
SHKRUAN:
Dr. Danço Shurkov
Specialist në otorinolaringologji
♦♦♦♦♦♦♦
Ekzistojnë dy lloje të otitit media akut: otitis media akut dhe otitis media me efuzion/rrjedhje.
Otitis media me efuzion, i njohur në mjekësi edhe si otitis media sekretore, është një gjendje në të cilën veshi i mesëm mbushet me lëng jo-infektiv dhe seroz.
Zakonisht shfaqet te fëmijët nga mosha 6 muaj deri në 3 vjeç dhe mund të zhvillohet në dy drejtime: lëngu kullon vetë brenda 4 – 6 javësh ose mbetet dhe kthehet në një infeksion me simptoma: ulje të dëgjimit, qelbëzim/sekrecion, temperaturë, dhimbje etj.

Shkaqet e shfaqjes
Nëse efuzioni vazhdon më shumë se dy muaj, bëhet miringotomia dhe nëse është e nevojshme adenoidektomia, gjatë së cilës tek fëmija bëhet mënjanimi i bajames së tretë.
Shkaku i shafaqjes së efuzionit, pra drenazhit të dobët në veshin e mesëm, është mosfunksionimi i tubit Eustachian, pra i kanalit që shërben për të barazuar presionin në veshin e mesëm.
Mosfunksionimi mund të shkaktohet nga:
- tubi Eustachian i pazhvilluar,
- adenoidet e skuqura/përflakura
- inflamacione ose ftohje të traktit të sipërm respirator ose alergji që shkaktojnë probleme/pengesa në zgavrën e hundës
- keqformime të tubit Eustachian

Në këtë kontekst, është veçanërisht e rëndësishme të përmenden faktorët predispozues si: ftohja, qëndrimi në kopshte dhe çerdhe, pirja nga shishja gjatë qëndrimit shtrirë në shpinë, qëndrimi në ambientet e pirjes së duhanit, mos ushqimi me gji, infeksionet e shpeshta të veshit apo anomalitë e lindura kraniofaciale.
Simptomat
Simptomat më të zakonshme në otitis media me efuzion janë:
- vështirësi në dëgjim në njërin ose të dy veshët
- ndjesi e mbushjes së veshit
- ndjesi e plasaritjes së veshit
- vështirësi në të folur
- paqëndrueshmëri gjatë ecjes
Metoda e diagnostikimit
Diagnoza vendoset gjatë ekzaminimit otoskopik, ku vizualizohet një membranë e turbullt e daulles së veshit dhe pas saj ka lëng me flluska ajri që luhaten. Për të konfirmuar diagnozën, bëhet timpanometria, e cila tregon palëvizshmëri të daulles së veshit.
Trajtimi
Diagnoza vendoset gjatë ekzaminimit otoskopik, ku vizualizohet një membranë e turbullt e daulles së veshit dhe pas saj ka lëng me flluska ajri që luhaten. Për të konfirmuar diagnozën, bëhet timpanometria, e cila tregon palëvizshmëri të daulles së veshit.
Trajtimi është individual për çdo fëmijë. Në disa raste, mund të ndodhë një remision i pavarur i efuzionit dhe zgjat 4-6 javë. Duke vepruar kështu, jepet terapi vitaminash e pasuruar me zink, ndërsa antibiotikët, antihistaminet dhe dekongestantët konsiderohen se nuk ndihmojnë në përmirësimin e gjendjes.
Nëse efuzioni vazhdon më shumë se dy muaj, bëhet miringotomia dhe nëse është e nevojshme adenoidektomia, gjatë së cilës tek fëmija bëhet mënjanimi i bajames së tretë. Një pjesë e vogël e daulles së veshit pritet në vesh, evakuohet sekrecioni dhe lirohet presioni nga veshi i mesëm, më pas vendoset një tub ventilimi që do të qëndrojë në daulle të veshit në mënyrë që të sigurojë ventilim derisa tubi Eustachian të vendosë funksionin e tij.

Nëse ndërhyrja e nevojshme vonohet, mund të çojë në komplikime të tjera si:
- inflamacione akute të përsëritura të veshit të mesëm
- probleme në të folur
- ndryshimet strukturore të daulles së veshit
- zvogëlimi i dëgjimit
Përktheu dhe përshtati:S.N