Dr. Lidija Palanova, interniste: Mbajtja e holterit praktikohet gjatë çrregullimit të ritmit kardiak, gjendjeve të paqarta të kolapsit, si dhe tek pacientët me dhimbje gjoksi

Vetë procedura është jo-invazive, e rehatshme, pasi që pacienti nuk është i kufizuar në aktivitetet e tij të zakonshme gjatë hetimit, ndërsa ekziston mundësia që të përsëritet procedura në një afat të shkurtër kohor.

Shkruan: Dr. Lidija Palanova, interniste

Në praktikën e përditshme, mbajtja e holterit është një nga procedurat më të zakonshme diagnostifikuese në ordinancat kardiologjike. Gjatë analizimit të të dhënave të marra, fitohet një pasqyrë e ritmit të zemrës, ndryshimet në frekuencën e zemrës, ekzistenca e ekstrasistoleve (rrahjet e parregullta të zemrës ose kërcimet e zemrës), bllokime kardiake (pauzë në përçimin kardiak), si dhe ekzistenca e ST-segmentit – denivelimi (ndryshime që tregojnë isheminë kardiake).

Çfarë na tregon holter-EKG

Holter-EKG është procedurë diagnostifikuese në të cilën kryhet regjistrimi i vazhdueshëm prej 24 orëve EKG (elektrokardiografia – regjistrimi i impulseve të aktivitetit elektrik të muskulit të zemrës) gjatë kryerjes së të gjitha aktiviteteve të zakonshme të pacientit.

Vetë procedura është jo-invazive, e rehatshme, pasi që pacienti nuk është i kufizuar në aktivitetet e tij të zakonshme gjatë hetimit, ndërsa ekziston mundësia që të përsëritet procedura në një afat të shkurtër kohor. Paisja përmes kabllove është e lidhur me elektroda vetë-ngjitëse të cilat janë të aplikuar në gjoks – gjithsej shtatë. Vetë paisja regjistron tre kanale EKG të cilat analizohen më së shpeshti. Shënimet EKG të marra përmes kartë memories transferohen në hard-diskun e kompjuterit për analiza të mëtejshme.

Kur mbahet holteri 

Si tregues kryesor për zbatimin e kësaj procedure diagnostike është shfaqja e çrregullimeve të ritmit të zemrës, gjendjet e paqarta të kolapsit, si dhe pacientët me dhimbje gjoksi, tek të cilët nuk mund të kryhet stres-testi koronar.

Gjatë analizimit të të dhënave të marra, fitohet një pasqyrë e ritmit të zemrës, ndryshimet në frekuencën e zemrës, ekzistenca e ekstrasistoleve, bllokime kardiake (pauzë në përçimin kardiak), si dhe ekzistenca e ST-segmentit – denivelimi.

Holteri për tensionin e gjakut

Vendosja e holterit për tensionin e gjakut është procedurë diagnostikuese në të cilën kryhet matja e tensionit arterial të gjakut për 24-orë, ku pacienti normalisht i kryen aktivitetet e përditshme. Procedura kryhet në mënyrë të tillë ku pacientit rreth shiritit i montohet një pajisje që është në madhësinë e një telefoni celular dhe i njejti është i lidhur me manshetë që vendoset në pjesën e sipërme të krahut të pacientit.

Vet paisja është e programuar në mënyrë të tillë që çdo gjysmë ore të masë tensionin arterial të gjakut dhe pulsin, ndërsa vlerat e fituara pastaj përpunohen në mënyrë kompjuterike dhe analizohen, ku përfitohet një grafikon i vlerave të fituara. Nga analizat e kryera kemi një pasqyrë të variacioneve ditore dhe të natës të tensionit arterial të gjakut, të pulsit, si dhe të vlerës mesatare të tensionit arterial të gjakut.

Procedurë rutinore gjatë tenisionit të lartë të gjakut

Në shumë vende të botës, kjo procedurë diagnostike është rutinë në caktimin e diagnozës së vetë sëmundjes (hipertensionit). Në vendin tonë, indikacioni më i zakonshëm është diagnostifikimi i vetë sëmundjes, gjatë së cilës shmanget fenomeni i mantelit të bardhë (kërcimi i tensionit arterial të gjakut në ordinancat mjekësore), hipertensioni i parregulluar arterial, si dhe përshtatshmëria e një terapie antihipertensive të dhënë.

Përgatiti: Sanja Naumovska/sanja@panacea.mk