Dr.Irena Andonova: Cikli menstrual i rrallë dhe i vonuar është shenja më e shpeshtë e sindromës së vezores policistike

Gratë me PCOS shpesh kanë perioda të rralla ose të zgjatura, kanë nivele të larta të hormoneve mashkullore (androgjene) dhe shpesh kanë cista të vogla ovariane (folikula) me madhësi deri në 10 mm që nuk arrijnë të çlirojnë qeliza vezore gjatë ciklit menstrual.

Simptomat e PCOS shpesh shfaqen në adoleshencë, por ndonjëherë zhvillohen më vonë, si rezultat i shtimit të konsiderueshëm në peshë: Dr. Irena Andonova, specialiste në gjinekologji dhe obstetrikë
SHKRUAN:
Dr. Irena Andonova,
specialiste në gjinekologji dhe obstetrikë
♦♦♦♦♦♦ 

Sindroma e vezores policistike (PCOS – polycystic ovarial syndrome) është një sëmundje hormonale gjinekologjike që shfaqet te gratë e moshës riprodhuese. Gratë me PCOS shpesh kanë perioda të rralla ose të zgjatura, kanë nivele të larta të hormoneve mashkullore (androgjene) dhe shpesh kanë cista të vogla ovariane (folikula) me madhësi deri në 10 mm që nuk arrijnë të çlirojnë qeliza vezore gjatë ciklit menstrual.

Shkaku i saktë i PCOS është i panjohur. Diagnoza dhe trajtimi i hershëm së bashku me menaxhimin/kontrollin e peshës mund të zvogëlojnë rrezikun e komplikimeve afatgjata si diabeti i tipit 2 dhe sëmundjet e zemrës.

Simptomat e PCOS shpesh shfaqen në adoleshencë, por ndonjëherë zhvillohen më vonë, si rezultat i shtimit të konsiderueshëm në peshë.

Shkaku i saktë i PCOS është i panjohur. Diagnoza dhe trajtimi i hershëm së bashku me menaxhimin/kontrollin e peshës mund të zvogëlojnë rrezikun e komplikimeve afatgjata si diabeti i tipit 2 dhe sëmundjet e zemrës.

SIMPTOMAT E PCOS NDRYSHOJNË, POR MË TË ZAKONSHMET JANË:

  • Menstruacione të çrregullta. Ciklet menstruale të rralla, të parregullta ose të zgjatura.
  • Androgjen i tepërt. Qime në fytyrë dhe trup (hirsutizëm) dhe nganjëherë puçrra dhe humbje flokësh (model mashkullor).
  • Vezore policistike. Vezoret mund të jenë të zmadhuara, me një numër të madh folikulash të pa shkëputura, që do të thotë se vezoret nuk funksionojnë normalisht.
  • Shenjat dhe simptomat e PCOS janë zakonisht më të rënda nëse jeni mbipeshë.

SHKAQET

Shkaku i saktë i PCOS është i panjohur. Faktorët që mund të luajnë rol janë:

Insulinë e tepërt. Insulina është një hormon i prodhuar në pankreas që lejon qelizat të përdorin sheqerin. Nëse qelizat tuaja bëhen rezistente ndaj veprimit të insulinës, atëherë nivelet e sheqerit në gjak rriten dhe trupi juaj prodhon më shumë insulinë. Insulina e tepërt mund të rrisë prodhimin e androgjenit, duke shkaktuar vështirësi me ovulim.

Shenjat dhe simptomat e PCOS janë zakonisht më të rënda nëse jeni mbipeshë.

Niveli kronik i ulët i inflamacionit. Ky term përdoret për të përshkruar prodhimin e shënuesve inflamatorë që stimulojnë vezoret policistike për të prodhuar androgjene, të cilat mund të çojnë në probleme të zemrës dhe enëve të gjakut.

Faktori gjenetik. Hulumtimet tregojnë se disa gjene mund të lidhen me PCOS.

Androgjeni i tepruar. Vezoret prodhojnë nivele të larta të androgjeneve, duke rezultuar në hirsutizëm dhe akne.

KOMPLIKIMET

  • Sterilitet
  • Diabet gestacional ose presion i lartë i gjakut
  • Abort ose lindje e parakohshme
  • Sindroma metabolike – grup kushtesh që përfshijnë presionin e lartë të gjakut, sheqerin e lartë në gjak dhe nivelet jonormale të kolesterolit ose triglicerideve që rrisin ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.
  • Sterilitet
  • Diabet i tipit 2 ose prediabeti
  • Depresion, ankth dhe çrregullimet në ushqim
  • Gjakderdhje abnormale e mitrës
  • Kancer i mukozës së mitrës (kanceri endometrial).

 TERAPIA

Terapia e PCOS fokusohet në probleme dhe nevoja individuale, të tilla si infertiliteti, hirsutizmi (qime në fytyrë), akne ose obezitet.

Kontroll i peshës trupore përmes një diete me kalori të ulët të kombinuar me stërvitje të moderuar.

Ndryshimi i stilit të jetesës

Humbja e peshës gjithashtu mund të rrisë efektivitetin e ilaçeve ndaj sindromës policistike të vezoreve dhe mund të ndikojë pozitivisht ndaj infertilitetit.

ILAÇET

Rregullimi i ciklit menstrual me anë të:

  • Pilulave kontraceptive të kombinuara. Pilulat që përmbajnë estrogjen dhe progestinë reduktojnë prodhimin e androgjeneve dhe rregullojnë estrogjenin.
  • Terapisë me progestin. Marrja e progestinit për 10 deri në 14 ditë çdo një deri në dy muaj mund të rregullojë ciklin menstrual dhe të mbrojë kundër kancerit endometrial.

Trajtimi i infertilitetit me:

  • Stimulues të ovulimit si Klomifeni, Letrozoli (Femara), Gonadotropina.
  • Metformina – ilaç për diabetin e tipit 2 që përmirëson rezistencën ndaj insulinës dhe ul nivelet e insulinës.
  • Anti-androgjene si Spironolactone (Aldactone). Ky ilaç bllokon efektet e androgjenëve në lëkurë. Gjithashtu mund të shkaktojë probleme të lindjes, kështu që kërkohet kontracepsion efektiv gjatë marrjes së këtij ilaçi.

Për të zvogëluar efektet e PCOS, përpiquni të:

  • Mbani nën kontroll peshën e trupit tuaj. Reduktimi i peshës mund të ulë nivelet e insulinës dhe androgjenit dhe mund të rikthejë ovulacionin.
  • Kufizoni marrjen e karbohidrateve.
  • Merreni me aktivit fizik. Ushtrimit ndihmojnë në uljen e niveleve të sheqerit në gjak. Nëse keni PCOS, rritja e aktivitetit tuaj ditor mund të trajtojë dhe madje të parandalojë rezistencën ndaj insulinës.