Dr. Bjanka Çaçev Spançevska: Sëmundja moderne e vendit të punës – si ta identifikoni dhe shmangni sindromën e djegies

Sindroma e djegies ose sindromi burnout në vendin e punës nënkupton humbjen progresive të idealizmit, energjisë dhe hartimin e punës së vetë si rezultat i frustrimit dhe stresit në vendin e punës. Djegia në vendin e punës është e ngjashme me sindromën e lodhjes kronike, por në të njëjtën kohë ndryshon edhe qëndrimi ndaj punës, gjë që nuk është tipike për lodhjen.

Shkruan: Dr. Bjanka Çaçev Spançevska

Neuropsikiatre


Në gjendjet moderne të jetesës dhe punës, stresi në punë shpesh mund të çojë në të ashtuquajturën djegie ose burn out. Ky paraqet problem social dhe profesional që ka ndikim afatgjatë në shëndetin psiko-fizik të punonjësve, të rezultateve të punës së tij, motivimit, por edhe jetës në përgjithësi. Ky sindrom është aq i zakonshëm sa Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli epidemin e sindromës së burn-out vetëm disa dekada më parë. Ky sindrom është reagim i trupit ndaj stresit kronik afatgjatë në vendin e punës, por gjithashtu mund të paraqitet edhe në marrëdhëniet profesionale me kolegë dhe klientë. Nga kjo vaujnë të gjithë, por më së shumti ato që kanë profesion humanist, kryesisht mjekët dhe stafi mjekësor, por edhe profesione që në vete mbajnë përgjegjësi të madhe pa asnjë vend për gabime.

SIMPTOMAT

Djegia manifestohet nga një seri simptomash fizike dhe mendore të lodhjes, të cilat janë rezultat i lodhjes kronike emocionale dhe marrëdhënieve negative ndërnjerëzore në vendin e punës, por edhe në të gjitha sferat e jetës shoqërore. Në situata të tilla, pacienti ka ndjenjë të tensionit të vazhdueshëm, pa një mënyrë të përshtatshme për të mbrojtur veten nga presioni afatgjatë. Pamundësia për vetëmbrojtje çon më pas në ndjenja të pafuqishmërisë, lodhjes, por jo rrallë herë shfaqen edhe probleme serioze, siç janë çrregullimet njohëse, ankthi i tepërt dhe depresioni i rëndë. Disa autorë besojnë se kjo sindromë është një lloj forme depresioni, ndërsa të tjerët mendojnë se burn-out është sindromë e veçantë pasiqë shoqërohet kryesisht me ngjarje në vendin e punës, por depresioni nuk mund të lidhet vetëm me profesionin.

Simptoma qendrore e sindromës së djegies është zakonisht lodhja emocionale.

Kur rezervat emocionale të harxhohen, njeriu ndjehet i rraskapitur, nuk jep aq sa merr, dhe nuk është në gjendje të përkushtohet psikologjikisht aq sa kërkon puna që ai bën. Qëndrueshmëria e dhënies pa reciprocitet me kalimin e kohës zbraz akumulimin emocional të profesionistit, duke zhvilluar ndjenjë të lodhjes dhe paaftësisë për të dhënë më tej.

Nga sindroma e djegies vaujnë të gjithë, por më së shumti ato që kanë profesion humanist, kryesisht mjekët dhe stafi mjekësor, por edhe profesione që në vete mbajnë përgjegjësi të madhe pa asnjë vend për gabime.

Gjatë sindromës së e djegies, paraqitet edhe ndodh depersonalizimi, domethënë zhvillimi i qëndrimeve dhe marrëdhënieve të ndryshme me kolegët, klientët dhe mjedisin e afërt. Kjo shpesh manifestohet nga qëndrimi indiferent, pa ndjenja dhe negativ që mund të shndërrohet në sjellje të vrazhdë ndaj mjedisit.

