Dr. Liljana Tevdovska: EHO diagnostikimi i inflamacionit akut të apendicitit

Diagnoza e apendiksit akut zakonisht caktohet në bazë të vlerësimit klinik (dhimbje në pjesën e poshtëm në anën e djathtë të stomakut, ndjenjën e shtrëngimit gjatë presionit në atë zonë) dhe analizave laboratorike (leukocitoza e pranishme, sidomos kur nuk ekzistojnë kushte për procedura të tjera më specifike diagnostike.

Shkruan: Dr. Liljana Tevdovska

internist



Ultrasonografia abdominale, e njohur ndryshe si echo e stomakut, është një teknikë shumë e dobishme në diagnostikimin e apendiksit akut dhe ndarjen e tij nga sëmundjet tjera në pjesën e poshtme në anën e djathtë të barkut. Inflamacioni akut i apendiksit mund të shkaktojë manifestime të ndryshme klinike ose simptoma tek njerëzit. Ai mund të stimulojë pothuajse çdo sëmundje akute të barkut ose sëmundje të ndryshme të organeve në pjesën e poshtme të barkut, që mund të japin pamje të ‘zorrës qorre’ të inflamuar.

Diagnoza e apendiksit akut zakonisht caktohet në bazë të vlerësimit klinik (dhimbje në pjesën e poshtëm në anën e djathtë të stomakut, ndjenjën e shtrëngimit gjatë presionit në atë zonë) dhe analizave laboratorike (leukocitoza e pranishme, sidomos kur nuk ekzistojnë kushte për procedura të tjera më specifike diagnostike.

Inflamacioni akut i apendiksit është treguesi më i zakonshëm për ndërhyrje emergjente

METODË E SHPEJTË

Në grupe të caktuara pacientësh si fëmijët, të moshuarit ose gratë shtatzëna, diagnoza diferenciale e apendicitit akut shpesh paraqet vështirësi diagnostikuese. Me futjen e ultrasonografisë u krijuan mundësi të reja diagnostikuese në diferencimin e dhimbjeve të paqarta të barkut në këtë zonë. Kjo metodë në duart e një diagnostifikuesi me përvojë ka një shkallë të lartë të ndjeshmërisë diagnostikuese dhe saktësisë, dhe mund të jetë një mjet shumë i dobishëm në diagnozën diferenciale të dhimbjeve në pjesët e poshtme të barkut.

Inflamacioni akut i apendiksit është treguesi më i zakonshëm i ndërhyrjes emergjente. Kur ka shenja tipike klinike, vendimi i ndërhyrjes kirurgjike është i qartë.

Megjithatë, ka shumë raste të dhimbjes atipike në pjesën e poshtme në anën e djathtë të barkut, jo karakteristikë e apendicitit akut.

Në këto raste, zakonisht aplikohet ndonjë nga teknikat e imazhit për përfaqësimin vizual të asaj zone. Në raste të tilla, me anë të teknikës së imazhit ultrasonografik, zakonisht  tregohet me sukses ndryshimi, domethënë inflamacioni akuti apendiksit. Ultrasonografia me kompresion të graduar në pjesën e poshtme të barkut, është një metodë e ndjeshme dhe e lirë diagnostike, nëpërmjet të cilës konfirmohet ose bie posht diagnoza – inflamacioni akut i apendiksit. Kjo teknikë ka vlerë të madhe diagnostikuese tek fëmijët, tek të cilët ndonjëherë është e vështirë të caktohet diagnoza vetëm në bazë të simptomave klinike. Përdorimi i ultrasonografisë kompresive gjithashtu është i dobishëm në diagnozën diferenciale të dhimbjes akute abdominale në anën e djathtë tek gratë shtatzëna. Kjo procedurë diagnostike tek gratë shtatzëna në tremujorin e tretë duhet të kryhet me kujdes dhe në dekubitusin anësor të majtë.

Inflamacioni akut i apendicitit mund të shkaktojë manifestime të ndryshme klinike ose simptoma tek njerëzit.

HAPËSIRË E VOGËL PËR GABIME

Si rezultat i plotësimit të ekzaminimeve klinike dhe laboratorike me diagnostifikim ultrasonografik kompresiv, është reduktuar ndjeshëm shkalla e gabimeve diagnostikues, është ulur numri i pacientëve të sëmurë me apendicit normal, ndërsa është rritur diferencimi i shkaktarëve tjerë të dhimbjes në pjesën e poshtme në anën e djathtë të barkut.

Vështirësitë në kryerjen e ultrasonografisë janë: vendosja e parregullt e zorrës qorre, identifikimi i vështirë i apendicitit tek pacientët me obezitet, si dhe kur inflamacioni ndiqet nga gjendja ileus, kështu që zona është e mbuluar me echo dytësore dhe nga gazrat në zonën e zorrës së trashë. Në ato raste, në dispozicion kemi teknikat më të shtrenjta, siç është tomografia kompjuterike dhe rezonanca magnetike.