Dr. Elizabeta Babushku: Dhjetë arsye për mamografi

Mosha ndikon në incidencën e kancerit të gjirit. Sipas kësaj, ekzaminimin e parë mamografik çdo grua duhet ta bëjë midis moshës 35 dhe 40 vjeçare, në çdo dy vjet. Ekzaminimin duhet ta bëjnë edhe gratë që nuk ndjejnë asnjë simptomë.

Shkruan: Dr. Elizabeta Babushku

Radiodiagnostikuese-subspecialiste e mamografisë


Mamografia është metodë me rreze X e cila përdor dozës së ulët të rezeve X dhe është standardi i artë në zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit dhe ndryshimeve të tjera patologjike në të.

Këto janë arsyet kryesore pse gratë duhet të bëjnë mamografi

Jo gjithmonë mund t’i ndjeni gungat në gjinjtë tuaj. Mamografia mundëson që të zbulohet gunga pothuajse deri dy vjet para se të ndjehet me prekje.

Diagnoza e hershme e kancerit të gjirit nënkupton gjithashtu edhe një shans më të madh të kurimit.

Mamografia është procedurë e shpejtë, e cila nuk zgjat më shumë se 20 minuta.

Ekzaminimi është pa dhimbje dhe nuk shkakton siklet.

Edhe pse shumica e femrave rrezet X i konsiderojnë si shkaktarë të mundshëm të kancerit, makineritë bashkëkohore të mamografisë ofrojnë kontroll të sigurt, pa efekte anësore.

Mamografia është procedurë e rekomanduar diagnostikuese për gratë me histori familjare të kancerit të gjirit (nëna, gjyshja, motra, tezja), gjegjësisht për femrat që janë bartës të gjenit të mutuar BRCA1/BRCA2.

Ekzaminimin mamografik duhet ta bëjnë të gjitha gratë që kanë marrë ose marrin terapi hormonale në trajtimin e infertilitetit dhe sëmundjeve të ngjashme gjinekologjike.

Mosha ndikon në incidencën e kancerit të gjirit. Sipas kësaj, ekzaminimin e parë mamografik çdo grua duhet ta bëjë midis moshës 35 dhe 40 vjeçare, në çdo dy vjet. Ekzaminimin duhet ta bëjnë edhe gratë që nuk ndjejnë asnjë simptomë.

Studimet kanë treguar që mamografia është metoda e vetme aktuale për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit, që mund të shpëtoj jetën e pacientit.

Bëhuni shembull. Nëse bëni mamografi të rregullta, femrat përreth jush do të inkurajohen të bëjnë të njëjtën gjë.

Nga temat profesionale të Dr. Elizabeta Babushku

lexoni edhe:

***Udhëzues se si të vetë-ekzaminoni gjoksin