Me hapa modest, por me një angazhim të madh, 55 vjet më parë në spitalin e Tetovës filloi të funksiononte kirurgjia. Falë Dr. Refet Feratit, në vitin 1963 për herë të parë u hap departamenti ortopedik i spitalit, për të hapur kështu edhe departamentin e urologjisë, kirurgjinë e përgjithshme dhe kirurgjinë maksilofaciale. Sot, 55 vjet më vonë, kirurgjia e Tetovës padyshim mund të lavdërohet për përdorimin e metodave dhe teknikave më bashkëkohore të kujdesit të pacientit.
“Në këtë jubile të rëndësishëm, do të doja të falënderoj të gjithë mjekët, stafin mjekësor për angazhimin dhe përkushtimin bujar në zhvillimin dhe avancimin e kirurgjisë. Ajo për të cilën jam veçanërisht krenar është besimi që ne ndërtojmë me pacientët dhe mundësia për të qenë gjithnjë në shërbim kur është e nevojshme”, theksoi në ceremoninë e shënimit të 55-të vjetorit të kirurgjisë tetovare, Dr. Ilber Besimi, Udhëheqës i departamentit të kirurgjisë së përgjithshme dhe traumatologjisë.
Me këtë rast, Dr. Besimi falënderoi mediat për mbështetjen dhe ndihmën në promovimin e kirurgjisë tetovare. Në të njëjtën kohë, ju ndanë plaketa disa punonjësve mjekësorë në pension, pjesë e kirurgjisë tetovare, si dhe mjekëve të cilët ende punojnë dhe veprojnë në kujdesin shëndetësor të Tetovës. Plaketë në shenjë mirënjohje ju nda edhe Shoqatës së mjekëve maqedonas, spitaleve dhe kompanive farmaceutike.