NGA HUMBJA E VETËBESIMIT TEK DEPRESIONI I RËNDË 

Ndjenja se nuk jemi mjaftueshëm efektivë në punë, që e ndjek Sindromën Burnout mund të çojë në ndjenjën ekstreme të papërshtatshmërisë dhe dështimit, pas së cilës fillojmë të humbim vetëbesimin dhe vetëvlerësimin dhe, jo rallë herë, biem në depresion të rëndë.

Në sindromën e djegies, shtrihen ata që janë vazhdimisht të ekspozuar ndaj stresit kronik, por njeriu fillon të djeg atëherë kur e kupton se nuk është i barabartë me të tjerët dhe nuk po përparon si ata, se puna e tij nuk vlerësohet dhe respektohet, dhe se ajo që ai jep dhe investon si profesionist dhe si person nuk vlerësohet, shpërblehet ose paguhet siç duhet.

Gjatë sindromit burnout përveç problemeve psikologjike shfaqen edhe probleme fizike:

  • Lodhja
  • Shterje
  • Dhimbje të paspecifikuara
  • Dhimbje koke
  • Shqetësime abdominale
  • Pagjumësia ose zgjimi i shpeshtë gjatë natës
  • Ndryshimi i peshës trupore
  • Rritja e sheqerit në gjak
  • Imuniteti i zvogëluar
  • Sëmundjet cerebrovaskulare
Kur rezervat emocionale të harxhohen, njeriu ndjehet i rraskapitur, nuk jep aq sa merr, dhe nuk është në gjendje të përkushtohet psikologjikisht aq sa kërkon puna që ai bën

MBROJTJA DHE TERAPIA

Gjëja më e rëndësishme në trajtimin e këtij sindromi është që problemi të njihet me kohë, që të konsiderohet gjendje e rëndë.

Trajtimi mund të jetë shumë i vështirë pasi duhet të gjenden motive të reja që pacienti të vazhdojë më tej, ndërsa kjo kërkon ndryshim të madh në sjelljen e tij. Ekzistojnë disa strategji për të parandaluar sindromën. Disa kanë të bëjnë me atë se si individi mund të ndihmojë vetveten, ndërsa tjerat janë strategji organizative që kompanitë duhet të bëjnë. Individi fillimisht duhet edukohet për problemin, të jetë i vetëdijshëm për ndjenjat e tij, të mësojë të ndërtojë jetën e tij private, të zhvillojë aftësitë komunikuese, të jetë i përgatitur për atë që pret profesionalisht. Përveç kësaj, ai duhet të merret me aktivitete të tjera, të gjejë një hobi, të merret me aktivitete fizike, të pushojë, por edhe të vendos kufij, të mendojë në mënyrë racionale, madje dhe të mësojë të thotë “jo”.

Strategjia që kompanitë duhet të zhvillojnë për të mbrojtur punonjësit e tyre nga sindromi burnout nënkupton strategjinë e lidershipit, trajnime dhe trajnime në lidhje me vendin e punës së punonjësve, kujdesin për punonjësit e rinj, ndërtimin e ekipeve dhe zhvillimin organizativ, kufizimin e numrit të klientëve, vendosjen e drejtë të detyrave të vështira, numër të kufizuar të orarit të punës, mundësi të barabarta për avancim, planifikim…

Ky sindrom është aq i zakonshëm sa Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli epidemin e sindromës së burn-out vetëm disa dekada më parë.

Shkaqet e shfaqjes së sindromës duhet të merren parasysh gjatë trajtimit. Një personi që është në gjendje burnout duhet t’i afrohet me kujdes dhe takt, ndërsa rekomandohen këshillime dhe terapi. Prognoza kryesisht varet nga karakteristikat individuale të individit, pasiqë individët të cilët janë të vetëdijshëm për shfaqjen e sindromit burnout , ndërsa nuk mund ta parandalojnë atë, rrugëdaljen e vetme e shohin në largimin nga vendi i punës.

♦♦♦Vijon: Studimi dhe fazat e sindromës së djegies