Dr. Kornelia Stefanova: Si duket ekzaminimi anesteziologjik i pacientit para operacionit

Është shumë e rëndësishme që anesteziologu të informohet për shëndetin e përgjithshëm të pacientit dhe të gjitha problemet shëndetësore gjatë gjithë jetës së pacientit. Pacienti duhet të përgjigjet sinqerisht pyetjeve në lidhje me sëmundjet aktuale dhe të kaluara, për ato se çfarë lloje të barnave përdor, nëse ka alergji ndaj ushqimeve ose ilaçeve, zakonet si (pirja e duhanit, alkooli, stimuluesit, opiumet).

Shkruan: Dr. Kornelia Stefanova

anesteziologe


Anesteziologjia është degë e mjeksisë që merret me lehtësimin e dhimbjeve ose ndërgjegjësimit gjatë procedurave diagnostikuese ose procedurave terapeutike, si dhe trajtimin perioperativ i cili përfshin përgatitjen para operacionit dhe monitorimin dhe trajtimin pas operacionit.

Çdo pacient që operohet ose i nënshtrohet ndonjë procedure diagnostike anestezie duhet të ekzaminohet paraprakisht nga anesteziologu.

DUHET TË DIHET GJITHÇKA PËR PACIENTIN

Anesteziologu është mjek, specialist për anestezi, reanimacion dhe kujdes intensiv dhe roli i tij është që t’i sigurojë pacientit që në mënyrë të sigurt dhe pa dhimbje të duroj operacionin dhe zhvillimin postoperativ, shpjegon mjekja. Biseda me anesteziologun dhe përgatitja para operacionit bëhet në klinikën anesteziologjike. Për shkak të ndryshimeve që ndodhin gjatë operacionit dhe gjatë anestezisë, është shumë e rëndësishme që anesteziologu të informohet për shëndetin e përgjithshëm të pacientit dhe të gjitha problemet shëndetësore gjatë gjithë jetës së pacientit. Pacienti duhet të përgjigjet sinqerisht pyetjeve në lidhje me sëmundjet aktuale dhe të kaluara, për ato se çfarë lloje të barnave përdor, nëse ka alergji ndaj ushqimeve ose ilaçeve, zakonet si (pirja e duhanit, alkooli, stimuluesit, opiumet). Bazuar në këtë, anesteziologu vendos llojin më të mirë të anestezisë dhe mundësinë më të vogël të komplikimeve. Gjatë ekzaminimit, anesteziologu i shpjegon përfitimet dhe rreziqet e llojeve të anestezisë (së përgjithshme, rajonale dhe lokale).

Gjatë ekzaminimit para operacionit, pacienti duhet të mbajnë dokumentacionin e nevojshëm mjekësor për operacionet dhe sëmundjet e mëparshme.

ÇFARË ANESTEZIONI – VARET NGA LLOJI I NDËRHYRJES

Zgjedhja e anestezisë varet nga lloji i operacionit ose nga procedura diagnostikuese, si dhe nga gjendja shëndetësore e pacientit.

Qëllimi i kësaj përgatitje është që pacienti të jetë i ekspozuar në gjendjen më të mirë të përgjithshme, për të zvogëluar rrezikun e komplikimeve gjatë operacionit. Gjatë këtij ekzaminimi, pacienti mund të parashtrojë lirisht dhe pa frikë pyetje për ndonjë gjë që e intereson. Pacienti duhet të plotësojë një pyetësor anesteziologjie dhe pëlqimin për anestezinë dhe ndërhyrjen, ku janë të shënuar të gjitha informacionet se çfarë është anestezia, llojet e anestezisë, komplikimet e mundshme dhe zhvillimi pas operacionit. Gjatë ekzaminimit para operacionit, pacienti duhet të mbajnë dokumentacionin e nevojshëm mjekësor për operacionet dhe sëmundjet e mëparshme. Anesteziologjia duhet të kryhet të paktën 24 orë para ndërhyrjes, sidomos për pacientët mbi 40 vjeç dhe ndërhyrjet më të gjata, ndërsa për pacientët më të rinj dhe ndërhyrjet një ditore mund të kryhen në të njëjtën ditë, në mëngjes, menjëherë para ndërhyrjes.

Çdo pacient duhet të respektoj kërkesa të caktuara, dmth. nuk duhet të konsumoj ushqime dhe lëngje gjashtë orë para ndërhyrjes (për lëngje të pastra dy orë para ndërhyrjes, foshnjat 4 orë ndërpritet gjidhënia).

ÇFARË KONTROLLOHET PARA NDËRHYRJES

Gjatë ekzaminimit bëhet një përmbledhje e hollësishme e të gjitha funksioneve jetësore. Matet shtypja e gjakut, bëhet EKG dhe vlerësimi kardiologjik (ekzaminim kardiologjik jo më i vjetër se 6 muaj), auskultimi i mushkërive, përcaktimi i grupit të gjakut, analiza laboratorike, dmth pasqyra e gjakut, elektrolitet, sheqeri, kohët e gjakderdhjes, kontrollohen enzimat hepatike, produktet e degradimit, bëhet skriningu infektiv. Gjithashtu shënohet edhe pesha trupore dhe lartësia e pacientit, nëse është e nevojshme bëhet edhe alergotesti ndaj anestetikëve dhe ilaçeve të tjera. Plotësohet një pyetësorë anesteziologjie dhe pëlqimi, mirëpo nëse është e nevojshme kryhen edhe ekzaminime shtesë si (Echo-ekzaminimi, CT, laboratori shtesë).

TË MOS KONSUMOHET ASGJË GJASHTË ORËT E FUNDIT

Çdo pacient duhet të respektoj kërkesa të caktuara, dmth. nuk duhet të konsumoj ushqime dhe lëngje gjashtë orë para ndërhyrjes (për lëngje të pastra dy orë para ndërhyrjes, foshnjat 4 orë ndërpritet gjidhënia). Nëse pacienti përdor terapi kronike (medikamente për tension të lartë, ritëm të ndryshuar të zemrës, medikamente të frymëmarrjes, depresioni), atëherë ato merren deri në ditën e ndërhyrjes në marrëveshje me anesteziologun. Ilaçet që ndikojnë në rritjen e gjakderdhjes operative ndërpriten në marrëveshje me anesteziologun. Nëse pacienti ka alergji të provuar ndaj ilaçeve, kryhet përgatitja me ilaçe antialergjike para ndërhyrjes. Pirja e duhanit ndalohet dy orë para ndërhyrjes. Hiqen protezat dentare, bizhuteritë, manikyri i thonjve, thjerëzat optike.