Dr. Kosta Vasilevski: Pse paraqiten dhimbjet e forta në organet gjenitale femërore?

Shfaqjen e dhimbjes së fortë në stomak, me origjinë nga organet gjenitale femërore, e ndjekur nga irritimi i mbështjellësit të mbrendshëm të barkut, nga mjekët është quajtur si bark akut me origjinë gjinekologjike. Kështu, gradualisht ndodh rritja e fuqisë së dhimbjes, reflektimi i dhimbjes në shpatulla, forcimi i saj gjatë kollitjes, urinim ose defekim, ndonjëherë ndjekur nga hemoragjia jonormale, neveri, vjellje dhe ethe (temperaturë të lartë trupore).

Shkruan: Dr. Kosta Vasilevski – gjinekolog


Abdomeni akut me origjië gjinekologjike është entitet klinik që tregon praninë e dhimbjes së fortë të barkut, që vjen nga organet gjenitale femërore dhe shenjat e irritimit peritoneal (irritim të mbështjellësit të mbrendshëm të barkut).

Kjo dhimbje ka karakteristikat e veta. Kështu, gradualisht ndodh rritja e fuqisë së dhimbjes, reflektimi i dhimbjes në shpatulla, forcimi i saj gjatë kollitjes, urinim ose defekim, ndonjëherë ndjekur nga hemoragjia jonormale, neveri, vjellje dhe ethe (temperaturë të lartë trupore). Pacientët mund të kenë qëndrim të pavullnetshëm të trupit, ndjeshmëri në pjesën e poshtme të barkut (dhimbje të ndjeshme), zvogëlim ose mungesë të funksionit të zorrëve (peristaltikën), ndërsa në ekzaminimin klinik të ketë dhimbje të ndjeshme gjatë lëvizjes së qafës së mitrës.

Dhimbja në pjesën e poshtme të barkut me prejardhje gjinekologjike, e cila ka karakteristikat të menjëhershme, të forta dhe akute, mund të ketë origjinë nga këputja e (depërtimi) i tubit gjatë shtatëzanisë jashtë mitre, këputje e kistës ovariane, rrotullim i  vezoreve të shëndetshme ose të dhimbshme), rrotullimi i tumor ovarian ose miomës sub-seroze.

Rrotullimi i tumorit ovarian është një ndërlikim i zakonshëm në tumoret ovariane. Ato në vete përmbajnë enë të gjakut. Sa më gjatë ose më shumë hapësirë të ketë në stomak, aq më shumë ka gjasa për ta rrotulluar atë.

Si shkaktarë numërohen edhe lëvizjet e menjëhershme të trupit, ngritja e ngarkesave, hedhje, dhe kështu me radhë. Nga të gjithë tumoret e vezoreve, teratoma beninje cistike (ose cista dermoide) është veçanërisht e prirur për rrotullim. Pacientët që trajtohen për shterpësi, gjatë dhënies së gonadotropinës mund të vjen deri te hiperstimulimi ovarian, e cila mund të transmetohet me paraqitjen e dhimbjeve të forta në pjesën e poshtme të barkut, si dhe rritjen e të dyja vezoret. Në një numër të rasteve mund të paraqitet edhe askiti, lëngje në bark, në kraharor, ose trombozë të enëve të gjakut.

Dhimbja në pjesën e poshtme të barkut me origjinë gjinekologjike me fillim sub-akut zakonisht është për shkak të këputjes së tubo-ovarian abscesit (inflamacion me qelb i vezoreve), rrotullimi i vezores ose cistit (ku ka një kthesë jo të plotë dmth., ka pengesë të pjesshme të enëve të gjakut), dismenorrea, endometrioza, shtatëzania ektopike.

  • Vendi i dhimbjes mund të jetë në njërën anë (patologjia adnexale) ose në të dyja anët (inflamacion i adnexës, tubo-ovarian abscesi, endometrioza) dhe suprapubike me origjinë nga mitra ose inflamacion të organeve të pelvikut.
  • Dhimbja mund të shoqërohet me gjakderdhje menstruale, marrëdhënie seksuale, urinim ose defekim, shoqëruar me temperaturë të lartë trupore, neveri, të vjella, tension të zvogëluar të gjakut.
  • Pacientja mund të ketë temperaturë të lartë mbi 38 gradë Celsius gjatë inflamacionit të vezoreve, inflamacionit të ligamenteve të legenit, temperaturë të lehtë të rritur deri në 38 gradë Celsius gjatë endometriozës, miomës në shkatërim ose pacientja të ejtë me temperaturë të lartë gjatë rrotullimit të vezores së shëndetshme, tubi i plasur gjatë shtatëzanisë jashtë mitre.

Qasja ndaj një gruaje shtatzënë me dhimbje të theksuar abdominale është e ngjashme me atë të pacientëve jo-shtatzanë me abdomen akut (gjendje e cila kërkon trajtim urgjent kirurgjik). Në caktimin e diagnozës zakonisht përdoren analizat laboratorike, ultratingujt dhe ekzaminimi fizik.

Është e këshillueshme që gjatë vlerësimit të një pacienteje të tillë, të përfshihet kirurg, gjinekolog-obstetër.

Indikacionet për kirurgji urgjente tek gratë shtatzëna janë të njëjta si ato tek gratë jo shtatzëna. Nëse është e nevojshme që trajtimi të kryhet gjatë shtatzënisë, më së miri është që të kryhet në tremujorin e dytë, pasi rreziku i lindjes para kohe është më i ulët në krahasim me tremujorin e tretë. Gjithashtu, rreziku i humbjes spontane të shtatzënisë është më i ulët në tremujorin e dytë, krahasuar me tremujorin e parë.

Dhimbje kronike në pelvikun e vogël me origjinë gjinekologjike

Gjatë dhimbjeve kronike në pelvikun e vogël, zakonisht bëhet fjalë për dhimbje gjatë ciklit menstrual (dismenorrea). Menstruacionet e dhimbshme mund të jenë primare dhe sekondare. Primaret ndodhin ditën e parë të ciklit menstrual, dhe paraqiten tek vajzat dhe femrat e reja, ndërsa trajtohen me analgjetikë. Sekondaret, shkaktohen nga origjina organike (endometrioza, mioma, përdorimi i spiraleve, inflamacioni) dhe trajtohen me diagnozë të saktë dhe largimin e shkaktarit. Dhimbja në pelvikun e vogël, e cila është e lidhur me hemoragjinë afatshkurtër, mund të ndodhë edhe gjatë ovulacionit. Dhimbja kronike mund të ndodhë edhe gjatë anomalive të mitrës dhe vaginës (hematokolpos dhe hematometër), të cilat mund të çojnë në nevojën për trajtim kirurgjik. Dyspareunia është entitet i karakterizuar nga dhimbjet në pelvikun e vogël gjatë marrëdhënies seksuale, ndërsa zakonisht ndodh tek pacientet ku janë të lëna vezoret (pas trajtimit kirurgjikal të histerektomisë), në prani të prolapsit gjenital, tek pacientet e diagnostikuar me retroversion në mitër , tek pacientet me vaginë të shkurtër etj.