Në rast të lëndimeve të reja ose menjëherë pas operacionit, pjesa e trupit që është vendosur në gips vazhdon të fryhet edhe pas vendosjes së gipsit. Nga çka mund të krijohet ndjesia se gipsi është i ngushtë. Për shkak të kësaj, e rëndësishme është që të ndërmerren disa procedura të thjeshta të cilat do të zvogëlojnë ënjtjen:
- Ngritja – ngritja e dore ose këmbës që është në gips mbi nivelin e zemrës. Kjo do të thotë se në pozicion të shtrirë ato të jenë të ngritura me jastëk, gjatë qëndrimit ulur këmba të ngrihet së paku në pozicionin horizontal në karrige, ndërsa dora të ngrihet me një shami të lidhur rreth qafës.
- Ftohja – gjatë 24 orëve të para përmes gipsit dhe fashës vendosen shtresa të thata të ftohta, si është akulli në qeset e plastikës.
- Ushtrime – pjesët e krahut ose këmbës që nuk mbulohen nga gipsi duhet që të lëvizin. Kjo vlen sidomos për pjesët që mbeten nën gips, siç janë gishtat e duarve dhe këmbëve, të cilat zakonisht lihen jashtë gipsit. Lëvizja e tyre e shpeshtë do të përmirësojë qarkullimin dhe do të ul ënjtjen.
Përkundër këtyre masave, ndonjëherë ndodh ënjtje e tepërt, e cila mund të çojë në komplikacione serioze. Në raste të tilla është e nevojshme që të konsultoheni me mjekun, në mënyrë që gips menjëherë të zgjerohet ose të largohet dhe të parandalohet shfaqja e pasojave të qëndrueshme.
Shenjat që tregojnë se duhet menjëherë të vizitoheni tek mjeku janë: ndjesia e shtrëngimit të gipsit me forcimin e dhimbjes e cila më parë ishte nën kontroll, shfaqja e ënjtjeve të mëdha dhe ndryshimi i ngjyrës së gishtërinjve, shtangimi ose humbja e ndjeshmërisë së gishtave dhe humbje e lëvizjeve aktive të gishtërinjve, të cilat tregojnë për çrregullimin e qarkullimit apo presionit të nervave për shkak të shtrëngimit të gipsit, si dhe ndjesi të djegies dhe skuqjes nën gips, gjë që mund të tregojnë për shfaqjen e ndonjë plage për shkak të presionit të gipsit në një sipërfaqe të vogël.
Rregullat për mirëmbajtjen e gipsit dhe fashave
Duke qenë se gips dhe fashat mbahen për një kohë të gjatë (nga një javë, deri në 2-3 muaj), është e nevojshme që ato të mirëmbahen. Me trajtimin e duhur zgjatet jeta e gipsit dhe fashave, gjë që ul nevojën për korrigjimin ose zëvendësimin e tyre, si dhe ulet rreziku i çrregullimit të procesit të rregullt të shërimit të lëndimit. Disa nga rregullat kryesore që duhet të respektohen janë:
- Gipsi nuk duhet të laget. Duhet të jetë gjithmonë i thatë, lagështia e zbut atë, kështu që e humbet funksionin e tij. Gjatë dushit, gipsi duhet të mbështillet me qese plastike, por gjithashtu rekomandohet që të bëhet vetë dush, dhe jo të zhytet plotësisht në vaskë.
- Pambuku nën gips nuk duhet të shkulet ose të hiqet.
- Në rast të kruajtjes, nuk duhet të përfshihen sende të forta, si shkopinj ose varëse robash poshtë gipsit.
- Duhet të shmanget përlyerja e gipsit – puna në hapësira të pluhurosura, punë bujqësore etj.
- Pacientët nuk duhet që t’i bëjnë vetë modifikimet – t’i presin skajet dhe të shkurtojnë gipsin me dëshirën e tyre. Shpesh ndodh që në atë mënyrë të largohen pjesët e rëndësishme të gipsit dhe të humb funksioni i tij.
- Nëse në skajet e gipsit shfaqet irritim dhe plagë, mund të vendosni përkohësisht pak pamubuk në ato vende, por më së miri është që të shkoni te mjeku për të bërë ndryshime të gipsit.
- Nëse gipsi plaset, thyhet ose zbutet, është i nevojshëm konsultimi me mjekun.
Heqja e gipsit
Heqja e gipsit dhe e fashave bëhet atëherë kur të rekomandoj mjeku, kur të vlerësoj se nuk janë më të nevojshme. Shpesh dhimbja largohet krejtësisht para se kocka të shërohet plotësisht, prandaj pacientët shpesh konsiderojnë se gipsi nuk është më i nevojshëm, por kocka akoma nuk ka fortësinë e duhur. Fashat zakonisht hiqen me prerje ose me shpështjelljen e fashës. Gipsi hiqet me makineri të posaçme për prerjen e gipsit, të cilat dridhen dhe nuk e dëmtojnë lëkurën, megjithëse duke si të ishte sharrë.
Pas heqjes së gipsit, është e pritshme që krahu apo këmba të jenë më të dobëta në krahasim me tjetrën, për shkak të pasivitetit të muskujve. Nyjet që kanë qenë në gips zakonisht janë të shtangura dhe nuk mund të lëvizin normalisht. Pamja dhe funksioni normal krijohen me ndihmën e ushtrimeve pas heqjes së gipsit.