Shkruan: Dr. Liljana Brajeviq
kirurg
Venat e zgjeruara janë enët e gjakut të zgjeruara në mënyrë të përhershme që zakonisht shfaqen në këmbë. Shkaqet kryesore të humbjes së anatomisë dhe funksionit të tyre normal janë struktura e dobët e tyre, funksioni i çrregulluar i valvulave venoze, mbështetja e dobësuar anatomike dhe efekti i gravitetit të tokës gjatë qëndrimit të gjatë në këmbë. Të gjitha këto gjendje çojnë në mbajtjen e një sasie më të madhe të gjakut në venat, gjë që bën presion në muret e tyre dhe me kalimin e kohës bën që ato të zgjerohen.
FAKTORËT E RREZIKUT, SIMPTOMAT DHE DIAGNOZA
Ekzistojnë disa faktorë të rrezikut për këtë gjendje:
- Mosha mbi 30 vjeçare
- Pesha e rritur trupore
- Shtatëzania
- Profesione që lidhen me qëndrimin gjatë në këmbë
- Aktivitetit fizik i reduktuar
- Rrezik faktori i trashëguar
- Gjinia, e cila është 3-4 herë më e zakonshme si faktor të rrezikut për gratë
Në raste të tilla, pacientët shpesh ankohen për ënjtje në këmbë pas qëndrimit të gjatë në këmbë, peshës, lodhjes, dhimbjes, ngërçeve të kërcit, djegieve dhe në rastet më të rënda, shfaqja e plagëve. Pas simptomave të tilla, diagnoza caktohet nëpërmjet historisë së marrë, ekzaminimit dhe echo-doppler të enëve të gjakut.
TRAJTIM PËR ZGJIDHJE AFATGJATE
Venat e zgjeruara trajtohen në dy mënyra – me metoda konservative ose metoda kirurgjikale.
- Në trajtimin konservativ përdoren të ashtuquajturat çorapë me kompresim dhe lloje të ndryshme të kremrave, por ato vetëm në mënyrë subjektive i përmirësojnë simptomat pa kurim të përhershëm.
- Nuk ekziston asnjë trajtim konservativ i cili mund t’ju kthej anatominë dhe funksionimin normal në venat e zgjeruara dhe për këtë arsye aplikohen metoda moderne. Gjatë trajtimit modern të venave të zgjeruara kryhet VNUS – ndërhyrja endovaskulare, e cila i përket grupit të ndërhyrjeve njëditore. Metoda konsiston në ablacionin radiofrekuencial të venës së madhe nënlëkurore dhe heqjen e venave të zgjeruara të kërcit përmes prerjeve të vogla prej 5 mm. Pas rreth 45 minutash pacientët shkojnë në shtëpi. Kjo metodë ofron zgjidhje përfundimtare dhe të përhershme për këtë problem.