Në prag të ditëve të nxehta të gjithë duam që të dukemi bukur, sidomos kur rrobat e dimrit duhet t’i zëvendosi me ato të verës dhe sidomos kur keni nevojë që të tregoni trupin në plazh. Një nga problemet kryesore që i preokupon femrat është lëkura si lëvozhgë portokalli që kryesisht gjendet në zonën e kofshëve, vitheve, stomakut dhe ijeve. Ky është i mirënjohuri celulit, një nga sëmundjet më të shpeshta të kohës së sotme.
Çfarë është celuliti?
Kryesisht patologjia e celulitit qëndron në sëmundjen e indit lidhës të lëkurës, i cili për shkak të cilësisë së dobët plasaritet lehtësisht. Kështu që qelizat e yndyrës që shtrihen poshtë tij shtypin në vend ose depërtojnë përmes tij, duke krijuar kështu qese të vogla të qelizave yndyrore të cilat lëkurës i japin pamje me rrudha dhe me gunga. Në të njëjtën kohë, ka edhe çrregullim të qarkullimit që ka të bëj me mbajtjen e ujit në lëkurë dhe vështirësisë në largimin e toksinave.
Edhe pse celuliti mund të shfaqet tek të dyja gjinitë, më shpesh shfaqet tek femrat, kështu që gati 80-90% e femrave pas moshës së adoleshencës përballen me këtë problem në jetën e tyre. Kjo kryesisht ndodh si pasojë e ndryshimeve në ndërtimin e indit dhjamor dhe indit lidhës tek të dyja gjinitë. Qelizat dhjamore tek femrat janë të rrumbullakëta dhe janë të vendosura më afër sipërfaqes së lëkurës, ndërsa tek meshkujt ato janë në formë me skaje të mprehta dhe janë të vendosura thellë në lëkurë, kështu që pothuajse janë të padukshme dhe madje nuk kanë pamjen e lëkurës si ajo me celulitit.
Faktorët kryesorë që nxisin shfaqjen e celulitit:
- Trashëgimia gjenetike është një nga faktorët kryesore që përcaktojnë faktorët e predispozuar si: gjinia, raca, metabolizmi i ngadalshëm, qarkullimi i dobët, lokalizim i përsosur i qelizave dhjamore.
- Faktorët hormonal – si pjesëmarrës të mundshëm në formimin e celulitit përmenden estrogjeni, hormonet tiroide, prolaktina, insulina dhe katekolamin adrenalina dhe noradrenalina.
- Stili i jetesës – të ndenjurit ulur dhe aktiviteti i dobët fizik, ushqim jo i rregullt me shumë yndyrë, sheqer, kripë dhe alkool, futja e pamjaftueshme e lëngjeve, pirja e duhanit i dëmton enët e gjakut dhe e dobëson indin lidhës nën lëkurë, stresi i cili rrit nivelin e katekolamines, një nga faktorët që shkakton shfaqjen e celulitit.
Mundësitë terapeutike për trajtimin e celulitit:
Masazhet anti-celulitit me kremra anti-celulite në përmbajtjen e të cilave shpesh hasen: vitamina A, L-karnitina, kafeina, AHA, vitamina C, retinol, aminofilin, koenzim A, ekstrakt dredhke, antioksidant DMAE, të cilat ndihmojnë në përshpejtimin e qarkullimit dhe metabolizmin, drenazhën limfatike dhe largimin e toksinave, por efekti do të jetë i pakënaqshëm. Një nga kombinimet më të kërkuara dhe me efekt më të mirë në luftën kundër celulitit është kombinimi i trajtimit me laser dhe lipolizës kimike i cili kryhet në ordinancën e Dr. Ançevski.
- BTL Exilis – trajtim me laser, paisje që ofron teknologji unike të dyfishtë të radiofrekuencës, ku në mënyrë kontrollues ngrohet indi në 65 ° C në dy thellësi të ndryshme. Pajisja ka dy sonda, me çka me njërën arrihet në depozitat e thella dhe sipërfaqësore të dispozitave yndyrore, ndërsa tjetra stimulon krijimin e kolagenit të ri me efektin e shtrëngimit të lëkurës. Njëkohësisht përmirësohet qarkullimi lokal, indet fibroze dekompozohen, ënjtja zvogëlohet me anë të përshpejtimit të drenazhës së lëngjeve dhe toksinave. Kjo është një metodë jo-invazive, ku ndihet vetëm nxehtësia e vendit. Rekomandohet 6-8 trajtime të realizuara 1-2 herë në javë.
- Mezoterapia për depozitat yndyrore (lipoliza) është metodë që bëhet përmes gjilpërave të vogla dhe të holla në lëkurë, direkt në indet yndyrore ku futen përzierje që shpërndahen me sukses në depozitat yndyrore me anë të rrugëve kimike, të cilat në të njëjtën kohë e përshpejtojnë metabolizmin dhe qarkullimin lokal për të lehtësuar heqjen. Kjo metodë me sukses i shkrin qeset e lokalizuar yndyrore dhe suksesi është veçanërisht i dukshëm nëse kombinohet me ndonjë nga dy metodat e mëparshme. Numri i trajtimeve varion nga 3-6 në distancë prej 7-10 ditësh.
Pranvera është periudha më e përshtatshme për fillimin e trajtimeve për heqjen e depozitave yndyrore dhe celulitit dhe për të formuar trupin, sepse trajtimet kërkojnë kohë për të arritur efektin e dëshiruar në periudhën përpara pushimeve verore.