Dr. Emilija Petanovska Kostova: Si ndikon pirja e duhanit, stresi dhe mjedisi jetësor në shtatëzani? (2)

Me përkufizim infertilitet nënkuptohet pamundësia për të mbetur shtatzënë për një periudhë prej një viti kur çifti ka mardhënie të pambrojtura. Infertiliteti është gjithashtu i pranishëm kur një femër mbetet shtatzënë, por këto shtatëzani përfundojnë me aborte ose me lindje të foshnjave të vdekura.

Shkruan: Dr. Emilija Petanovska Kostova

Gjinekologe


Pirja e duhanit si një nga zakonet e jetës luan rol të madh në potencialin riprodhues. Në popullatën mashkullore, tymi i cigares që përmban substanca toksike, kimikate mutagjenike, materiet kancerogjene, kadmium, metabolitikë e nikotinës që gjenden në të njëjtin nivel në plazmën seminale dhe serumin, sugjerojnë se materiet mund të kalojnë kufijtë e qarkullimit të gjakut testikular duke krijuar kështu mjedis gjenotoksik për qelizat embrionale. Thithja e tymit të cigares shkakton fragmentimin e ADN-së oksiduese në spermë. Stresi oksidativ shkakton mutacione gjenetike dhe epigjenetike në spermë që çojnë në parametra të dobët të spermatozoidëve, dhe gjithashtu në një normë të rritur të aborteve spontane te femrat partnerët e të cilave pinë duhan.

Pirja e duhanit në popullatën femërore gjithashtu luan rol në riprodhimin, duke zvogëluar kohëzgjatjen e cikleve menstruale, zvogëlimin e numrave të folikulave, rritjen e shkallëve të aborteve dhe lindjeve të parakohshme.

STRESI

Stresi si pjesë e pashmangshme e jetës së përditshme, qoftë fizik, emocional apo psikologjik, luan rol të madh në riprodhimin tek njerëzit.

Steriliteti dhe lufta kundër tij është mjaftueshëm stres në vetvete për shkak të presioneve sociale, ekzaminimeve, testeve, diagnozës, trajtimit, dështimit, madje edhe kostove financiare. Stresi dhe depresioni mendohet se ulin nivelin e testosteronit dhe hormonit luteinizues, bëjnë ndryshime në funksionin gonadal, të cilat përfundimisht çojnë në zvogëlimin e spermatogjenezës dhe uljen e cilësisë së spermës.

Stresi fizik ndikon më shumë në fuqinë riprodhuese të femrave.

Është vërtetuar se femrat që bëjnë punë të rënda fizike më shumë se 32 orë në javë kërkojnë më shumë kohë për mbarësim sesa femrat që punojnë midis 16 dhe 32 orë në javë. Por me terapinë e vërtetë, mendimet pozitive dhe terapia mbështetëse në grup, stresi si faktor i infertiliteti mund të tejkalohet. Përdorimi i drogës ose terapisë kronike gjithashtu luajnë rol të madh në potencialin riprodhues të një çifti. Ekzistojnë ndryshime në sistemin riprodhues të shkaktuara nga disa lloje të caktuara të ilaçeve ose drogave që janë të kthyeshëm ose jo të kthyeshëm. Marijuana si droga më e përdorur në botë, përmes mekanizmave qendror dhe periferik ndikon negativisht në sistemin riprodhues të mashkullit dhe femrës. Marijuana ka kanabinoide që lidhen me receptorët në traktin riprodhues si mitra dhe deferens diktusi. Tek burrat ulen nivelet e testosteronit të prodhuar nga qelizat Leidig, shkakton apoptozën e qelizave Sertoli, zvogëlon spermatogjenezën, zvogëlon lëvizshmërinë e spermatozoidëve, zvogëlon aftësinë e spermës dhe zvogëlon përgjigjen akrozomale. Kanabinoidet tek femrat shkaktojnë lëvizje të ngadalshme të qelizave vezë përmes kanaleve, duke prishur zhvillimin e fetusit dhe shtratin.

TERAPIA

Terapia e caktuar mjekësore ka efekt të kundërt në spermatogjenezë, por është i karakterit të kthyeshëm, përfshirë ilaçet nga grupi i antibiotikëve (ampicilin, cefalotinë, kortikomoksale, gentamicin, neomicin, nitrofurantoin, penicilin G, spiramicinë), steroidet anabolitike, ilaçet antiepileptike, antiandrogjenë (spironolaktonë), bllokues të kanalit të kalciumit, bllokuesit alfa (mosfunksionimi erektil), antimalariet, antipsikotikët, antiestrogjenët dhe progestinët, kortikosteroidet, H2 bllokatorët, ilaçet anti-inflamatore jo-steroide dhe të ngjashme.

MJEDISI JETËSOR

Ekzistojnë disa faktorë mjedisorë potencialisht të rrezikshëm që ndikojnë në sistemin riprodhues. Ato ndahen në biologjike (viruse dhe baktere), fizike (rrezatim) dhe toksike (kimikate).

Megjithëse trupi i njeriut ka mbrojtjen e tij natyrore, ato ende mund të veprojnë përmes inhalimit, kontaktit okular, kontaktit të lëkurës, transmetimit vertikal ose horizontal dhe ingjestionit. Ndotja e ajrit është çështje aktuale jo vetëm në të gjithë botën por edhe në mjedisin tonë. Toksinat e pranishme në ajër janë dioksidi i squfurit, monoksidi i karbonit, dioksidi i azotit dhe të ngjashme, në disa studime që dëshmojnë se kanë efekt negativ në përqendrimin, lëvizshmërinë, por madje e rritin edhe shkallën e fragmentimit të ADN-së në spermën e meshkujve. Ndërsa tek gratë, ndotja ndikon dhe rrit shkallën e aborteve, lindjeve të parakohshme dhe foshnjave të lindura të vdekura. Metalet e rënda dhe pesticidet si merkuri, bori, kadmiumi, arseniku, BPA, DDT, DDE (BPA, DDT, DDE), dioksina dhe substanca të ngjashme kanë efekte të dëmshme në shëndetin riprodhues si për burrat ashtu edhe për gratë. Ekspozimi ndaj tyre mund të shkaktojë përqendrim të zvogëluar të spermës tek meshkujt dhe normë më të ulët të implantimit tek femrat.

Një çift që përpiqet të bëhet prindër, duhet të ndjekë dhe respektojë këto këshilla:

  • Të ruhet pesha e shëndetshme e trupit, ushqimi i pasur me vitamina, minerale dhe antioksidantë
  • Ushtrim i rregullt i moderuar
  • Lënia e duhanit, drogës dhe alkoolit
  • Ulja e konsumit të kafeinës në më pak se 500 ml në ditë
  • Ulja e stresit