Dr. Irena Andonova: Zgjidhje minimale invazive për problemet gjinekologjike

Kirurgjia minimale invazive është një qasje kirurgjikale që përdor prerje të vogla në lëkurë, apo edhe procedura pa prerje, pasi e gjithë ndërhyrja mund të kryhet nëpërmjet vaginës me ndihmën e mjeteve të specializuara (instrumenteve dhe kamerës) me të cilat kryhet operacioni.

 Mjekësia moderne ofron gjithashtu opsione minimale invazive që lejojnë zgjidhjen e problemit pa operacione të mëdha: Dr.Irena Andonova specialiste gjinekologe -obstetër
SHKRUAN :
Dr.Irena Andonova
specialiste gjinekologe -obstetër,

♦♦♦♦♦♦♦ 

Gjatë jetës, çdo grua mund të përballet me problem riprodhues që kërkon një vlerësim të duhur dhe një zgjidhje që ndonjëherë mund të përfshijë edhe intervenim kirurgjik. Disa nga kushtet që mund të kërkojnë intervenim kirurgjik janë: cistat ovariane, fibroidet ose miomat, gjakderdhja jonormale e mitrës, dhimbjet e legenit/pelvisit ose anomalitë e lindura të traktit riprodhues. Kirurgjia klasike e kryer me prerje tradicionale të lëkurës në murin e barkut shoqërohet gjithmonë me një qëndrim më të gjatë në spital, dhimbje më të madhe postoperative, rrezik më të madh kirurgjik dhe një periudhë më të gjatë rikuperimi.

Fatmirësisht, mjekësia moderne ofron gjithashtu opsione minimale invazive që lejojnë zgjidhjen e problemit pa operacione të mëdha. Pacientët në këtë rast largohen nga spitali ditën e operacionit ose të nesërmen me më pak dhimbje postoperative dhe më pak nevojë për analgjezi.

Çfarë është kirurgjia gjinekologjike minimale invazive?

Kirurgjia minimale invazive është një qasje kirurgjikale që përdor prerje të vogla në lëkurë, apo edhe procedura pa prerje, pasi e gjithë ndërhyrja mund të kryhet nëpërmjet vaginës me ndihmën e mjeteve të specializuara (instrumenteve dhe kamerës) me të cilat kryhet operacioni.

Ky lloj operacioni përfshin procedurat e mëposhtme gjinekologjike minimalisht invazive:

Histeroskopia përdor një teleskop të vogël e të ngushtë (histeroskop) për të vizualizuar hapësirën/zgavrën e mitrës pa pasur nevojë për asnjë prerje dhe me kohë të shkurtër të rikuperimit. Histeroskopia kryhet shpesh kur kërkohet shkaku i gjakderdhjes abnormale, të parregullt dhe të rëndë nga mitra, si dhe për heqjen e fibroideve që dalin në zgavrën e mitrës, polipeve, ngjitjeve intrauterine të pranishme nga procedurat e mëparshme, si dhe në zgjidhjen e anomalive kongjenitale të mitrës dhe vaginës në formë ndarjesh. Histeroskopët e specializuar lejojnë trajtimin e këtyre gjendjeve pa një prerje kirurgjikale, nëpërmjet aksesit vaginal.

Çdo pacient, çdo problem është individual, po kështu edhe konsultimi, zgjidhja duhet t’i përshtatet nevojave individuale, sigurisht duke gjetur opsionin më të përshtatshëm dhe duke hartuar një plan trajtimi të personalizuar. Në klinikën “Zhan Mitrev” jemi të përkushtuar për të ofruar kujdes të plotë për pacientët tanë, duke punuar së bashku për të gjetur trajtimin që i përshtatet më mirë gjendjes tuaj, komoditetit dhe stilit tuaj të jetesës.

Teknika histeroskopike e quajtur ablacioni endometrial është një trajtim për gjakderdhjet e rënda menstruale që çojnë në anemi kronike tek pacienti dhe me këtë procedurë minimalisht invazive, nevoja për një histerektomi mund të anashkalohet tek disa pacientë, domethënë duke zgjidhur problemin e gjakderdhjes së rëndë, pacienti nuk duhet t’i nënshtrohet heqjes/mënjanimit të mitrës.

