Dr. Marija Kostadinovska: Skizofrenia-një çrregullim serioz mendor që kërkon ekzaminim në kohë

Personi nuk mund të dallojë gjithmonë mendimet dhe idetë e tij nga realiteti, dhe ai sillet ndryshe në varësi të mjedisit. Prandaj, kjo gjendje mund të jetë shqetësuese si për njerëzit që vuajnë nga çrregullimi, ashtu edhe për familjet dhe miqtë e tyre.

Mjekët shpesh e përshkruajnë skizofreninë si një lloj psikoze. Kjo do të thotë se ata përballen me ndryshime në funksionet mendore, përkatësisht: të menduarit, sjelljen, emocionet, përvojat: Dr. Marija Kostadinovska, specialiste psikiatre.
SHKRUAN:
Mr.Dr.Marija Kostadinovska specialiste psikiatër
♦♦♦♦♦♦♦

Skizofrenia është një sëmundje që prek rreth 1% të popullsisë së botës dhe është një nga 10 shkaktarët kryesorë të aftësisë së kufizuar (invaliditetit) në botë. Para se të sqarojmë se si manifestohet, do të bëjmë një sqarim të thjeshtë të termit “skizofreni”. Është një prerje e dy fjalëve – Shizos (i ndarë në shumë pjesë) dhe Phrenos (shpirt/mendje) që në gjuhën popullore do të thotë ndarje e shpirtit.

Prandaj, nga ana mjekësore themi se skizofrenia është një çrregullim serioz mendor në të cilin personi nuk mund të dallojë gjithmonë mendimet dhe idetë e tij nga realiteti dhe sillet ndryshe në varësi të mjedisit. Prandaj, kjo gjendje mund të jetë shqetësuese si për individët që vuajnë nga ky çrregullim, ashtu edhe për familjet dhe miqtë e tyre.

Trajtimi i hershëm mund të ndihmojë në vënien nën kontroll të simptomave përpara se të zhvillohen komplikime serioze dhe mund të ndihmojë në përmirësimin e rezultateve afatgjata.

Mjekët shpesh e përshkruajnë skizofreninë si një lloj psikoze. Kjo do të thotë se ata përballen me ndryshime në funksionet mendore, përkatësisht: të menduarit, sjelljen, emocionet, përvojat, domethënë kanë:

Mendim joreal, ku këta individë kanë besime / bindje të forta të cilat në fakt janë të pavërteta dhe në kundërshtim me realitetin. Shembuj të tillë janë:

  • Përjetime të tyre se marrin mesazhe/sinjale të veçanta nëpërmjet televizionit apo internetit se kërkohet angazhim serioz nga ana e tyre,
  • Ndjenja të kërcënimit personal, dyshime dhe ndjenja se dikush po përpiqet t’i dëmtojë;
  • Besojnë/mendojnë se gjestet ose komentet e individëve të tjerë u referohen atyre,
  • Besojnë/mendojnë se ata janë në gjendje të parashikojnë ngjarjet,
  • Besojnë dhe mendojnë se janë një person i rëndësishëm ose domethënës, etj.

Komunikim vend e pa vend:

  • Kalojnë nga një temë në tjetër
  • Nisin ose shprehin një mendim të cilin nuk janë në gjendje ta vazhdojnë
  • Përdorin fjalë të cilat në vetvete nuk kanë asnjë kuptim.

Halucinacione, pra marrja e ndjesive të caktuara dëgjimore, vizuale ose prekëse që nuk ekzistojnë në realitet. Halucinacionet janë kryesisht të tipit dëgjimor, shkaktojnë shqetësim të fortë tek personi dhe mund të kontrollojnë sjelljen e tij.

  • Halucinacionet dëgjimore – janë zhurma, zëra të caktuar, të cilët mund të kenë përmbajtje të këndshme ose të pakëndshme, në të vërtetë jo të pranishme;
  • Halucinacione vizuale – shikimi i personave, ngjarjeve ose kafshëve që nuk janë vërtet aty;
  • Halucinacionet prekëse – përjetohen si pjesë të trupit/organeve që lëvizin, zhvendosen, por që në realitet nuk ndodh.

Pavarësisht nga ashpërsia e pamjes klinike, një numër i madh i personave që kanë trajtim të rregullt mjekësor dhe kontroll psikiatrik të gjendjes arrijnë të përfundojnë arsimin e lartë, kanë marrëdhënie të rregullta pune dhe krijojnë gjithashtu një jetesë martesore.

Probleme me sjelljen:

  • ngurtësi– kur personi nuk lëviz,
  • marrja e një pozicioni të panatyrshëm të trupit,
  • përsëritje e vazhdueshme e lëvizjeve të caktuara të trupit,
  • shfaqja e shqetësimit dhe agjitacionit.

Simptoma negative – kur ka mungesë ose humbje të aftësive për të funksionuar normalisht, si për shembull:

  • probleme me planifikimin dhe përmbushjen e aktiviteteve të planifikuara,
  • mungesa e kënaqësisë në jetën e përditshme,
  • shprehje e dobët e emocioneve në fytyrë,
  • mbyllje në vetvete ose tërheqje nga ndërveprimi social, etj.

Probleme me përqendrimin, vëmendjen dhe kujtesën. Këto simptoma mund ta bëjnë të vështirë ndjekjen e një bisede, mësimin e gjërave të reja ose kujtimin e gjërave, detyrave apo përgjegjësive. Perceptimi i nivelit të aftësisë kognitive/njohëse të një personi është treguesi më i mirë i cilësisë së funksionimit të tyre të përditshëm.

Sipas simptomave të shumta të përmendura, mund të konkludohet se ato e vështirësojnë pjesëmarrjen e këtyre individëve në aktivitete normale, të përditshme, duke filluar nga ato të lehta deri në të rënda. Prandaj, kjo gjendje kërkon ekzaminim në kohë, marrjen e rregullt dhe të përhershme të barnave antipsikotike. Trajtimi i hershëm mund të ndihmojë në vënien nën kontroll të simptomave përpara se të zhvillohen komplikime serioze dhe mund të ndihmojë në përmirësimin e rezultateve afatgjata.

Pavarësisht nga ashpërsia e pamjes klinike, një numër i madh i personave që kanë trajtim të rregullt mjekësor dhe kontroll psikiatrik të gjendjes arrijnë të përfundojnë arsimin e lartë, kanë marrëdhënie të rregullta pune dhe krijojnë gjithashtu një jetesë martesore.

Për çdo konsultim apo ekzaminim të gjendjes suaj, Dr. Marija Kostadinovska – psikiatre në Klinikën Zhan Mitrev është në dispozicionin. Caktoni terminin tuaj në 02 3 091 484.