Dr. Kornelia Stefanova: Ju është caktuar ndërhyrje laparoskopike? Ja çfarë duhet të dini për anestezinë

Për të realizuar kirurgjinë laparoskopike nevojitet menaxhimi i veçantë gjatë anestezisë. Ato kryhen nën anestezi të përgjithshme. Anesteziologu para operacionit bën vlerësim të mirë të gjendjes kardiovaskulare të pacientit dhe funksionit respirator, si dhe të gjithë gjendjes së tij të përgjithshme.

Shkruan: Dr. Kornelia Stefanova

anesteziologe


Kirurgjia laparoskopike është teknikë kirurgjikale minimale invazive. Me këtë lloj teknike operative kryhen shumë operacione abdominale, gjinekologjike, urologjike. Kjo teknikë ka një avantazh të madh në krahasim me operacionet e hapura, për shkak të prerjeve minimale operative (trauma minimale kirurgjikale), dhimbjeve minimale pas operacionit dhe komplikimet dhe shërimi i shpejtë i pacientëve. Pacientët qëndrojnë për pak kohë në spital, vetëm një ditë spitalore. Për të realizuar kirurgjinë laparaskopike, nevojiten pajisje të veçanta. Një numër ndërhyrjesh që më herët kishin zhvillim kurs të gjatë pas operacionit dhe qëndrim në spital, tani përfundojnë me shërim shumë më të shpejtë për pacientët.

Ndërhyrjet laparoskopike kryhen nën anestezi të përgjithshme me intubacion endotrakeal dhe relaksim të mirë të muskujve.

Për të realizuar kirurgjinë laparoskopike nevojitet menaxhimi i veçantë gjatë anestezisë, për shkak të ndryshimeve në trup gjatë operacionit, vendosja e pacientit me kokë lartë ose kokë poshtë, si dhe praninë e gazit, dioksidit të karbonit në zgavrën e barkut. Këto ndryshime ndikojnë në funksionin kardiorespirator të pacientit. Prandaj, nevojitet vlerësimi i mirë para operacionit të gjendjes kardiovaskulare dhe funksionit të frymëmarrjes së pacientit, si dhe gjendjen e përgjithshme.

Për të realizuar kirurgjinë laparaskopike, nevojiten pajisje të veçanta.

Pacientët me sëmundje ishemike të zemrës, sëmundje të valvulave të zemrës dhe sëmundje pulmonare nuk janë të përshtatshëm për kirurgji laparoskopike.

Për të realizuar kirurgjinë laparoskopike është i nevojshëm vizualizimi i mirë i organeve, gjë që realizohet duke mbushur zgavrën e barkut me dioksid karboni, relaksim të mirë të muskujve dhe vendosjen e kokës më poshtë se sa këmbët. Ky pozicion është veçanërisht i rëndësishëm në operacionet gjinekologjike, ku shihen më mirë organet e legenit. Dioksidi i karbonit është mjaftueshmë i shpërndarë, lehtë dhe shpejt absorbohet nëpër zgavrën peritoneale, ndërsa përmes qarkullimit të gjakut dhe mushkërive eliminohet nga organizmi. Sasia e tij në organizëm ka efekte të caktuara në qarkullimin, në efektin depresiv të zemrës, aritminë, ndryshimet në rezistencën vaskulare periferike, ulje të kthimit venoz, ulje të vëllimit kardiovaskular, rritje të presionit arterial. Këto ndryshime tolerohen mirë nga pacientë të shëndetshëm paraprakisht, ndërsa te pacientët me sëmundje kardiovaskulare paraprake nevojitet vëmendja e veçantë, si dhe aplikimi i ilaçeve shtesë gjatë anestezisë.

Gjatë operacionit ka sekretim të rritur të acidit të lukthit, prandaj ndonjëherë nevojitet vendosja e tubit nazogastrik. Pozicioni i trupit gjithashtu ndikon në qarkullimin në të gjithë trupin. Dioksidi i karbonit duhet të futet ngadalë për të shmangur ndonjë komplikim.

Kirurgjia laparoskopike është teknikë moderne e ndërhyrjes dhe ka avantazh të madh në krahasim me kirurgjinë e hapur.

Pneumoperitoneumi gjithashtu ka efekt edhe në funksionin e frymëmarrjes, me rritjen e presionit intra-abdominal ngritet diafragma, kryhet shtypje ndaj mushkërive dhe komprometohet frymëmarrja. Anesteziologu e menaxhon frymëmarrjen duke ndryshuar parametrat e ventilimit mekanik, vëllim të mjaftueshëm të frymëmarrjes, duke rritur frekuencën e frymëmarrjes për të eleminuar më mirë dioksidin e karbonit.

Gjatë operacionit, është i nevojshëm monitorimi standard, i cili përfshin EKG, matjen e presionit të gjakut, ngopjen e oksigjenit, matjen e dioksidit të karbonit dhe temperaturën trupore.

Anestezia e përgjithshme me intubacion endotrakeal është teknikë e sigurt, por mund të përdoren edhe anestetikë inhaluese të cilët eliminohen shpejt pas operacionit dhe kanë shërim të shpejtë të pacientit. Pas operacionit monitorohet ngopja periferike e oksigjenit, EKG, presioni i gjakut, rrahjet e zemrës. Shpesh shfaqen nauze dhe të vjella pas operacionit, që eliminohen me sukses përmes antiemetikëve që jepen para operacionit.

Dhimbja pas operacionit është minimale dhe trajtohet me analgjezi të kombinuar (opioide, ilaçe jo-steroide anti-inflamatore, paracetamol). Qëllimi i anestezisë është të lejojë që ndryshimet fiziologjike gjatë operacionit të kenë efekt minimal në organet vitale dhe komplikime minimale, të sigurojnë analgjezi të mirë dhe gjumë për pacientin.