Dr. Lulzim Agai: Nga ajri i ndotur e pësojmë të gjithë herët a vonë, madje edhe personat më të shëndetshëm

Ajri i ndotur e dëmton dukshëm organizmin e njeriut dhe të gjallesave të tjera anembanë botës. Edhe më shqetësues është fakti se e dëmton trurin tonë. Kjo nuk është larg sensit të përbashkët, sepse truri është një organ që varet plotësisht nga funksionimi i organeve të tjera. Nëse nuk kemi qarkullim të lirë të oksigjenit në mushkëri, ose zemra nuk punon si duhet, do ta pësojë edhe truri. Po vuajtën mëlçia apo veshkët nga ndonjë sëmundje, do të vuajë edhe truri ynë.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, brenda një viti vdesin rreth 7 milionë njerëz në botë si pasojë e ajrit të ndotur. Sipas Institutit të Shëndetit Publik, në Shkup brenda vitit vdesin rreth 4000 njerëz si pasojë e ajrit të ndotur ambiental.

SHRUAN:

Dr Lulzim Agai
neurokirurg

♦♦♦♦♦♦♦

Dëmtimi i trurit nga ajri i ndotur

Ajri i ndotur është problem i madh në mbarë botën. Gadishulli Ballkanik është një nga rajonet me ajër më të ndotur në botë. Kryeqytetet ballkanike si Sarajeva, Shkupi, Beogradi, shpesh janë në krye të listave të qyteteve më të ndotura në botë. Edhe qytetet e tjera në Maqedoni nuk qëndrojnë fare më mirë.

Qytetet e mëdha industriale (Londra, Parisi, Neë Jorku) janë ballafaquar me këtë dukuri që gjatë revolucionit industrial në shekullin XIX, kanë marrë masa të rrepta ligjore dhe e kanë përmirësuar dukshëm cilësinë e ajrit.

Në dhjetor të vitit 1952 Londra pësoi një tronditje të fortë ekologjike: po në këtë vit në këtë qytet prej milionësh u shfaq një ajër i tejndotur – smog (fjalë angleze e sajuar nga fjala smoke – tym dhe fog – mjegull). Efekti shkatërrimtar i smogut rezultoi me viktima njerëzore – 4000 gjer më 10 000 mijë të vdekur nga ajri shumë i ndotur. Smogu londinez u krijua si kombinim i rrethanave industriale (ngrohja me thëngjill, autobusat me dizel) dhe pozitës së qytetit (Londra shtrihet në luginën e lumit Temza dhe e ka të kufizuar qarkullimin e ajrit). Anglezët morrën masa të rrepta ligjore dhe e tejkaluan këtë problem gjatë dekadave në vijim.

PASOJAT Efektet e dëmshme të ajrit të ndotur në organizmin e njeriut janë të shumta: së pari e pësojnë mushkëritë, rritet mundësia për infeksione të rrugëve të frymëmarjes si dhe karcinome të mushkërive. Zemra gjithashtu dëmtohet, si dhe organet e tjera (veshkat, mëlqia, sistemi reproduktiv).

Shembulli i kryeqytetit kinez, Pekinit 22 milionësh, është mbresëlënës: në vitin 1998 Pekini ishte një ndër qytetet më të ndotura në botë. Po në këtë vit i shpalli luftë ndotjes së ajrit. Një nga qytetet me zhvillim më të madh dhe të shpejtë arriti brenda 20 vitesh dukshëm ta përmirësojë cilësinë a ajrit dhe sot është model për qytetet anembanë botës.

Këto përvoja angleze dhe kineze shërbejnë si shembuj pozitiv për mbarë botën që të kthjellohet lidhur me efektet vdekjeprurëse të ndotjes së ajrit.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, brenda një viti vdesin rreth 7 milionë njerëz në botë si pasojë e ajrit të ndotur.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, në Shkup brenda vitit vdesin rreth 4000 njerëz si pasojë e ajrit të ndotur ambiental.

