Dr. Liljana Tevdovska: Kur dhe pse kryhet EHO-ja e stomakut

Ekzaminimi klasik me ultratinguj siguron një pasqyrë të detajuar në madhësinë dhe strukturës së mëlçisë, shpretkës, pankreasit, fshikëzës së tëmthit dhe rrugëve bilare, veshkave, gjëndrave mbiveshkore.

Shkruan: Dr. Liljana Tevdovska
interniste

Ekzaminimi me ultratinguj i barkut (EHO e abdomenit) është metodë diagnostikuese që kryhet si tek të rriturit ashtu edhe tek fëmijët, dhe synon të tregojë strukturën e organeve të ndryshme në zgavrën e barkut. Ekzaminimi klasik me ultratinguj siguron një pasqyrë të detajuar në madhësinë dhe strukturën e mëlçisë, shpretkës, pankreasit, fshikëzës së tëmthit dhe rrugëve bilare, veshkave, gjëndrave mbiveshkore. Nëpërmjet kësaj metode gjithashtu mund të shihet pjesa abdominale e aortës, fshikëzës dhe prostatës tek meshkujt.

Falë thjeshtësisë dhe padëmtimshmërisë gjatë ekzaminimit, ultratingulli paraqet metodë të besueshme dhe efektive në zbulimin dhe monitorimin e sëmundjeve të ndryshme të organeve abdominale. 

DHIMBJE NË STOMAK

Me ekzaminimin me ultratinguj të të gjitha organeve në bark, mjeku kontrollon shkaktarët e mundshëm të dhimbjes për të cilën ankohet pacienti, sidomos kur është me simptoma të përgjithshme dhe të paqarta.

GJAKDERDHJE E BRENDSHME

Lëndimet që rezultojnë në gjakderdhje të brendshme, të rrezikshme për jetën shpesh nuk janë menjëherë të dukshme, kështu që ekzaminimi me ultratinguj është skanim shumë i dobishëm për të përcaktuar vëllimin dhe shkakun e gjakderdhjes.

PARAQITJA E TUMORVE, CISTAVE…

Nëpërmjet ekzaminimit me ultratinguj mund të zbulohen tumoret, cistat, absceset, organet aksesore, plagët e indeve lidhëse, secila me karakteristikat e veta tipike, kështu që mjeku mund të japë mendimin e saktë.

SËMUNDJET E MËLÇISË

Me ekzaminim eho mund të bëhet dallimi midis llojeve të ndryshme të sëmundjeve të mëlçisë. Rol veçanërisht të rëndësishëm ka edhe gjatë zbulimit të tumoreve primare dhe metastatike të mëlçisë, gjendje të obstruksionit të traktit biliar dhe monitorimin e gjendjes së cirrozës së mëlçisë.

SËMUNDJET E PANKREASIT

Përmes ultratingujve zbulohen tumoret e pankreasit, sëmundjet inflamatore të pankreasit, siç janë pankreatiti akut, kalkulet, kalcifikatet dhe pseudocistet te pacientët me pankreatitit kronik.

SËMUNDJET E FSHIKËZËS SË TËMTHIT

Gurët e tëmthit shkaktojnë inflamacion të fshikëzës së tëmthit, bllokim i kanaleve biliare dhe ndërprerja e qarkullimit të lëngut të tëmthit dhe enzimave digjestive nga mëlçia në zorrë, ndërsa pacienti ka dhimbje nën brinjët e anës së djathtë dhe nuk i toleron ushqimet e yndyrshme. Në këto raste ekzaminimi me ultratinguj është një metodë e sigurtë.

SËMUNDJET E SHPRETKËS DHE VESHKAVE

Shpretka shpesh vuan nga traumat abdominale, nga inflamacionet dhe sëmundjet malinje. Te veshkat shpesh krijohen gurë, të cilët mund të çrregullojnë të gjithë sistemin urinar. Ultratingulli është provuar si teknikë jashtëzakonisht e dobishme në diagnostikimin e këtyre gjendjeve.

TRAJTIMI I ANEURIZMAVE

Aneurizma është zgjerim, rrallim dhe dobësim i murit të barkut të rrezikshëm për jetën. Nëpërmjet ekzaminimeve të rregullta mund të parandalohen komplikimet akute, si këputje, dhe të kontribuojë në trajtimin kirurgjik në kohë.