Shkruan: Dr. Liljana Tevdovska, interniste
Gjatë ultratingullit abdominal ose echo të stomakut përdoren valët ultravjollcë me frekuencë të lartë, për të prodhuar imazhe dy-dimensionale të indeve të buta. Ekzaminimi me këtë pajisje bëhet për shkak të simptomave të caktuara, por periodikisht shërben edhe si parandalues.
Sëmundjet e fshikëzës së tëmthit
Sëmundjet e shpretkës dhe të veshkave, kalkuloza e fshikëzës së tëmthit, inflamacion i fshikëzës së tëmthit dhe performanca akute e dhimbjeve të forta të barkut, janë shkak shumë i zakonshëm për trajtim spitalor.
Inflamacioni kronik i fshikëzës së tëmthit, i ndjekur zakonisht nga prania e gurëve biliare, manifestohet në mënyrë klinike nga dhimbjet shpuese nën brinjët në anën e djathtë dhe intolerancën ndaj ushqimeve me yndyrë. Gurët e tëmthit çojnë në inflamacion të dhimbshëm të fshikëzës së tëmthit, por edhe në obstruksionin e kanaleve biliare dhe ndërprerjes së qarkullimit të lëngut biliar dhe enzimeve digjestive nga mëlçia deri te zorrët. Ekzaminimi me ultratinguj është një metodë sovrane për zbulimin e gurëve në fshikëzën e tëmthit dhe kanalet biliare.
Trajtimi i aneurizmës
Aneurizma paraqet zgjerimin, hollimin dhe dobësim e murit të aortës abdominale, arterie kjo që mbart gjak direkt nga zemra në pjesën e poshtme të trupit. Spërkatja kërcënuese e aneurizmës është gjendje kërcënuese për jetën. Për fat të mirë, aneurizmat zbulohen mjaftë lehtë nëpërmjet ultratingujve. Me monitorim të rregullt mund të parandalohen ndërlikimet akute, si këputje dhe trajtimi i saj kirurgjikal në kohë.
Sëmundjet e shpretkës dhe veshkave
Shpretka është organ që shpesh vuan nga traumat abdominale. Përveç kësaj, ekzistojnë sëmundje inflamatore dhe malinje të shpretkës. Te pacientët me cirrozë të avancuar të mëlçisë, shpretka mund të rritet. Edhe veshkat shpesh dëmtohen nga traumat e barkut. Në to shpesh krijohen gurë, të cilët mund të bllokojnë qarkullimin e urinës dhe të shkaktojnë çrregullime në të gjithë sistemin urinar. Sëmundjet e ndryshme, megjithatë, shkaktojnë ndryshime të ndryshme në morfologjinë e veshkave, deri në dështimin serioz të veshkave. Ultratinguj imazhet janë provuar si një teknikë jashtëzakonisht e dobishme në diagnostifikimin e sëmundjeve renale.
Biopsia me anë të gjilpërës
Teknologjia me ultratinguj përdoret për funksionim të sigurt të biopsisë me anë të gjilpërës, por edhe për kryerjen e procedurave terapeutike. Gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale, ultratingujt japin mbështetje të rëndësishme vizuale për zbulimin e ndryshimeve të vogla në organet që është e vështirë për t’i zbuluar në mënyrë vizuale dhe me anë të prekjes (ekzaminimi përmes gishtërinjve).