Është një fakt i padiskutueshëm që truri vuan nga ajri i ndotur. A do të jetë dëmtimi më “i lehtë”, koncentrim më i vështirë, të menduarit më të ngadalshëm, të harruarit, të ngatërruarit e fjalëve apo më i rëndë (autizëm, demencë e tipit Alchajmer), varet edhe nga konstitucioni gjenetik.

Efektet e dëmshme të ajrit të ndotur në organizmin e njeriut janë të shumta: së pari e pësojnë mushkëritë, rritet mundësia për infeksione të rrugëve të frymëmarjes si dhe karcinome të mushkërive. Zemra gjithashtu dëmtohet, si dhe organet e tjera (veshkat, mëlqia, sistemi reproduktiv).

Nga ajri i ndotur e pësojmë të gjithë herët a vonë. Madje edhe më të shëndetshmit prej nesh e pësojnë,  por efektet e dëmshme shfaqen më vonë. Më të ndieshëm janë fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurit.

Ajri i ndotur dhe truri

Dëmtimet e shumta të shëndetit nga ajri i ndotur tashmë janë të njohura. Ajo që është mjaft shqetësuese, ajri i ndotur e dëmton edhe trurin tonë. Një gjë e tillë edhe mund të supozohej, pasi truri është organ që funksionon në harmoni me organet e tjera dhe është i varur nga funksionimi i rregullt i tyre. Dëmtimet e zemrës, mushkërive, mëlqisë dhe të veshkëve s’ka se si të mos reflektohen edhe me dëmtimin e vet trurit.

Si pasojë e ndotjes së ajrit kemi dy lloje dëmtimesh të trurit

Lloji më ”i lehtë” i dëmtimit është ai që i sulmon aftësitë kognitive, pra funksionet si të menduarit, të folurit, kujtesën, aftësinë e të gjykuarit etj.

Një hulumtues në London School of Economics, Sefi Roth, në vitin 2011 ka bërë studime interesante që t’i dëshmojë këto supozime.

Sipas të dhënave statistikore të këtij hulumtimi, studentët kanë arritur rezultate më të dobëta në provime gjatë ditëve me ajër më të ndotur. Dhe anasjelltas, në ditët me ajër më të pastër kanë arritur rezultate më të mira. Si pasojë e rezultateve më të dobëta të arritur në provime, ata studentë kanë pasur karierë më të dobët dhe të ardhura më të ulëta.

Dëmtimet i trurit dihet se ndodhin gjatë gjithë jetës në mjedise të ndotura nga ajri, duke filluar nga mosha e hershme e deri në pleqëri.

Një përfundim tjetër statistikor i këtij hulumtuesi sjell një tjetër të dhënë shumë interesante: gjatë ditëve me ajër më të ndotur, rritet edhe niveli i krimit – vjedhje, rrahje, dhunime etj. Kjo përputhet edhe me disa hulumtime të tjera – qytetet me nivel më të lartë të ndotjes kanë edhe nivel më të lartë të krimeve.

Shtetet që kanë investuar mjete për zvoglimin e ndotjes së ajrit kanë arritur ta zvoglojnë edhe nivelin e krimit, si p.sh. Kalifornia. Kjo dëshmon se masat e ndërmara kanë efekt të gjithëmbarshëm pozitiv shoqëror.

Efekti i ajrit të ndotur mbi trurin është i dyfishtë: së pari është efekti psikologjik – vet pamja e një ambienti me ajr të ndotur na shqetëson dhe krijon disponim jo të mirë.

Përvojat angleze dhe kineze shërbejnë si shembuj pozitivë për vetëdijësim se ç’pasoja vdekjeprurëse sjell ajri i ndotur

Përveç pasojave psikologjike, ka edhe efekte konkrete që ndikojnë në dëmtimin e trurit.

