
Shkruan: Dr. Irena Dimitrovska
dermatologe
Kremi dhe vaji panthenol përmbajnë alkool të acidit pantotenik – vitaminë B5, prekursor të koenzimës A, faktor të domosdoshëm për metabolizmin e karbohidrateve dhe yndyrnave. Vjen nga fjala greke pantos, që do të thotë kudo, në përputhje me përdorimin e gjerë të vitaminës B5 në produktet ushqyese.
Vitamina B5 është e pranishme në kozmetikën mjekësore si panthenol, ndërsa forma pantotenati i kalciumit shmanget. Si panthenol është shumë më aktiv, aktivizohet në lëkurë në acid pantotenik aktiv.

Acidi pantotenik është shumë i rëndësishëm për lëkurën. Ai ushqen, hidraton, qetëson, përtërin dhe ushqen lëkurën. Zvogëlon avullimin e ujit përmes epidermës së lëkurës, e ruan lagështinë në dermë dhe e mban lëkurën të hidratuar mirë me ton të mirë. E mbron dhe e qetëson lëkurën gjatë acarimit dhe inflamacionit nga agjentë të ndryshëm, faktorë kontakti, diell, ndotje.
E qetëson irritimin gjatë akneve, rosaceas, dermatitit seborheik, dermatitit pelenik, psoriazës, atopisë…
Rekomandohet të përdoret para radioterapisë, gjat transplantimit të lëkurës. Mund të përdoret nga të gjitha kategoritë e moshave, dhe veçanërisht rekomandohet për kategoritë më të rrezikuara – gjeneratat pediatrike dhe geriatrike.

Dermatologët kremin dhe vajin panthenol e rekomandojnë gjatë disa gjendjeve:
- Acne vulgares
- Dermatiti Seborheik
- Dermatiti atopik
- Rosacea
- Ekzema
- Psoriaza
- Dermatiti afatgjatë
- Dermatiti pelenik
- Dermatiti i rrezatimit
- Dhe shumë dermatoza të tjera.
Kremi / vaji panthenol përmban 5.0 gr panthenol, i përpunuar nga përbërës natyral, jo alergjik, i lehtë për t’u aplikuar, i lehtë për tu përthithur dhe e bën lëkurën të butë, me shkëlqim, të butë. Kremrat absorbohen lehtësisht dhe rekomandohen për zona më delikate – fytyrën, lëkurën e kokës, lëkurën e inflamuar akute… ndërsa vaji krijon një sipërfaqe të shkëlqyeshme duke e ruajtur lagështirën në lëkurë, mbron dhe ripërtërin. Rekomandohet aty ku lëkura është e thatë, e inflamuar, e dëmtuar, në shputa…