Dr. Danica Popovska: Humbja e masës kockore te duhanpirësit është 150-200% më e shpejtë sesa te jo-duhanpirësit

Gratë duhanpirëse hyjnë në menopauzë mesatarisht 2 vjet më herët sesa jo-duhanpirëset. Menopauza e hershme është rrezik faktor i osteoporozës.

Fakti që pirja e duhanit ka efekte të rëndësishme edhe mbi sistemin muskulo-skeletor si: kockat, nyjet, muskujt, tendinat dhe ligamentet nuk është i njohur mirë.

Pasojat negative të pirjes së duhanit mbi shëndetin e organeve të frymëmarrjes, zemrës dhe enëve të gjakut janë gjërësisht të njohura. Mendohet se pirja e duhanit mund të jetë një nga shkaqet kryesore të vdekjeve, gjë që mund të parandalohet globalisht. Kancerin e mushkërive ose sulmin në tru apo në zemër shumica e njerëzve e lidhin me pirjen e duhanit. Jetëgjatësia e duhanpirësve në krahasim me jo-duhanpirësit është e shkurtuar.

Shkrua: Dr. Danica Popovska, specialiste e ortopedisë

Më së miri janë të studiuara efektet e pirjes së duhanit në shërimin e eshtrave dhe përmbajtjes minerale të kockave.

Pirja e duhanit e rrit rrezikun e osteoporozës (gjendje në të cilën eshtrat bëhen të thyeshme). Pas të tredhjetave të jetës, masa e kockave përmbahet në një periudhë të caktuar të nivelit të fituar më herët dhe gradualisht fillon të zvogëlohet. Humbja e masës kockore te duhanpirësit është 150-200% më e shpejtë se sa te jo-duhanpirësit. Rreziku i frakturës së këllkut tek njerëzit më të moshuar që pijnë duhan është 30-40% më e lartë se sa te jo-duhanpirësit e të njëjtës moshë. Ekzistojnë disa mekanizma përmes të cilave ndodhin këto ndryshime:

  • Nikotina e cigareve e ngadalëson formimin e osteoblasteve – qeliza që prodhojnë kocka, dmth. bëjnë që të krijohen më pak kocka.
  • Pirja e duhanit e ul absorbimin e kalciumit nga ushqimi, i cili është i domosdoshëm për mineralizimin e kockave. Më pak kalcium do të thotë kocka më të thyeshme.
  • Pirja e duhanit shkakton degradimin e shpejtë të estrogjen hormoneve dhe rënien graduale afatgjatë të nivelit të tyre. Hormonet e estrogjenit janë shumë të rëndësishme për shëndetin e kockave si tek femrat ashtu edhe tek meshkujt.
  • Gratë duhanpirëse hyjnë në menopauzë mesatarisht 2 vjet më herët sesa jo-duhanpirëset. Menopauza e hershme është rrezik faktor i osteoporozës.

Pirja e duhanit çon në shërimin e ngadalshëm të frakturave. Krijimi i ngadaltë i osteoblasteve çon në formimin e ngadalshëm të kockave. Ashtu si tek indet tjera, pirja e duhanit e përkeqëson qarkullimin e kockave, por qarkullimi i mirë është i rëndësishëm në shumë faza të shërimit të eshtrave. Përveç qarkullimit të zvogëluar, pirja e duhanit e zvogëlon sasinë e oksigjenit i cili është i nevojshëm për shërimin e indeve të eshtrave dhe mekanizmave të tjerë, si përqendrimet e rritura të monoksidit të karbonit dhe cianidit.

Nikotina e cigareve e ngadalëson formimin e osteoblasteve – qelizat që prodhojnë kocka

Pirja e duhanit e rrit rrezikun e ndërlikimeve pas ndërhyrjeve ortopedike. Përkeqësimi i qarkullimit të indeve çon në shërimin e ngadaltë të plagëve dhe rritje të rrezikut të infeksioneve postoperative. Nikotina gjithashtu vepron drejtpërsëdrejti në krijimin e faktorëve të ndryshëm të rritjes, të cilët janë të domosdoshëm për shërimin e plagëve. Rreziku i jo-shërimit të kockave tek ndërhyrjet që kanë nevojë për shërim, është po aq i madh sa që disa kirurgët ortopedik refuzojë të bëjnë këto ndërhyrje tek pacientit nëse ato nuk ndalojnë me pirjen e duhanit, pasiqë ata besojnë se rreziku i komplikimeve është më i madh tek pacienti i cili do të kishte pasur ndërhyrje. Studimet kanë treguar se për efekt pozitiv të shërimit të plagëve është i nevojshëm ndalimi i pirjes së duhanit, 5 deri 7 ditë para operacionit, ndërsa për efekte më të theksuara ndërprerja e duhanit duhet të paktën rreth 20 ditë para dhe pas operacionit.

Pirja e duhanit ndikon negativisht mbi shëndetin e muskujve, tendinave dhe pjesëve të tjera të sistemit të lëvizjes.

  • Duhanpirësit kanë një rrezik prej 1,5 herë më të lartë për të fituar inflamacion të tendinave ose mukozave rreth nyjeve (si bërryli) – gjendje të cilat ndodhin si rezultat i mbingarkesës dhe lëvizjeve të përsëritura (overuse lëndime).
  • Tek duhanpirësit ekziston një rrezik prej 7,5 herë më i lartë i rupturës (këputjes spontane) të pjesës së bicepsit të poshtëm.
  • Tek pacientët me rupturë të manshetës rrotulluese (muskujt e shpinës), defekti është dy herë më i lartë te duhanpirësit, sesa tek jo-duhanpirësit.
  • Shërimi i tendinave të këputura, si tendina e Akilit, është e ngadalësuar tek duhanpirësit.
Pirja e duhanit është faktor i vërtetuar për fitimin e artritit reumatoid – sëmundje autoimune e cila prek nyjet
  • Pirja e duhanit shoqërohet me rrezik të lartë të fitimit të dhimbjeve të fund shpinës. Fillimisht mendohej se duhanpirësit me dhimbje të fundshpinës janë më të motivuar për të pirë duhan, për shkak të perceptimit se cigaret ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve dhe se marrëdhënia midis pirjes së duhanit dhe dhimbjeve është vetëm në një niveli psikologjik. Më vonë, është vërtetuar se nikotina, përmes një sërë mekanizmash, shkakton ose përkeqëson degjenerimin e disqeve ndërvertebrore.
  • Pirja e duhanit është faktor i vërtetuar për fitimin e artritit reumatoid – sëmundje autoimune e cila prek nyjet.