Së pari, kur thithim ajër të ndotur, sasia e oksigjenit është e zvogluar. Oksigjeni ka rëndësi vitale për funksionimin e krejt trupit, por në veçanti për trurin. Truri është shumë i ndieshëm ndaj mungesës së oksigjenit, gjë që shpie te dëmtimi i tij.

Së dyti, ndotësit e ndryshëm të ajrit mund të shkaktojnë pezmatim të trurit, me dëmtim të strukturave të tij dhe të lidhjeve neurale. Më saktësisht ndotësit e dëmtojnë lobin prefrontal, aty ku krijohen mendimet e sillen vendimet.

EFEKTET QË KA MBI TRURIN Efekti i ajrit të ndotur mbi trurin është i dyfishtë: së pari është efekti psikologjik – vet pamja e një ambienti me ajr të ndotur na shqetëson dhe krijon disponim jo të mirë. Përveç pasojave psikologjike, ka edhe efekte konkrete që ndikojnë në dëmtimin e trurit.

 

Lloji i dytë i dëmtimeve të trurit është më i rëndë.Sipas Dr. Deborah Cory-Slechta nga University of Rochester Medical Center në 10 vitet e fundit janë bërë hulumtime të cilat kanë vënë në pah lidhshmërinë e ajrit të ndotur me çrregullimet neurozhvillimore (Neurodevelopmental Disorders) si autizmi, deficiti i vëmendjes, çrregullimi i hiperaktivitetit, si dhe sëmundjet neurodegjenerative si Parkinsonizmi, Alchajmeri etj.

Një gjë është e sigurtë: të jetosh në Shkup, Tetovë, Gostivar ose Kërçovë do të kesh tru më të dëmtuar se po të jetosh në Norvegji ose në Austri.

Nuk dihet me siguri mekanizmi i dëmtimit të trurit nga ndotësit e ajrit. Përbërësit e ajrit të ndotur janë gazra të ndryshëm si dioksidi i squfurit, monoksidi i karbonit, oksidi i azotit dhe grimcat PM 10 dhe PM 2,5. Këto grimca kanë tendencë të lidhen dhe të bartin në organizmin tonë edhe struktura të tjera helmuese si p.sh. metale të rënda.

Hulumtime të tjera të bëra në institucione akademike në Kinë dhe Universitetin e Birmingamit (Mbretëria e Bashkuar) kanë zbuluar prani të grimcave të imta nga ajri i ndotur në likuorin cerebrospinal (lëngun e trurit). Rruga e përhapjes së këtyre grimcave është përmes mushkërive, pastaj përmes gjakut ato arrijnë gjer në tru. Në eksperimente me minj është konstatuar se këto grimca të imta qëndrojnë gjatë kohë në tru, që ju mundëson të shkaktojnë dëmtime afatgjata.

OKSIGJENI Kur thithim ajër të ndotur, sasia e oksigjenit është e zvogluar. Oksigjeni ka rëndësi vitale për funksionimin e krejt trupit, por në veçanti për trurin. Truri është shumë i ndieshëm ndaj mungesës së oksigjenit, gjë që shpie te dëmtimi i tij.

Dëmtimet i trurit dihet se ndodhin gjatë gjithë jetës në mjedise të ndotura nga ajri, duke filluar nga mosha e hershme e deri në pleqëri.

Pra dëmtimi i trurit nga ajri i ndotur është fakt i pamohueshëm. A do të jetë dëmtimi më “i lehtë” (koncentrim më i vështirë, të menduarit më i ngadalshëm, të harruarit, të ngatërruarit e fjalëve), apo më i rëndë (autizëm, demencë e tipit Alchajmer), varet edhe nga konstitucioni gjenetik.

Por një gjë është e sigurtë: të jetosh në Shkup, Tetovë, Gostivar ose Kërçovë do të kesh tru më të dëmtuar se po të jetosh në Norvegji ose në Austri.