Dr. Bjanka Çaçev Spançeska: Pse dhe si është i lidhur gjumi dhe fazat e tij me shëndetin?

A e dini se sa i rëndësishëm është gjumi për shëndetin, si fizik ashtu edhe atë mendor? Truri ynë nuk pushon gjatë gjumit, ai është mjaft aktiv. Ndërsa trupi pushon, truri përpunon informacione dhe ngjarje të ndryshme, të mbledhura gjatë gjithë ditës, duke na mundësuar kështu të pastrohemi nga stresi i akumuluar që pengon zhvillimin tonë mendor dhe shpirtëror.

Shkruan: Dr. Bjanka Çaçev Spançeska

Neuropsikiatër


Trupi i njeriut nuk mund t’i rezistojë përpjekjeve të përditshme 24-orëshe pa pushim, kështu që i nevojitet gjumë. Por edhe atëherë, derisa flemë dhe ëndërrojmë, trupi pothuajse asnjëherë nuk mbyllet plotësisht, ndërsa truri është shumë aktiv. Sipas një teorie, derisa ëndërrojmë, kur pothuajse nuk ka ndikim nga mjedisi i jashtëm, truri riprogramohet vetë në mënyrë që të shpëtoj nga informacionet e vjetra dhe të panevojshme.

  • LLOJET E GJUMIT DHE TË ËNDËRRUARIT

Gjumi ka arkitekturën e tij, që sipas pamjes nga elektroencefalogrami – EEG (procedurë për të zbuluar aktivitetin elektrik në tru), ndahet në disa faza.

Ekzistojnë dy lloje të gjumit:

  • Non-REM
  • REM-gjumë

Të dy llojet janë të nevojshme dhe karakterizohen nga ndryshimet fiziologjike.

Faza non-REM tek një i rritur është pothuajse 75 përqind e gjatësisë së përgjithshme të gjumit të natës. Ndryshe quhet edhe gjumi ortodox, ku kemi rënie të aktivitetit metabolik, rënie të presionit të gjakut dhe ngadalësim të funksionit të zemrës. Ky lloj gjumi mund të ndahet në gjumë të lehtë ortodox dhe gjumë të thellë ortodox. Kur jemi në jumë të lehtë ortodox, trupi ndryshon pozicionin e tij gati 40 herë për të lejuar që gjaku të qarkullojë pandërprerje, ndërsa muskujt të mbeten aktiv. Në gjumin e thellë ortodox, muskujt dhe truri janë jashtëzakonisht të relaksuar. Derisa flejmë gjumë natën, rreth pesë herë kalojmë nga gjumi ortodox në atë paradoksal.

Gjumi paradoksal karakterizohet me frymëmarrje të parregullt dhe puls të parregullt dhe lëvizje të shpejta të syrit të quajtur REM. Pjesa më e madhe e gjumit zhvillohet në fazën REM. Është vërtetuar në mënyrë eksperimentale që njerëzit mund t’i përshkruajnë ëndrrat e tyre me shumë besueshmëri, nëse i zgjojmë ato gjatë gjumi të tillë. Nga ana tjetër, pesë minuta pasi të ketë kaluar fazën REM, rikujtimi i ëndrrës është i mjegullt dhe i zbehtë. Pas 10 minutash nuk kujtojmë më asgjë. Personat që thonë se nuk ëndërrojnë janë ata që nuk zgjohen në fazën REM por hyjnë në fazën tjetër non-REM të gjumit ortodox.

Faza REM zgjat mesatarisht 15-20 minuta, e ndjekur nga 60-90 minuta gjumë ortodox. Gjatë gjumit të një nate, ne ëndërrojmë gati dy orë. Ata që sihini privuar në mënyrë eksperimentale nga faza e gjumit REM, ndjeheshin të nervozuar, të irrituar, agresivë dhe vështirësi për t’u përqendruar. Disa madje kishin halucinacione. Më vonë atë e plotësuan me periudha shtesë të gjumit më të gjatë. E gjithë kjo tregon që ekziston një sistem në tru që rregullon sjelljen, që është e lidhur me instinktet – urinë, instinktin seksual, gjumin dhe sidomos agresivitetin, që zakonisht janë bosh gjatë gjumit.

Nëse funksionimi i këtij sistemi dëmtohet, mund të ndodhë aktiviteti i pakontrolluar i REM edhe atëherë kur jemi të zgjuar. Kjo është gjendja kur të anketuarit kishin halucinacione në gjendje të zgjuar, ndërsa ishin të privuar nga gjumi për një kohë të gjatë.

Edhe pse është zbuluar se askush nuk mund të durojë pafundësishtë pa gjumë, ka njerëz që jetojnë normalisht, edhe pse flenë vetëm 2-3 orë gjatë natës. Për dallim nga ata që vuajnë nga pagjumësia, rrallë herë ankohen për lodhje. Zakonisht janë të shëndetshëm fizikisht, të aftë nga ndërtimi atletik dhe janë të interesuar për më shumë aktivitete që plotësojnë orë të gjata pagjumësie.

Sipas një teorie, derisa ëndërrojmë, kur pothuajse nuk ka ndikim nga mjedisi i jashtëm, truri riprogramohet vetë në mënyrë që të shpëtoj nga informacionet e vjetra dhe të panevojshme.

