Dr. Ljiljana Brajeviq: EKINOKOKOZA – parazitët e kafshëve shtëpiake i infektojnë njerëzit

Vezët e qenit në numër të madh, përmes fekaleve të qenit e kontaminojnë mjedisin e jashtëm. Përmes duarve të papastra dhe marrjes së perimeve dhe frutave të lara në mënyrë të pamjaftueshme, vezët hyjnë në trup, ku ato shndërrohen në larva dhe nëpërmjet gjakut përhapen kudo.

Shkruan: Dr. Liljana Brajeviq

kirurg


Ekinokokoza i përket grupit të sëmundjeve që transmetohen nga kafshët te njerëzit. Kjo është një sëmundje parazitare e shkaktuar nga paraziti i llojit ekinokokus. Ekzistojnë katër lloje të këtij paraziti, por për njeriun, më të zakonshmet dhe më të rëndësishmet janë këto dy lloje – Echinococcus granulosus, i cili shkakton ekinokokozë cistike e njohur ndryshe edhe si shiriti i qenit, dhe Echinococcus multilocularis, të cilin e shkakton ekinokokoza alveolare. Ky parazit me madhësi prej 3 – 6 mm jeton në zorrët e hollat të qenit si bartës përfundimtar, ndërsa bartësit kalimtarë janë janë njerëzit, delet, dhitë dhe të tjerë.

SI SHFAQET SËMUNDJA?

Sëmundja më së shpeshti shfaqet në rajonet endemike të Lindjes së Afërme dhe të Mesme, në Amerikën e Jugut. Në këto rajone incidenca është 50 raste në 100,000 banorë në vit. Në të gjithë botën çdo vit ka rreth 3 milion raste të reja. Vendi ynë i përket këtij grupi zonash endemike. Njeriu është viktima më e zakonshme si pasojë e zakoneve të varfëra higjienike.

Përndryshe, sëmundja nuk transmetohet nga njeriu në njeri. 

Vezët e qenit në numër të madh, përmes fekaleve të qenit e kontaminojnë mjedisin e jashtëm. Përmes duarve të papastra dhe marrjes së perimeve dhe frutave të lara në mënyrë të pamjaftueshme, vezët hyjnë në trup, ku ato shndërrohen në larva dhe nëpërmjet gjakut përhapen kudo.

Pengesa e parë ku ato mund të vendosen është mëlçia (për shkak të lumenit të vogël të kapilarëve). Ky gjithashtu është manifestimi më i zakonshëm, me rreth 65-70 përqind të rasteve. Nëse ata e kalojnë mëlçinë, vendi tjetër më i zakonshëm janë mushkëritë (25-30%), ndërsa 10% i përket organeve të tjera – trurit, veshkave, muskujve.

Simptomat varen nga vendndodhja dhe madhësia e cisteve. Ekinokokoza e mëlçisë  zakonisht është asimptomatike. Simptomat e para zakonisht janë dhimbjet abdominale, zmadhim i mëlçisë, verdhëza. Te ekinokokoza e mushkërive, megjithatë, simptomat më të zakonshme janë kollitja, nxjerrja e sekretit përmes kollitjes (nëse cista shpërthen), dhimbje në gjoks dhe vështirësi në frymëmarrje.

Për shkak të shtypjes së organeve përreth, mund të shfaqet komunikim (fistula) midis bronkeve dhe sistemit biliar, pneumotoraksi. Për shkak të kontaktit të cistit me mjedisin e jashtëm përmes bronkeve, shpesh ndodhin infeksione të cistave dhe formimi i zgavrës purulente. Një nga ndërlikimet më të rënda është këputja e cistit me reaksion të fortë imunologjik të organizmit, i cili manifestohet me skuqje në lëkurë, rrahje të zemrës, frymëmarrje të vështirësuar, rënie të presionit të gjakut, tronditje dhe vdekje të papritur. Për fat të mirë, ky lloj i ndërlikimeve është shumë i rrallë.

TRAJTIMI

Diagnoza caktohet nëpërmjet ekos abdominale, inçizimit me rreze X të mushkërive dhe tomografisë kompjuterike, në të cilën vihen re hijet e vetme ose të shumëfishta ovale të kufizuara qartë nga zona përreth. Testet serologjike përmes të cilave zbulohen antitrupat e ekinokokut mund të ndihmojnë në konfirmimin e diagnozës.

Trajtimi më i mirë për këtë sëmundje, pavarësisht nga lokalizimi, është heqja kirurgjikale e të gjithë cistit, ndërsa në periudhën pas operacionit pacienti merr 3 cikle tabletash. Një cikël zgjat 28 ditë. Midis cikleve bëhet një pushim 2-javor, ku shqyrton enzimat e mëlçisë. Vetëm terapi me tableta nuk rekomandohet, vetëm nëse nuk ekziston kundërindikacion për operacion, sepse ilaçet e vrasin parazitin, por nuk e heqin cisitin i cili mbete vendi i infeksionit.

Në disa raste kur ekziston kundërindikacioni për kirurgji për shkak të komorbiditetit, mund të përdoret teknika – PAIR. Nëpërmjet kësaj teknike bëhet vetëm punksioni dhe aspirimi i cisteve, injektimi i një agjenti të tretshëm dhe respiracioni. Por përdoret mjaftë rrallë. Pas operacionit, shkalla e përsëritjes është në rreth 6% të rasteve. Parandalimi i këtyre sëmundjeve bëhet duke rritur nivelin e zakoneve higjienike të popullatës, larjen e rregullt të duarve dhe ushqimin që konsumohet.

Frutat dhe perimet duhet të lahen mjaftë mirë, qentë që mbahen në shtëpi të pastrohen rregullisht nga krimbat.