Dr. Danica Popovska: Luksacioni trajtohet me rivendosjen

Rivendosja zakonisht bëhet brenda disa orëve pas luksacionit, me qëllim që të parandalohen ose zvogëlohen shfaqjet e komplikimeve. Pas rivendosjes, bëhet imobilizimi - gipsi ose ortoza varësisht pjesës së trupit, me qëllim që të mos lëvizet kyçi dhe të mundësohet shërimi i strukturave të dëmtuara.

LUKSACIONI – DALJA NGA VENDI E KYÇEVE

Dalja nga vendi e kyçeve ose luksacioni janë gjendje emergjente, për të cilat i dëmtuari menjëherë duhet të vizitohet tek mjeku. Ndonjëherë, ato nuk mund të dallohen në shikim të parë nga frakturat e zhvendosura, por që të dyja gjendjet kërkojnë trajtim urgjent.

Dr. Danica Popovska, specialiste e ortopedisë

DIAGNOZA

Shpesh diagnoza e luksacionit mund të caktohet menjëherë pas ekzaminimit të pjesës së dëmtuar të trupit. Nën luksacionin, gjithmonë vlerësohet gjendja e nervave dhe e enëve të gjakut, në mënyrë që të diagnostikohet dëmtimi i tyre i mundshëm. Kjo gjë bëhet me kontrollimin e pulsit nën lëndim dhe kontrollimin e muskujve dhe ndjesinë e lëkurës nën lëndim.

Një numër i vogël i daljeve nga vendi nuk mund të rregullohen vetëm me manipulim, edhe për atë është i nevojshëm trajtimi kirurgjikal – rivendosja me gjakosje.


Gjithmonë, gjatë luksacionit në kushte spitalore bëhet inçizimi me rreze X, në mënyrë që të vlerësohet lidhja midis eshtrave të dala nga vendi dhe të kontrollohet nëse zhvendosja shoqërohet edhe nga frakturat. Ndonjëherë mund të kërkohet edhe tomografia kompjuteriker, imazhe të rezonancës magnetike dhe ekzaminimin e qarkullimit të enëve të gjakut, por këto ekzaminime zakonisht kryhen në fazat e mëvonshme të trajtimit, kur ka komplikacione.

Luksacioni i shpatullës

TRAJTIMI

Trajtimi i luksacionit është rivendosja – domethënë rivendosja e kyçit të dalë nga vendi me manipulime të ndryshme. Rivendosja zakonisht bëhet brenda disa orëve pas luksacionit, me qëllim që të parandalohen ose zvogëlohen shfaqjet e komplikimeve. Pas rivendosjes, bëhet imobilizimi – gipsi ose ortoza varësisht pjesës së trupit, me qëllim që të mos lëvizet kyçi dhe të mundësohet shërimi i strukturave të dëmtuara. Megjithëse, pas rivendojes pacientëve papritur u kalon dhimbja dhe duan që menjëherë ta përdorin pjesën e dëmtuar të trupi, imobilizimi është i rëndësishëm për shërimin e indeve të buta, të cilat gjithashtu parandalojnë shfaqjen e komplikimeve, si paqëndrueshmëria e kyçit për të cilin më vonë do të jetë i nevojshëm trajtimi kirurgjikal.

Pas heqjes së imobilizimit, pothuajse gjithmonë është i nevojshëm rehabilitimi me ushtrime dhe procedura të tjera fizike, me qëllim që të rikthehet qarku normal i lëvizjeve të nyjeve.

RIVENDOSJA ME GJAKOSJE 

Një numër i vogël i zhvendosjeve nuk mund të rregullohen vetëm me manipulim dhe për ato është inevojshëm trajtimi kirurgjikal – rivendosja me gjakosje. Kjo  veçanërisht vlen për luksacionet e vjetra, të cilat nuk janë trajtuar për disa javë. Disa luksacione janë të shoqëruara me lëndime (fraktura, lëndimi i enëve të gjakut dhe nervave) për të cilat është e nevojshme ndërhyrja kirurgjikale, por edhe ato operohen herët. Komplikimet që krijojnë probleme kronike, si këputja e ligamenteve dhe paqëndrueshmëria e kyçeve me luksacione të përsëritura dhe artrozë, të cilat nganjëherë trajtohen me ndërhyrje kirurgjikale. Nevoja për ndërhyrje të tilla, ndonjëherë shfaqet pas disa muajve ose viteve pas lëndimit të parë.

REHABILITIMI

Pas heqjes së imobilizimit, kyçi zakonisht është i mpirë, ndërsa lëvizjet janë të kufizuara dhe të dhimbshme. Pothuajse gjithmonë është i nevojshëm rehabilitimi me ushtrime dhe procedura të tjera fizike, me qëllim që të rikthehet qarku normal i lëvizjeve të nyjeve dhe forca muskulore e muskujve që janë lënduar ose nuk janë përdorur për shkak të imobilizimit.