Kirurgjia laparoskopike mund të jetë e përshtatshme për vlerësimin dhe trajtimin e dhimbjeve të legenit/pelvisit, ngjitjeve ekzistuese ose vatrave endometriotike, fibroideve të mitrës, kisteve ovariane, shtatzënisë ektopike/jashtë mitrës. Laparoskopia është gjithashtu metoda më e përdorur për heqjen e sigurt të mitrës ose vezoreve.

Është e rëndësishme të theksohet se: Në raste të caktuara, në vend të histerektomisë mund të përdoret procedura histeroskopike minimalisht invazive.

Është absolutisht e dëshirueshme sepse ka kushte që sot mund të trajtohen me kirurgji minimale invazive pa pasur nevojë për histerektomi.
Çdo pacient, çdo problem është individual, po kështu edhe konsultimi, zgjidhja duhet t’i përshtatet nevojave individuale, sigurisht duke gjetur opsionin më të përshtatshëm dhe duke hartuar një plan trajtimi të personalizuar.

Kirurgji laparoskopike

Kjo teknikë është provuar të jetë një trajtim efektiv që rezulton me qëndrim më të shkurtër në spital, më pak dhimbje, periudhë më të shkurtër rikuperimi dhe rikthim më të shpejtë në aktivitetet e përditshme.
Laparoskopia përdor një teleskop të vogël dhe instrumente të dizajnuara posaçërisht që vendosen në abdomen përmes prerjeve të vogla në murin e barkut, gjatë të cilave vizualizohen organet e brendshme. Laparoskopi (kamera) dërgon imazhe të drejtpërdrejta në një video monitor, i cili lejon kirurgun të vizualizojë anatominë dhe të kryejë operacione komplekse me trauma minimale për pacientin.

Cilat janë sëmundjet që mund të korrigjohen me laparoskopi?

Kirurgjia laparoskopike mund të jetë e përshtatshme për vlerësimin dhe trajtimin e dhimbjeve të legenit/pelvisit, ngjitjeve ekzistuese ose vatrave endometriotike, fibroideve të mitrës, kisteve ovariane, shtatzënisë ektopike/jashtë mitrës. Laparoskopia është gjithashtu metoda më e përdorur për heqjen e sigurt të mitrës ose vezoreve.

Kirurgjia vaginale

Kjo është qasja më minimale invazive ndaj operacioneve të mëdha gjinekologjike. Ka të gjitha avantazhet e rikuperimit që lidhen me kirurgjinë laparoskopike dhe histeroskopike dhe gjatë aplikimit të saj nuk ka prerje të dukshme në muret e barkut.

Histeroskopia përdor një teleskop të vogël e të ngushtë (histeroskop) për të vizualizuar hapësirën/zgavrën e mitrës pa pasur nevojë për asnjë prerje dhe me kohë të shkurtër të rikuperimit. Histeroskopia kryhet shpesh kur kërkohet shkaku i gjakderdhjes abnormale, të parregullt dhe të rëndë nga mitra, si dhe për heqjen e fibroideve që dalin në zgavrën e mitrës, polipeve, ngjitjeve intrauterine të pranishme nga procedurat e mëparshme, si dhe në zgjidhjen e anomalive kongjenitale të mitrës dhe vaginës në formë ndarjesh.

Procedurat e përfshira në kirurgjinë minimalisht invasive:

  • Ekcizion në një pjesë të qafës së mitrës (LEEP) dhe konizim
  • Diagnostikë, histeroskopi operative dhe laparoskopi
  • Ablacion endometrial
  • Sterilizim laparoskopik
  • Trajtim kirurgjik i shtatzënisë ektopike
  • Trajtim kirurgjikal i endometriozës
  • Trajtim kirurgjikal i fibroideve të mitrës
  • Trajtim kirurgjik i anomalive kongjenitale të organeve gjenitale
  • Trajtim kirurgjik i çrregullimeve të vulvës
  • Histerektomi vaginale, laparoskopike

Rezervoni ekzaminimin ose konsultën tuaj me Dr. Irena Andonovën, specialiste gjinekologe -obstetër, në 00389 2 3091 484 apo në e-mail adresën irena.andonova@zmc.mk

Ne jemi të përkushtuar për të ofruar kujdes të plotë për pacientët tanë, duke punuar së bashku për të gjetur trajtimin që i përshtatet më mirë gjendjes tuaj, komoditetit dhe stilit tuaj të jetesës.