Dr. Emilija Hristovska: RREZIQET JANË TË SHUMTA! Puna në turnin e natës dhe puna me turne janë jashtëzakonisht të rrezikshme për shëndetin, çelësi është në orën biologjike

Karakteristikat kryesore të rrezikut nga puna me ndërrime dhe turni i natës janë lodhja dhe ulja e aftësisë së funksionit të sistemit kardiovaskular, endokrin, gastrointestinal dhe imunitar, si dhe funksioni i sistemit nervor qendror.

Shkruan: Dr. Emilija Hristovska

Specialiste e mjekësisë së punës


Ora jonë “biologjike” na lejon të rregullojmë funksionet tona të brendshme për një periudhë 24-orëshe.

Një nga faktorët kryesorë që shkakton probleme shëndetësore dhe mendore në mesin e punëtorëve që punojnë në turne dhe gjatë natës është çrregullimi i ritmeve cirkadiane. Këto janë ritme biologjike endogjene që ndryshojnë normalisht në baza ditore. Ata kontrollojnë ciklin e zgjimit, temperaturën e trupit, presionin e gjakut, shkallën e vigjilencës, gatishmërinë për të punuar etj.

Koordinimi i brendshëm i këtyre proceseve të ndryshme fiziologjike është i rëndësishëm për funksionimin optimal të organizmit. Puna në ndërrime dhe puna gjatë natës çojnë në ndryshim të vazhdueshëm të ritmit të zgjimit dhe gjumit, duke rezultuar në mospërputhje të variacioneve cirkadiane në funksione të ndryshme fiziologjike të trupit.

Karakteristikat kryesore të rrezikut nga puna me ndërrime dhe turni i natës janë lodhja dhe ulja e aftësisë së funksionit të sistemit kardiovaskular, endokrin, gastrointestinal dhe imunitar, si dhe funksioni i sistemit nervor qendror.

Puna në ndërrime dhe puna gjatë natës çojnë në ndryshim të vazhdueshëm të ritmit të zgjimit dhe gjumit

Sipas hulumtimeve shkencore, ekziston një lidhje midis punës gjatë natës dhe rrezikut të rritur të zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare, të ndërlidhura me faktorë kontribues të rrezikut, siç është pirja e duhanit, aktiviteti i ulët fizik, mbipesha, ndryshimet metabolike dhe hormonale dhe stresi i shtuar. Incidenca e sindromës metabolike në punën me ndërrime dhe punën e natës është rritur. Çrregullimi i ritmeve cirkadiane të shkaktuara nga puna në ndërrime është treguar se ndikon në tensionin e gjakut dhe statusin e lipideve, kryesisht në vlerën e kolesterolit në gjak. Disa studime që e kanë hetuar punën me ndërrime kanë konfirmuar rritjen e mbipeshës, rritjen e triglicerideve në gjak, uljen e vlerave të HDL kolesterolit dhe intoleranca e rritur e glukozës, e cila mund të krijojë një lidhje midis punës në turne dhe sindromës metabolike.

Studimet kanë treguar që incidenca e diabetit të tipit 2 është më e lartë tek punëtorët në turne, ndërsa disa studime thonë se rreziku është rritur për 42 përqind. Përveç kësaj, puna e natës shoqërohet me rrezik të lartë të sëmundjeve mendore siç janë ankthi dhe depresioni.

Studime të shumta të zhvilluara mbi punën me turne kanë treguar lidhje midis punës së natës dhe ekspozimit ndaj dritës artificiale gjatë natës, që çon në frenimin e sekretimit të hormonit melatonin, i cili e rrit përqendrimin e hormonit estrogjen në qarkullim, që mund lidhet me rrezikun e lartë të shfaqjes së kancerit të gjirit.

Puna në turne dhe puna gjatë natës çojnë në ulje të sasisë dhe cilësisë së gjumit, pagjumësinë, përgjumjen e tepërt gjatë ditës, lodhjen kronike, marramendjen, lodhjen mendore dhe nervozizmin. Kjo më pas mund të rrisë rrezikun e lëndimit në punë. Sipas hulumtimeve të fundit, puna e turnit të natës rrit rrezikun e lëndimit në punë me rreth 25-30 përqind në krahasim me punën në turnin e ditës.

Çfarë mund të bëhet për të mbrojtur shëndetin e punëtorëve që punojnë në turne?

Puna në turne edhe më tej do të jetë o të vazhdojnë të jenë pjesë e shoqërisë moderne 24-orëshe. Prandaj është shumë e rëndësishme të bëhen përpjekje për të minimizuar efektet negative ndaj shëndetit fizik dhe mendor të punëtorit, ndërsa kjo mund të sigurohet duke vepruar në dy nivele themelore.

Niveli organizativ – përmes një orari të përshtatshëm pune, edukimin e punonjësve për efektet ndaj shëndetit të tyre dhe përmirësimin e kapacitetit të vetë organizatës.

Niveli individual – punëtorët të praktikojnë gjumë cilësorë dhe të mirë, regjim të shëndetshëm ushqimor, aktivitet fizik për të arritur nivelin e duhur të kondicionit, të ndalojë pirjen e duhanit dhe të zvogëlojë stresin. Ekzaminimet mjekësore parandaluese kryhen çdo 18 muaj, të cilat janë thelbësore për zbulimin e hershëm të dëmtimit të shëndetit dhe aftësinë e punës së punëtorëve në turne.

Sipas hulumtimeve të fundit, puna e turnit të natës rrit rrezikun e lëndimit në punë me rreth 25-30 përqind në krahasim me punën në turnin e ditës.

Çfarë është puna e turnit të natës?

Sipas Konventës nr.171 për punën në turnin e natës të Organizatës Ndërkombëtare të Punës, puna e natës është çdo punë e kryer për një periudhë të paktën prej pesë orë rresht midis mesnatës dhe orës pesë të mëngjesit. Sipas Ligjit për mardhënie pune, puna e turnit të natës është puna që kryhet ndërmjet orës 10 në mbrëmje dhe orës 6 të mëngjesit. Në këtë mënyrë, punonjësi punon gjatë ndërrimit të natës së paku një të tretën e kohës së tij të përgjithshme të punës.