Shkruan: Dr. Jadranka Belan Zhukliq
Gjinekologe
Pap testi është pjesë e ekzaminimi rutinë gjinekologjik. Brisi që merret nga qelizat e qafës së mitrës, vagina dhe mukoza e qafës së mitrës vendoset në një xham të vogël dhe më pas analizohen nën mikroskop në laborator citologjik. Pap testi është test pa dhimbje dhe lehtësisht i realizueshëm dhe për këtë arsye mund të aplikohet në shumë gra.
ÇFARË MUND TË ZBULOHET NËPËRMJET PAP-TESTIT?
Qëllimi i administrimit të PAP-testit është të zbulojë lezione që i paraprijnë shfaqjes së kancerit të qafës së mitrës (të ashtuquajturat lezione të vogla ose para-invazive) në mesin e grave që nuk kanë simptoma ose as edhe ndryshime që vihen re me sy, me qëllim për të parandaluar zhvillimin e sëmundjes malinje.
Pap testi gjithashtu lejon që të zbulohet kanceri i qafës së mitrës që në fillim, kur shërimi i plotë është i mundshëm. Për më tepër, ky test gjithashtu jep informacion për praninë e inflamacionit dhe praninë e disa sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.
Duhet të theksohet se PAP testi jep informacione të saktë në lidhje me ngjarjet në qelizat e qafës së mitrës dhe të vaginës. Është më i saktë në diagnostikimin e ndryshimeve në pllakë sesa në qelizat e qafës së mitrës. Ndonjëherë mund të dyshohet se diçka po ndodh në qelizat në pjesën e mbetur të mitrës, ndërsa rrallë herë në mostër mund të gjenden edhe qeliza me origjinë nga vezoret ose vezëpërçuesit.
ÇFARË DO TË THOTË CIN?
Ndryshimet pre-malinje të qafës së mitrës, të njohura më shumë si CIN (lezione cervikale intraepiteliale) mund të jenë me shkallë të ulët (CIN 1) dhe të lartë (CIN 2 dhe CIN 3) – që do të thotë rreziku i ulët dhe i lartë i zhvillimit të kancerit në qafën e mitrës. Me kalimin e kohës, sistemi imunitar i trupit mund të luftojë të ndryshojë në mënyrë spontane, të ngecë ose të shkojë në një nivel më të lartë të CIN, ose atë që ne me siguri po përpiqemi të parandalojmë – zhvillimin e kancerit “të vërtetë”.
Sot është i njohur fakti se në cilën përqindje CIN 1, 2 ose 3 zhduket spontanisht, ngecë ose përparon, dhe sa kohë përafërsisht është e nevojshme.
HPV INFEKSIONI
Gjithashtu, dihet se zhvillimi i kancerit të qafës së mitrës shoqërohet me lloje të caktuara të human papillomavirusit (HR-HPV) që kanë efekt onkogjenik. Është aftësia e disa viruseve që nga prania e tyre në qelizat pritëse shkaktojnë shëndrimin e qelizave nga normale në malinje.
HPV është e pranishme në 99.7% të kancerit të qafës së mitrës dhe në rreth 92% të lezioneve CIN 3. Kjo nuk do të thotë që një grua që ka HPV infeksion do të ketë 100% kancer të qafës së mitrës.
Përkundrazi, sistemi imunitar i shumicës së grave e kapërcen infeksionin HPV përpara se të zhvillojë CIN lezionet. Prandaj, vajzat më të reja se 20 vjeçe nuk këshillohen që të testohen menjëherë për HPV, pasi shumica e rasteve të HPV pritet të zhduken spontanisht, ndërsa vajza do të ngarkohet me dijeninë mbi praninë e virusit.
Siç u përmend, në gjetjet e CIN 3 dhe pa testimin e HPV, e dimë që ai është i pranishme në një përqindje të madhe dhe se diagnostikimi citologjik është kontrolluar dhe se me anë të analizave histopatologjike në më shumë se 90% të rasteve, konfirmohet diagnoza. Prandaj menjëherë kryhet kolposkopia dhe biopsia e plotë.
