Dr. Laura Marusinec, pediatre: Sa vjeç duhet të jetë fëmija para se të merrni një kafshë shtëpiake në shtëpinë tuaj?

Mosha e fëmijëve tuaj është një nga faktorët që duhet të keni parasysh kur merrni një kafshë shtëpiake. Në përgjithësi, meqenëse shumë lëndime nga kafshimi i qenit ndodhin tek fëmijët e vegjël, mund të jetë më e sigurt të prisni derisa fëmija juaj të mbushë katër vjeç.

Fëmija juaj duhet të jetë mjaft i rritur për të kuptuar se si të trajtojë kafshët

SHKRUAN:
Dr. Laura Marusinec,
pediatër

♦♦♦♦♦♦♦

Çdo vit, milion familje marrin nga një kafshë shtëpiake në shtëpinë e tyre. Të kesh një mace ose qen mund të jetë shpërblim emocional për fëmijët dhe të rriturit. Pronari i qenit, gjithashtu mund të nxjerrë familjen e tij jasht për ajër të pastër dhe gjithashtu për të ushtruar në shëtitjet e përditshme.

Dr. Laura Marusinec, pediatër
Një kafshë e re shtëpiake është një anëtar i familjes dhe mund të jetë një burim i madh gëzimi për fëmijën tuaj, por siguria është në radhë të parë. Fatkeqësisht, fëmijët janë viktimat më të zakonshme të kafshimit të kafshëve shtëpiake dhe kanë shumë më tepër gjasa të lëndohen rëndë nga ata.

 

Por merrni parasysh fëmijët tuaj dhe nivelet e tyre individuale të pjekurisë, pasi çdo fëmijë zhvillohet ndryshe. Ka gjashtë vjeçar që janë të qetë me kafshët dhe mund të jenë të gatshëm të jenë të përgjegjshëm, ashtu siç ka dhjetë vjeçar që mund të jenë shumë aktivë dhe të padurueshëm për të qenë pranë kafshëve shtëpiake.

Gjithashtu, mbani në mend se kur keni një foshnje apo një fëmijë, tashmë keni shumë përgjegjësi. Kjo mund të mos jetë koha ideale për të marrë një qenush apo kotele, veçanërisht nëse nuk keni pasur kurrë një kafshë shtëpiake. Të presësh derisa familja juaj të ketë më shumë kohë për t’i kushtuar kafshës shtëpiake, të dini nëse fëmija juaj ka alergji, dhe fëmija juaj të jetë mjaft i rritur për të kuptuar se si të trajtojë kafshët- është një veprim i zgjuar.

Disa pika që duhet ti keni parasysh

Nëse fëmijët tuaj vërtet e kuptojnë rëndësinë e të qenit të qetë rreth një kafshe të re, ndërsa kafsha e re shtëpiake ndihet rehatshëm nëpër shtëpi, atëherë mund të jetë koha e duhur për të marrë një kafshë shtëpiake. Megjithatë, mbani parasysh këto këshilla të tjera:

Diskutoni dhe vendosni me kujdes

Diskutoni përgjegjësitë me fëmijët tuaj dhe mos shpejtoni kur shihni kafshë. Anëtarët e stafit të birësimit në strehimoret e kafshëve dhe mbikëqyrësit përgjegjës  duhet të kenë ide për kafshët shtëpiake për ju, bazuar në situatën tuaj dhe moshat e fëmijëve. Kërkoni ndihmën e tyre dhe jini të sinqertë për jetën tuaj në shtëpi, nivelet e aktivitetit dhe e durimin e fëmijëve.

Mos zgjidhni një kafshë shtëpiake nga pamja e saj

Merrni parasysh nevojat e kafshës shtëpiake dhe sigurinë e fëmijëve tuaj. Kur bëhet fjalë për qentë, ka shumë raca për të zgjedhur. Është e rëndësishme të siguroheni që temperamenti i kafshës shtëpiake dhe tiparet e tjera të mos e vënë fëmijën tuaj në rrezik të shtuar nga lëndimi. Një qen i madh dhe i fortë mund të mos jetë zgjidhja më e mirë për një shtëpi me fëmijë të vegjël. Shmangni kafshët që kanë probleme të sjelljes ose një histori agresioni ose kafshimesh.

