Dr. Bjanka Çaçev-Spançeska: XHELOZIA PATOLOGJIKE – vrasësi i lumturisë dhe dashurisë

Xhelozia mund të jetë bazë e çrregullimeve të ndryshme neurologjike. Xhelozia është ndjenjë e bazuar në pasigurinë e vlerave të veta dhe mungesën e besimit te partneri i dashurisë. Mund të manifestohet si një gamë e gjerë sjelljesh.

Shkruan: Dr. Bjanka Çaçev-Spançeska

neuropsikiatre


Xhelozia është efekt (emocion) jashtëzakonisht i pakëndshëm i cili bazohet në dashurinë posesive dhe të ideuar ose kërcënimin real se personi i dashur ose objekti do të braktisen ose humben. Shfaqet në të gjitha moshat. Fillimet më të hershme janë ato në fëmijërinë e hershme. Lloji më i njohur i xhelozisë në atë moshë është qëndrimi armiqësor ndaj vëllait ose motrës më të vogël, dhe lufta për dashuri ose afeksion ndaj nënës ose prindërve si çift. Në periudhën kur zhvillohet kompleksi i Edipit, zhvillohet edhe xhelozia ndaj njërit prej prindërve. Xhelozia e tillë është e pavetëdijshme dhe mund të jetë burim i ndjenjave shumë të forta të fajit. Më vonë, kur individi të hyn në marrëdhënie me një partner, kjo situatë mund t’i hapë plagët e vjetra dhe përsëri t’i bëjë të ndjehet xheloz.

Llojet e xhelozisë janë të ndryshme dhe mund të jenë me intensitet të ndryshëm.

Xhelozia mund të jetë bazë e çrregullimeve të ndryshme neurologjike. Xhelozia është ndjenjë e bazuar në pasigurinë e vlerave të veta dhe mungesën e besimit te partneri i dashurisë. Mund të manifestohet si një gamë e gjerë sjelljesh.

Ne flasim për xhelozinë patologjike kur ajo është shumë e theksuar – morbide, e rëndë, xhelozi seksuale obsesive – e ashtuquajtur ndryshe edhe si sindromi otello, paranoja martesore
  • Ekziston edhe e ashtuquajtura xhelozi normale si përvojë universale njerëzore që mund të shkojë në ekstrem, në shfaqje e manifestimeve ekstreme patologjike që mund të nënkuptojnë sëmundje të vërtetë mendore. Xhelozia është motiv i shpeshtë në letërsi, filma, tekste, e pranishme që në mitet e lashta – Zavs dhe Hera, Shekspiri me Othellon, Desdemona dhe Jago – ku hasen elementet iracionale të xhelozisë, madje edhe nëse nuk ka rrethana provokuese. Personi xheloz është i preokupuar nga obsesionet ose aktet e pabesisë, akuzon partnerin e tij, kërkon prova të pabesisë. Mund të shfaqet në kontekst të skizofrenisë, demencës, është shumë e zakonshme tek alkoolizmi, tek çrregullimet tjera psikologjike, nën ndikimin e substancave psikotrope, tek çrregullimi obsesiv-kompulsiv, çrregullimi i gjendjes shpirtërore dhe tek çrregullimi paranojak i personit siç është paranoja.
  • Për xhelozinë patologjike flasim atëherë kur ajo është shumë e theksuar – morbide, e rëndë, xhelozi seksuale obsesive – e ashtuquajtur ndryshe edhe si sindromi otello, paranoja martesore. Forma deluzionale është atëherë kur nuk ka ide të çmendura, por me intensitet anormal të efektit të mllefit, urrejtjes, pretendimet për pabesi, mosbesimit, kërkimi i dëshmive për tradhëti, abuzimit verbal dhe psikologjik, dhe shkaku i grindjeve fizike dhe vrasjeve.

Kjo dukuri është e pranishme në mënyrë të barabartë si tek meskujt, ashtu edhe tek femrat. Tek meshkujt është gjithmonë më e vështirë. Zakonisht bëhet fjalë për strukturë anormale të personalitetit (çrregullim disociues ose tjetër). Agresioni ndaj partnerit varion nga armiqësia e lehtë, deri te dhuna fizike ekstreme.

Në përgjithësi xhelozinë e ndajmë në:

♦ Xhelozi normale – si ndjenjë universale njerëzore

♦ Xhelozi anormale – ka dimension të çrregullimit psikiatrik

♦ Xhelozi patologjike psikotike me ide të çmendura dhe deluzionale

Kur xhelozia është patologjike atëherë ajo është shkatërrimtare, e vret ndjenjën e marrëdhënies reciproke. Xhelozia zakonisht është shprehje e pasigurisë dhe mosbesimit ndaj partnerit, në vend që të ndihet gjendja e relaksimit, pushimit dhe qetësisë.

Kryesisht, vetëm personi jo i sigurt në vete është xheloz.

Nuk është xheloz ai që është i sigurt në veten e tij dhe është i sigurt në sigurinë e tij, është i sigurt në gjininë dhe fuqinë e tij. Nuk ka xhelozi pa komponent seksual. Kur një person bën një plan për shkak se nuk ka mundësi, ose i ka qëllimet e vendosura lartë, atëherë ai nuk mund të plotësojë nevojën e tij – projeksionin e tij – kështu që disavantazhin e tij ai e transferon tek të tjerët – shpesh tek partnerja. Xhelozia është mungesë dhe shenjë se diçka mungon. Xhelozia fshihet, sidomos meshkujt kanë tendencë ta fshehin atë dhe të mos e pranojnë. Dashuria për një person nuk kërkon xhelozi për ta provuar ose mbrojtur. Dashuria, përkushtimi, kujdesi, ndjenja e sigurisë dhe dijenia që partneri është i përkushtuar dhe i dashur tek ju – duhet të mjaftojë. Dashuria kërkon dy individë, emocionalisht të pjekur që e njohin dhe mund t’i besojnë njëri-tjetrit.