Nga shembujt e mësipërm mund të konkludohet se gjinekologu amë / i zgjedhur mund të zgjedhë midis disa opsioneve të sakta që do të aplikojë nga ekzaminimet shtesë të PAP testit të kryer më herët, në varësi të moshës së gruas, PAP testeve të mëparshme, trajtimeve të mëparshme, nëse ato janë bërë tashmë disa nga testet dhe nëse shtatzënia është e pranishme. Kjo mund të jetë një Pap test i përsëritur, kolposkopi, HPV ose biopsi në gjashtë muaj (marrja e mostrave nga indet për analiza histopatologjike).
Domethënë, tek citologjia në mënyrë spontane analizohen qelizat, ndërsa në mënyrë histopatologjike analizohen qelizat, por në inde.
Diagnoza histopatologjike është diagnoza përfundimtare, ku në bazë të së cilës planifikohet trajtimi dhe monitorimi i mëtutjeshëm.
PAP-tetsti na ofron informacione për dy lloje të qelizave në sipërfaqen e qafës së mitrës:
- Pllakore (eng. Squamous)
- Gjëndrore (eng. glandular)
Disa shkurtesa tregojnë nëse bëhet fjalë për qeliza pllakore ose gjëndrore të qafës së mitrës, si dhe për çfarë shkalle ndryshimi bëhet fjalë.
QELIZAT PLLAKORE
- ASC – US (eng. Atypical squamous cells of undetermined significance) – do të thotë që gjetja është në vijën midis normales dhe dyshimit për CIN 1.
- ASC-H (eng. Atypical squamous cells – cannot exclude HSIL) – do të thotë se ekziston dyshimi për H-SIL (CIN 2, CIN 3), por nuk ka qeliza të mjaftueshme për të përcaktuar diagnozën H-SIL.
- L – SIL (eng. Low grade squamous intraepithelial lesion) – ndryshim me rrezik të ulët për zhvillimin e kancerit në qelizat pllakore të qafës së mitrës.
- H-SIL (eng. High grade squamous intraepithelial lesion) – ndryshim me rrezikut të lartë për zhvillimin e kancerit në qelizat pllakore të qafës së mitrës.
Diagnoza përfundimtare për CIN 1, 2 ose 3 merret me anë të analizës histopatologjike të indeve të marra me biopsi.
CIN 1 (eng. Cervical intraepithelial neoplasia Grade I) ose Dysplasia levis – ndryshimi i lehtë i qelizave pllakore të qafës së mitrës
CIN 2 (eng. Cervical intraepithelial neoplasia Grade II) ose Dysplasia media – ndryshim i moderuar i qelizave pllakore të qafës së mitrës
CIN 3 (eng. Cervical intraepithelial neoplasia Grade III) përfshin dy ndryshime pre-malinje:
- Dysplasia gravis – ndryshim i rëndë pre-malinj i qelizave pllakore
- Carcinoma in situ – qelizat pllakore janë malinje të ndryshuar, por akoma nuk është kaluar kufiri i kancerit ‘real’ të qelizave pllakore, është e nevojshme që histologjikisht të konfirmohet diagnoza dhe pastaj të bëhet ndërhyrja e duhur.
QELIZAT GJËNDRORE
Duke pasur parasysh që ato gjenden në kanalin që lidh vaginën me mitrën, ato janë vështirë për tu marrë për analiza citologjike dhe është më vështirë të diagnostikohet me saktësi shkalla e ndryshimit dhe ekzistojnë vetëm dy lezione citologjike pre-malinje AGC dhe AIS.
- AGC (ang. Atypical Glandular Cells) – qelizat gjëndrore janë të ndryshuara, është e nevojshme konfirmimi histopatologjik i diagnozës.
- AIS – (ang. Adenocarcinoma in situ) – qelizat malinje janë malinje të ndryshueshme, por akoma nuk ka një kufi ndaj kancerit “të vërtetë” të qelizave gjëndrore, është i nevojshëm konfirmimi histopatologjik i diagnozës dhe më pas të kryhet ndërhyrja e përshtatshme kirurgjikale.
Nëse në PAP test vihet re prania e Carcinoma planocellulare ose Adenocarcinoma, atëherë bëhet fjalë për sëmundje malinje, por megjithatë nevojitet biopsia dhe konfirmimi histopatologjik i diagnozës.