Në disa raste, prirja për gjumë afatshkurtër është gjithashtu e trashëgueshme. Nevoja e zakonshme për gjumë është tetë orë, por ka ndryshime të mëdha – disa flenë pak dhe kjo është e mjaftueshme, dhe anasjelltas, disa flenë më shumë, por nuk e kanë të mjaftueshëm.

Fëmija i palindur kalon pjesën më të madhe të kohës në gjumë – rreth 16 orë në ditë. Me moshën, nevoja për gjumë zvogëlohet, kështu që një fëmije 6-vjeçar ka nevojë për 10 orë, ndërsa një 12-vjeçar rreth nëntë orë. Sipas sondazheve të fundit në SHBA, shumica e popullatës mesatare flenë gjumë rreth shtatë orë. Ajo që ka rëndësi është që produktiviteti ynë të bjerë nëse privohet nga gjumi.

  • PAGJUMËSIA ËSHTË SËMUNDJE

Shumë njerëz sot ankohen për problemet që kanë të bëjnë me gjumin. Çrregullimi i gjumit mund të shkaktojë vështirësi emocionale, memorie të dëmtuar, aftësi të dobëta motorike, efekti i zvogëluar në vendin e punës dhe predispozita për aksidente në komunikacion.

Gjatë çrregullimit të gjumit zakonisht bëhet fjalë për pagjumësinë, për gjumin brenda ditës ose përgjumjen.

Çrregullimi cirkadian i ritmit të gjumit është mospërputhja e ritmit të brendshëm të pagjumësisë dhe gjumit me mjedisin. Pacientët zakonisht kanë pagjumësi ose përgjumje të tepërt gjatë ditës, ose të dyja, dhe zakonisht zgjidhet duke rregulluar të ashtuquajturën orë të brendshme.

Edhe pse është zbuluar se askush nuk mund të durojë pafundësisht pa gjumë, ka njerëz që jetojnë normalisht, edhe pse flenë vetëm 2-3 orë gjatë natës.

Pagjumësia shpesh është çrregullim, që pasohet nga vështirësia në gjumë ose gjatësia e gjumit. Mund të shkaktohet nga një sërë shkaqesh – fizike të tipit kruajtje ose dhimbje, por edhe ankthi dhe nervoza, eksitimi, pirja e çajit ose kafes para gjumit, aktiviteti i pamjaftueshëm fizik, ngulfatja në hapësirë, tretja e dobët…

Përgjumja gjatë ditës dhe pagjumësia janë simptoma të çrregullimit të gjumit, shfaqen edhe ndryshime në funksionet tjera të trupit: ndryshime në temperaturën e trupit, ndryshime në sekretimin e hormoneve, të përziera, dobësi… Të gjitha këto simptoma mund të ndodhin edhe për shkak të ndryshimeve të shpeshta të ritmi të gjumit dhe zgjimit gjatë udhëtimeve të gjata, por edhe kur gjatë punës me ndërrime. Heqja e këtyre simptomave mund të zgjasë disa ditë derisa të kthehemi në ritmin normal.

  • SI TË BËNI GJUMË TË MIRË

Cilësia dhe sasia e gjumit varen nga koha kur shkojmë për të fjetur gjumë, nga koha kur shkojmë në shtrat deri kur flejmë gjumë, nga numri dhe koha e zgjimit gjatë natës dhe zgjimit në mëngjes.

Jo më pak e rëndësishme është kohëzgjatja e gjumit të ditës. Cilësia e gjumit ndikohet edhe nga ajo se çfarë dhe sa hamë, nëse pimë alkool para gjumit dhe sa aktivitet fizik apo mendor kemi. Marrja ose lënia e kafeinës dhe nikotinës, medikamentet, kohëzgjatja e aktivitetit fizik, si dhe sëmundjet organike (kardiovaskulare, pulmonare, sëmundja e Parkinsonit dhe gjendje të tjera kronike – depresioni, mania, ankthi) gjithashtu ndikojnë në cilësinë e gjumit. Për gjumë të mirë, është e nevojshme higjena e gjumit dhe të shmangen faktorët që mund të dëmtojnë gjumin, ndërsa në rast të çrregullimit këshillohet përdorimi racional i ilaçeve – hipnotikët, qetësuesit, antidepresivët, por vetëm nëse udhëzohet nga mjeku.

Pagjumësia është çrregullim i shpeshtë, i cili pasohet nga vështirësia për të fjetur gjumë ose gjatësia e gjumit.
  • EKSPOZOHUNI NDAJ DRITËS 

Drita kryesisht ndikon në ritmet normale të gjumit dhe zgjimit. Për gjumë të mirë duhet të jemi të ekspozuar ndaj dritës së ditës ose dritës artificiale me llampa speciale, nga 5 000 në 10 000 luks. Çrregullimet e gjumit mund të shoqërohen me problemet psikologjike – depresionin, stresin emocional momental, shkarkimin nga puna, trajtimin në spital… Simptomat zvogëlohen pasi të kemi zgjidhur atë gjendje stresuese dhe në këtë rast pagjumësia është afat shkurte dhe kalimtare. Përveç çrregullimeve të sasisë, ekzistojnë edhe çrregullime të cilësisë së gjumit – frika e natës, ecja në gjumë, narkolepsia, paraliza e gjumit, katapleksia, sindroma e këmbëve të shqetësuar… Për secilin nga këto çrregullime ekziston terapi e përshtatshme.