Dr. Dimitar Spoa: Trajtimi kirurgjik i tendinit të dhimbshëm të Akilit

Qëllimi i ndërhyrjes është të zvogëlojë dhimbjen dhe të ruajë funksionin e tendinit të Akilit, por qëllimi është edhe mbathja e këpucëve më të rehatshme ose estetikisht komode.

Shkruan: Dr. Dimitar Spoa

Kirurg ortopedik


Dhimbja që shfaqet në vendin e kryqëzimit të kockës së thembrës (calcaneus) quhet insertionit i tendinit të Akilit. Kjo dhimbje shkakton ndryshim në vetë strukturën e tendinit (tendinosis). Në fillimin e dhimbjes, pra gjatë dhimbjeve të para të tendinit, shfaqet inflamacioni i tendinit (tendinitis).

Kur trajtimi është i papërshtatshëm ose i lënë pas dore, vazhdojnë ndryshimet në vetë inflamacionin dhe nga faza akute kalohet në atë kronike, d.m.th dhimbje që zgjat për një periudhë më të gjatë kohore. Në të njëjtën kohë, vetë struktura e tendinit të Akilit ndryshon dhe elasticiteti dhe funksioni i saj humbasin. Si rezultat, ne kufizohemi në funksionet fiziologjike të përditshme, si: ecja, shëtitja, mbathja e këpucëve, vrapimi, stërvitja etj.

Dhimbja në zonën e thembrës është ajo që na shtyn të kërkojmë ndihmë ortopedike. Në fillim të ndryshimeve, mund të ndodhë një rritje që shpesh mund ta vërejm në pjesën e prapme të kockës së thembrës. Gjithashtu, ajo rritje mund të jetë e dhimbshme në rast prekje ose thjesht nuk duket bukur. Mirëpo, mund të vazhdoj të dhemb edhe gjatë qëndrimit.

Kirurgjia mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjeve që nuk mund të zgjidhen me metoda jo kirurgjikale, ndërsa pas kësaj nuk ka heqje të materialeve ortopedike.

Gjatë ekzaminimit të parë ortopedik, sigurisht që rekomandohet të bëhet inizimi me rreze X i shputës. Duke vepruar kështu, mund të shihet rritja kockore dhe të parashikohet se ku mund të vjen deri te këputja e tendinit të Akilit.

Si pjesë e trajtimit, mund të këshillohet që të përdorni shtresa ortopedike që e mbanë më lartë thembrën, të cilat do të lehtësojnë tensionin në vetë tendinin e Akilit, ose këpucë që janë të hapura në zonën e thembrës. Gjithashtu rekomandohet terapia fizike së bashku me terapinë kineze, përdorimin e llojeve të ndryshme të kremrave dhe ilaçeve.

Kirurgjia mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjeve që nuk mund të zgjidhen me metoda konservatore ose jo-kirurgjikale. Ndonjëherë është e nevojshme të bëhet CT (tomografia kompjuterike) ose MRI (rezonanca magnetike) të cilat ndihmojnë për të bërë planin para operacionit.

Qëllimi i operacionit është të zvogëlojë dhimbjen dhe të ruajë funksionin e tendinit të Akilit, por qëllimi është edhe mbathja e këpucëve më të rehatshme ose estetikisht komode, si dhe shtresat ortopedike.

Nëse ka infeksion ose plagë të hapura, kirurgjia nuk rekomandohet. Disa probleme të tjera të tilla si pirja e duhanit, diabeti, injeksione të mëparshme steroide dhe problemet e lëkurës në këtë zonë gjithashtu mund të çojnë në disa komplikime të padëshiruara pas operacionit.

I gjithë operacioni kryhet me ndihmën e një teknike të zhvilluar kirurgjikisht, me prerje kirurgjikale minimale në pjesën e prapme të thembrës.

Qëllimi kryesor i operacionit është heqja e pjesës së prekur të tendinit të Akilit, duke ruajtur nyjen në kockën e thembrës. Ndonjëherë është e nevojshme të hiqet vetëm një pjesë e vogël e tendinit, duke e lënë kështu nyjen të paprekur. Në shumicën e rasteve, kur kemi zonë më të madhe të prekur, është e nevojshme të heqim tendinin e Akilit nga vetë nyja, të pastrohen pjesët e sëmura dhe të heqim një pjesë të kockës, dhe më pas të lidhet përsërin tendini i Akilit me thembrën. I gjithë operacioni kryhet me ndihmën e një teknike të zhvilluar kirurgjikisht, me prerje kirurgjikale minimale në pjesën e prapme të thembrës. Bashkimi i tendinit të Akilit me kockën e thembrës bëhet nga spiranca të veçanta kockore të bëra nga materiale që shkatërohen me vetë kockën.

E gjithë kjo do të thotë që me një ndërhyrje kirurgjikale përfundon gjithçka, pa qenë nevoja për heqje të mëtejshme të materialeve ortopedike (vida, spiranca, etj.). Pas ndërhyrjes, këmba futet në ortoze ose paisje ortopedike. Nëse është bërë vetëm trajtimi i butë i tendinit të Akilit, atëherë mund të vendoset një çizme e veçantë e këmbës, me të cilën mund të shkelni menjëherë dhe të kryeni terapi fizike dhe kineze.

Por, nëse është bërë procedura me heqejn e një pjese të kockës dhe rivendosjen e nyjes duke përdorur spiranca kockore, atëherë vendoset gips i cili mbahet për 6 javët e ardhshme, por pastaj fillohet me terapi të përshtatshme fizike dhe kineze.

Pacientët shpesh pyesin nëse pas operacionit do të jenë në gjendje të bëjnë të gjitha aktivitetet si më parë. Po!

Pas ndërhyrjes kirurgjikale përkatëse, terapisë fizike dhe kohës për t’u shëruar, ata duhet dhe mund t’u kthehen aktiviteteve të tyre të preferuara që ata i kanë bërë ose kanë dashur t’i bëjnë. Dhimbja në tendinin e Akilit mund t’i kufizojë, por jo edhe t’i ndalojë në aktivitetet e tyre të preferuara.