënyrë joinvazive me ndihmën e ushtrimeve Kegel të muskujve të legenit, të cilët janë pjesërisht efektiv sepse varen nga fakti se sa shpesh dhe rregullisht bëhen.

  • Çrregullimet e rënda dhe rëniet e mëdha të mitrës trajtohen në mënyrë kirurgjikale duke vendosur shirita ose rrjeta të ndryshme, ose me ndërhyrje kirurgjike më të mëdha që kërkojnë qëndrim në spital, anestezi dhe shërim më të gjatë.
  • Nga ana tjetër, trajtimi i sindromës së relaksuar të murit të vaginal realizohet nëpërmjet operaciont plastik i murit të përparëm dhe pasëm të vaginës.

Terapia e re me lazer jo-invazive në trajtimin e mosmbajtjes së lehtë dhe të moderuar bazohet në veprimin fototermik, që çon në ristrukturimin ekzistues dhe stimulimin e sintezës së re të kolagjenit në muret vaginale dhe muskujve të legenit. Në të njëjtën mënyrë, lazeri ndihmon edhe në kurimin e fshikëzës (cistocelës). Kjo kontribuon në forcimin dhe shtrëngimin e mureve vaginale, gjë që lejon mbështetje më të mirë të fshikëzës dhe mbajtjes së urinës, si dhe përjetim më të mirë të mardhënieve intime.

PËRPARËSITË

Studimet klinike tregojnë për 68% trajtim të suksesshëm dhe 94% përmirësim pas 120 ditësh nga trajtimi. Përparësitë e kësaj metode të re të Incontilase dhe Intimalase janë mënyra krejtësisht pa dhimbje dhe të sigurta për t’u ekzekutuar pa përdorimin e anestezisë, pa gjakderdhje, prerje ose qepje, pa përdorimin e analgjetikëve ose antibiotikëve dhe pa komplikime. Nuk është e nevojshme ndonjë përgatitje e veçantë para operacionit, ndërsa shërimi i pacientëve është i shpejtë dhe menjëherë pas ndërhyrjes ata mund të kthehen në aktivitetet e tyre të rregullta. Gjatë javës së ndërhyrjes, pacientët duhet të shmangin ngritjen e ngarkesave të rënda dhe të kryejnë marrëdhënie intime. Zakonisht, kryhen dy ndërhyrje brenda një intervali kohor nga katër deri në gjashtë javë.