Shikoni me kujdes veprimet e fëmijës tuaj rreth kafshëve shtëpiake

Edhe nëse fëmijët tuaj e respektojnë kafshën shtëpiake, do t’ju duhet të mbikëqyrni me kujdes ndërveprimet midis fëmijëve tuaj të vegjël dhe kafshës. Kjo është për të monitoruar çështjet e mundshme të agresionit dhe për të siguruar që fëmijët tuaj të mos tërheqin veshët e qenit ose të kapin bishtin e maces. Një kafshë e frikësuar ndonjëherë mund të gërvisht ose kafshojë.

Një kafshë e re është një anëtar i familjes dhe mund të jetë një burim i madh gëzimi për fëmijën tuaj, por siguria është në radhë të parë. Fatkeqësisht, fëmijët janë viktimat më të zakonshme të kafshimit të kafshëve shtëpiake dhe kanë shumë më tepër gjasa të lëndohen rëndë.

Merrni parasysh nevojat e kafshës shtëpiake dhe sigurinë e fëmijëve tuaj. Kur bëhet fjalë për qentë, ka shumë raca për të zgjedhur. Është e rëndësishme të siguroheni që temperamenti i kafshës shtëpiake dhe tiparet e tjera të mos e vënë fëmijën tuaj në rrezik të shtuar nga lëndimi. Një qen i madh dhe i fortë mund të mos jetë zgjidhja më e mirë për një shtëpi me fëmijë të vegjël. Shmangni kafshët që kanë probleme të sjelljes ose një histori agresioni ose kafshimesh.

Shumë kafshime ndodhin gjatë lojës, pasi fëmijët nuk e kuptojnë gjithmonë kur një kafshë shtëpiake është e shumë e stimuluar ose e irrituar. Është e pazakontë që një qen apo mace të sulmojë pa arsye. Fëmijët tuaj duhet të jenë mjaft të rritur për të kuptuar që të mos e vendosin fytyrën pranë kafshës dhe të mos e ngacmojnë kafshën shtëpiake duke i rrëmbyer lodrat ose ëmbëlsirat prej tij. Gjithashtu, fëmijët e vegjël duhet të mbahen larg kafshëve shtëpiake kur hanë ose flenë.

Lëreni fëmijën tuaj të ndihmojë gjatë trajnimit

Keni parasysh që fëmija juaj të marrë pjesë në trajnimin së bashku me ju. Kjo mund t’i ndihmojë ata të mësojnë se si të trajtojnë siç duhet një qen ose qenush dhe ta trajnojnë kafshën vetëm përmes një qëndrimi pozitiv. Sigurohuni që fëmijët tuaj të kuptojnë se një kafshës shtëpiake asnjëherë nuk duhet ti bërtasësh apo goditësh. Të gjithë në shtëpi duhet të përdorin një qëndrim pozitiv për të inkurajuar sjelljen ideale. Nëse shihni shenja shqetësuese të abuzimit me kafshët nga ana e fëmijës, bisedoni me pediatrin tuaj për udhëzime.

Mësoni fëmijët të kujdesen për një kafshë shtëpiake

Shumicën e punës ndoshta do ta bëni ju duke u kujdesur për kafshën shtëpiake, sigurisht. Megjithatë, nëse keni fëmijë që janë afërsisht 5 vjeç ose më të vjetër, mund të prisni ndihmën nga ata, për disa nga punët e thjeshta, të tilla si zgjidhja e qenit, dhënia e ëmbëlsirave pas shëtitjeve ose mbushja e tasit me ujë.

Kujdesi për një kafshë është një mënyrë e shkëlqyer për të mësuar për përgjegjësinë dhe kujdesin për të tjerët. Vendosja e një orari me fëmijën tuaj për të ushtruar dhe larë kafshën tuaj mund të ndihmojë në ndërtimin e sjelljes së përgjegjshme. Mund të inkurajojë gjithashtu një ndjenjë organizimi për fëmijën tuaj, e cila është jetike për shëndetin mendor.

Kafshët shtëpiake dhe njerëzit gjithashtu ndërtojnë një lidhje që mund të ndihmojë në mësimin e dhembshurisë dhe kujdesit për një qenie tjetër. Fëmijët mund t’i transferojnë këto aftësi ndërsa ndërveprojnë me të tjerët.

Mbani mend:

Dëshironi që anëtari i ri i familjes të jetë i lumtur dhe i shëndetshëm për shumë vite, dhe fëmijët tuaj të kenë një mik besnik. Dhe, dëshironi që të gjithë të jenë të sigurt.                                                                                                                (Burimi: ААP)

Përktheu dhe përshtati:S.N