Dr. Ana Ristovska-Dimitrovska: Pickimet e insekteve – si t’i trajtojmë ato?

Manifestimet lokale karakterizohen nga kruajtja intensive, ënjtje të lokalizuar dhe skuqje në vendin e pickimit.

Shkruan: Dr. Ana Ristovska-Dimitrovska
Dermatologe
Spitali i Përgjithshëm i Qytetit “8 Shtatori” – Shkup

Vjeshta e hershme është periudha e vitit kur fillon aktiviteti i rritur i insekteve, dhe zgjat si në muajt e pranverës, ashtu edhe në periudhën e verës. Për shkak të kësaj, mjaft të zakonshme janë edhe pickimet e insekteve, ndaj të cilave njerëzit reagojnë me reaksione lokale ose sistemike.

Manifestimet lokale karakterizohen nga kruajtja intensive, ënjtje të lokalizuar dhe skuqje në vendin e pickimit.

Nga ana tjetër, manifestimet sistemike (kjo vlen për pacientët që janë alergjikë ndaj helmit të insekteve, veçanërisht nga lloji Hymenoptera – grenza dhe bleta) janë më dramatike.

Manifestime të tilla rezultojnë me humbje të vetëdijes për shkak të rënies së tensionit të gjakut, skuqje të përgjithësuar dhe kruajtje, skuqje, si dhe ënjtje të lokalizuar – angioedemë, më së shpeshti në pjesë të fytyrës, veçanërisht buzët, gjuhën dhe fytin, por edhe barkun, gjymtyrët…

Vjeshta e hershme është periudha e vitit kur fillon aktiviteti i rritur i insekteve dhe zgjat si në muajt e pranverës, ashtu edhe në periudhën e verës.

Reagimet sistemike kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme me administrim parenteral të terapisë kortikosteroide dhe antihistamine. Në raste më të rënda, është i nevojshëm edhe administrimi i terapisë adrenalin, shtrimi në spital dhe vëzhgimi për 48 deri në 72 orë në ambiente spitalore.

Për reagimin lokal janë të mjaftueshme aplikimi i fashave lokale antiseptike dhe kortikosteroide dhe terapia me antibiotikë, për një periudhe prej pesë deri në shtatë ditë.

Në raste të caktuara, kur reaksioni lokal është më intensiv, administrohet edhe terapia antihistamine orale për pesë deri në shtatë ditë.

Reagimet sistemike kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme me administrim parenteral të terapisë kortikosteroide dhe antihistamine.

Për terapi lokale rekomandohet të përdorni kombinimin prej Betamethasone (kortikosteroid potent) me Gentamicin (antibiotik), në formën e kremit ose xhelit, të cilat veprojnë duke zvogëluar reagimin imunitar lokal, pra zvogëlimin e ënjtjes, skuqjes dhe kruajtjes, dhe parandalimin e një infeksioni të dytë bakterial.

Kombinimi i antibiotikut me kortikosteroidin potent, i cili mund të gjendet në dy forma (krem dhe pomadë), është zgjedhje e shkëlqyeshme për trajtimin lokal të pickimeve të insekteve, formën e lehtë të djegies nga dielli dhe për lëndimet sipërfaqësore të lëkurës.