Dr. Drazhen Shebetiq: Cilat janë mitet më të mëdha për presionin e lartë?

Presioni i lartë i gjakut është faktor kryesor rreziku për shfaqjen e sëmundjeve kardiovaskulare dhe prek 30 deri në 40 përqind të popullatës së përgjithshme.

Shkruan: Dr. Drazhen Shebetiq

kardiolog


Takimi i parë me diagnozë e presionit të lartë arterial zakonisht nuk i lë pacientët me ndonjë përshtypje të madhe. Arsyeja kryesore është se ai zakonisht zbulohet rastësisht, ndërsa simptomat e sëmundjes janë pothuajse joekzistente, dhe rrallë kush ankohet për kokëdhimbje në anën e pasme, të fikët, gumëzhim të veshëve, paqëndrueshmëri gjatë ecjes, dhimbje në gjoks, mungesë të ajrit, ndjenja e rrahjeve të përshpejtuara ose të parregullta të zemrës.

Tensioni i lartë i gjakut është sëmundje që përcaktohet nga presionin i lartë sistolik i gjakut mbi 139 mmHg ose presionin diastolik mbi 89 mmHg, dhe prek pothuajse 30-45% të popullatës së përgjithshme, dhe nëse doni të dini se sa i madh është numri i popullsië totale në vendin ku jetoni, lehtësish mund të kuptoni domethënien e tij në shëndetin publik.

Presioni i lartë i gjakut zakonisht zbulohet rastësisht, ndërsa simptomat e sëmundjes janë pothuajse jo ekzistente.

Hipertensioni arterial është çrregullim i popullatës dhe pasohet nga pyetje të shumta, dilema ose paragjykime që mund të quhen edhe mite. Këtu janë disa nga më të zakonshmet:

MITI 1: Gjatë rinisë, nuk mund të prekem nga hipertensioni arterial

Hipertensioni i izoluar (kryesisht presioni i lartë ose sistolik) mund të shfaqet qysh në të njëzetat dhe shpesh shoqërohet me mbipeshë ose tronditje (vizitë te mjeku), ndërsa trajtimi në atë moshë rrallëherë administrohet me ilaçe.

MITI 2: Për shkak të frikës nga mjeku, kam hipertension

Hipertensioni i uniformës së bardhë është presion i lartë që ndodh ekskluzivisht në ordinancën e mjekut, diagnoza caktohet nëpërmjet holterit për presionin arterial, dhe nëse jashtë ordinancës presioni nuk është i lartë,  nuk është e nevojshme të trajtohet.

MITI 3: Nuk ekziston hipertensioni i fshehtë

Hipertensioni i fshehur është e kundërta e hipertensionit të unifomrës së bardhë, dhe te këta pacientë presioni gjatë qëndrimit në ordinancë është i rregulluar, ndërsa holteri i presionit tregon vlera të larta jashtë ordinancës dhe gjendja e tillë duhet të trajtohet.

Hipertensioni arterial është çrregullim i popullatës dhe pasohet nga pyetje të shumta, dilema ose paragjykime që mund të quhen edhe mite

MITI 4: Presioni i lartë nuk shkakton simptoma

Zakonisht sëmundja zbulohet rastësisht. Në një numër më të vogël të pacientëve shfaqen dhimbje koke dhe rrallëherë ndodh presioni në gjoks. Është e rëndësishme të njihni sëmundjen brenda familjes dhe nëse prindërit vuajnë nga tensioni i lartë, atëherë duhet të kontrollohet më shpesh.

MITI 5: Presioni shpesh herë më ndryshon si pasojë e nervozës

Në rregullimi i presionit ndikon gjendja emocionale dhe psiqike, domethënë acarimi i sistemit nervor vegjetativ dhe në këto situata është një rritje normale afatshkurtër e presionit dhe nuk duhet të merret menjëherë pilulë shtesë për presionin, por përpiquni të qetësoheni dhe më pas të matni presionin.