Shkruan: Ass. Dr. Bekim Ismaili
Specialist i mjekësisë amë
Përveç pneumonive, çrregullimeve të koagulimit si dhe pasojave serioze të shkaktuara nga SARS-CoV-2, sipas studimeve të fundit virusii COVID-19 gjithashtu ndërlidhet edhe me një shqetësim serioz. Studimet thonë se disa njerëz mund të zhvillojnë diabet pas një infeksioni akut me COVID-19.
Ekziston lidhje bi-direkcionale në mes COVID-19 dhe diabetit.
Në njërën anë, diabeti është I ndërlidhur me rrezikun e rritur për forma të rënda të Covid-19. Në anën tjetër, paraqitja e diabetit dhe çrregullimeve të ngjajshme metabolike janë observuar tek shumë pacient me COVID-19. Këta manifestime janë një sfidë e veçantë në menaxhimin klinik që sygjeron një patofiziologji komplekse të diabetit post Covid.
Virusi SARS-CoV-2 lidhet me receptorët e enzimës që konverton angiotenziën 2 (ACE2), të cilët janë të vendosur në organet kyçe metabolike si qelizat beta të pankreasit, qelizat adipoze, zorrët e holla dhe veshkët. Kështu mendohet se SARS-CoV-2 mund të shkaktoj çrregullime të metabolizmit të glukozës duke çrregulluar mekaniozmat patofiziologjik tek personat pre-diabetik ose duke krijuar mekanizma të ri të zhvillimit të kësaj sëmundje.
A mund të shkaktojë COVID-19 sëmundjen e diabetit?
Koronavirusi mund të shkaktojë inflamacion, çrregullim hormonal në organizëm, koagulume gjaku dhe gjendje tjera shëndetësore mjaft serioze.
Është e mundur që personat që kanë prediabetes (kur nivelet e sheqerit në gjak janë të larta por nuk mund të klasifikohen si diabetes) e që pas infeksionit me SARS-CoV-2 për shkak të trajtimit me steoride është nxitur diabeti i varur nga trajtimi me insulinë. Tek këta pacient, COVID-19 mund të ndikojë nivelet e sheqerit në gjak dhe të shkaktojë sëmundjen e diabetit e cila do të perzistojë gjatë gjithë jetës së tyre.
Studimet thonë që 25-30% e pacientëve që janë trajtuar në spital me simptoma të theksuara të sëmundjes, kanë zhvilluar diabet pas rikuperimit me COVID 19.
Ata thonë se, spike proteina e coronavirusit mund të shkaktojë dëmtim të beta qelizave të pankreasit, të cilat më tej nuk do të mund të sekretojnë mjaftueshëm insulinë dhe nuk do të mund të rregullojnë nivelet e glikozës në gjak.
A e rrit rrezikun për COVID-19, sëmundja e diabetit?
Pacientët diabetik kanë të çrregulluar sistemin imun dhe aftësinë shëruese të organizmit ndaj sëmundjeve ose infeksioneve.
Pacientët diabetik dhe personat që nuk vuajnë nga diabeti, janë në rrezik të njejtë për të pasur një infeksion me SARS-CoV-2. Por, bazuar në të dhënat e deritanishme pacientët diabetik kanë rrezik më të lartë për të zhvilluar simptomatologji të rëndë dhe rritje të nivelit të sheqerit në gjak pas COVID-19 gjatë dhe pas infeksionit me coronavirus.
A mund të rikuperohen diabetikët pas infeksionit me COVID-19?
Studime të ndryshme tregojnë se rreth 90% të të sëmurëve diabetik që kanë nivel të kontrolluar të sheqerit në gjak, janë rikuperuar pa zhvillim të komplikimeve serioze. Pacientët që janë diagnostifikuar dhe trajtuar në kohë, me nivele të kontrolluara mirë të glukozës janë rikuperuar shpejtë dhe nuk kanë pasur tendencë të zhvillojnë ndonjë komplikacion pas rikuperimit nga COVID-19.
Të sëmurët diabetik me diabet të pakontrolluar kanë tendencë të zhvillojnë simptomatologji të rëndë pas infeksionit me COVID-19. Këta pacient mund të zhvillojnë komplikacione në të ardhmen dhe kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të rregullohet niveli I glukozës në gjak gjate trajtimit të sëmundjes së COVID-19 për të parandaluar situata akute, emergjente nga hiperglikemia dhe për të parandaluar komplikime afatgjata nga diabeti.
Diskutim dhe konkluzion
Si përfundim, pacientët që vuajnë nga diabeti nuk kanë rrezik primar të rritur për infeksion me COVID-19. Pacientët me diabet tip 1 dhe tip 2 janë me rrezik të rritur për të zhvilluar pasqyrë klinike të rëndë të COVID-19, dhe rritje të rrezikut për mortalitet. Ky faktor prognozues është ilidhur me komorbiditetet e tjera që zakonisht janë prezente me diabetin, por edhe me kontrollin e niveleve të glikemisë. Ndërlidhja në mes diabetit dhe Covid-19 është e komplikuar dhe bidireksionale, me atë që në njërën anë COVID-19 shkakton hiperglikemi e që në anën tjetër hiperglikemia shkakton përkeqësim të ecurisë së sëmundjes së COVID-19.
Edhe pse diabeti është një faktor reziku I pavarur për COVID-19 të rëndë, faktorët më të rëndësishëm që kontribojnë në rritjen e rrezikut për mortalitet nga COVID-19 tek personat diabetik përfshinë moshën më të vjetër, hipertensionin, sëmundjet kardiovaskulare, insuficiencën renale kronike, obezitetin si dhe gjendjet pro inflamatore dhe hiper koagulabile. Të gjithë këta faktorë duhet të theksohen kur vlerësojnë rrezikun për klinikë të rëndë me COVID-19 të pacientëve diabetik.