Dr. Marta Tundzeva: Kur zbulohet demenca dhe cilat faktorë ndikojnë në zbulimin e hershëm?

Nevoja për skrining në kohë është e mirëpritur, duke marrë parasysh faktin se testimet e  e kryera dhe rezultatet e arritura në kujdesin parësor janë pothuajse identike me ato të marra nga kujdesi shëndetësor dytësor. Çështja është vetëm kur duhet të fillohet dhe zgjedhja e testit që duhet të kryhet, në mënyrë që të marrë drejtimin e duhur. Prandaj, aplikimi i testit kërkon zgjedhje ndaj kujtdo që tejkalon barrierat gjuhësore, pengesat kulturore dhe intelektuale.

Shkruan: Dr. Marta Tundzeva, specialiste e mjekësisë familjare


Aktualisht demenca nuk është mjaftueshëm e diagnostikuar, zbuluar, trajtuar, si dhe nuk është mjaftueshëm e menaxhuar në kujdesin parësor. Kjo reflekton gjendjen e status quo, ku rolet dhe përgjegjësitë e kujdesit parësor nuk mbështeten nga provat, udhëzimet klinike ose udhëzime për kujdesin.

Kur mjekët e kujdesit shëndetësor parësor marrin përgjegjësinë për dokumentimin e dëshmive të demencës, ato janë pothuajse identike me rezultatet si ato të specialistëve, madje edhe kur proceset e njejta respektohen më pak në mënyrë skrupuloze. Për shkak të kontaktit të përditshëm me pacientët, qasja e lehtë, mungesa e stigmatizimit, mjekët në KSHP kanë mundësi të privilegjuar për të vënë në dukje rënien kognitive, rënien funksionale dhe mungesën intelektuale në kohën e duhur. Për fat të keq, shumë shpesh ndodh që kjo të vihet re, qoftë nga situatat e kufizuara me kohë dhe të dedikuara në komorbiditetet tjera të pacientit, ose nga hendikepi ose frika e tyre personale që të mos gabojnë ose të mos e dëmtojnë pacientin dhe ta etiketojnë parakohe pacientin me diagnozën e demencën.

Cili është hapi i parë për zbulimin e hershëm tek pacientët me rrezik faktorë?

Nevoja për skrining në kohë është e mirëpritur, duke marrë parasysh faktin se testimet e  e kryera dhe rezultatet e arritura në kujdesin parësor janë pothuajse identike me ato të marra nga kujdesi shëndetësor dytësor. Çështja është vetëm kur duhet të fillohet dhe zgjedhja e testit që duhet të kryhet, në mënyrë që të marrë drejtimin e duhur. Prandaj, aplikimi i testit kërkon zgjedhje ndaj kujtdo që tejkalon barrierat gjuhësore, pengesat kulturore dhe intelektuale.

Mini-kongjesti me tri pyetjet e tij të shkurtra dhe të shpejta, me ndjeshmëri dhe specifikë të lartë, i afrohet më së afërti testit mini-mendor, i cili është shumë më i pranueshëm dhe më i zbatueshëm, sigurisht nga kujdesi shëndetësor i specializuar.

Cili është dallimi midis plakjes normale dhe demencës?

Skriningu në KSHP është më shumë se i domosdoshëm, sepse shumë nga rastet që vijnë për nevoja të tjera në klinikën e kujdesit amë mbeten të panjohura. Shumë raste identifikohen me BKP dhe janë rezultat i depresionit, përdorimit të ilaçeve të shumta dhe ndërveprimeve të tyre ose dukurive të përkohshme (mungesë të vitaminës B12, acid folik, hipotiroidizëm). Shumë mjekë BKN e përshkruajnë si plakje normale dhe nuk aplikojnë skrining për zbulim të hershëm. BKN është gjendje e dëmtimit kognitiv që mund të jetë anamnistike ose jo-anamnistike, me aftësi funksionale të ruajtur, ndërsa në rastin e plakjes normale, të moshuarve u duhet të përsërisin mësimet e reja shumë herë. Ata kanë fragmente për të cilat nuk kujtohen, por i mbajnë mend ngjarjet, por kur të marrin shpjegime atëherë e kujtojnë. Personat me BKN dhe AB nuk i kujtojnë ngjarjet e tëra dhe normalisht nuk funksionojnë në baza ditore, për shkak të humbjes së kujtesës dhe mësimit të gjërave dhe aftësive të reja. Për këtë, mblidhet informacion nga të afërmit ose nga ai që kujdeset për personin.

PLAKJA NORMALE DEMENCA
Nuk i mban mend detajet e një ngjarje / bisede para 1 viti Nuk e mban mend gjithë ngjarjen / bisedën në kohët e fundit
Nuk mban mend emrat e njerëzve që rrallë i sheh Nuk i njeh dhe nuk i di emrat e anëtarëve të familjes
Herë pas here harron, por më vonë do t’i kujtohet  Harresa është e shpeshtë dhe rrallëherë kujtohet më vonë
Herë pas here ka vështirësi në gjetjen e fjalëve Ndërprerje të shpeshta dhe zëvendësimin e fjalëve që i harron
I shqetësuar për kujtesën e tij, por jo edhe të afërmit e tij Të afërmit janë të shqetësuar, por pacienti jo 
Mund të përdorë shënime dhe përkujtues Gradualisht humb aftësinë për të përdorur një shënues
Mund të kujdeset për veten Nuk mund të kujdeset për veten
Nuk humbet në një hapësirë të njohur Mund të humbasë në një mjedis të njohur, i duhet shumë kohë për t’u kthyer në shtëpi
Nuk ka asnjë ndryshim në nivelin e interesit pët aktivitetet sociale Humbja e interesit ndaj aktiviteteve sociale, sjellje joadekuate

 

Cilat barriera kontribuojnë në diagnostikimin e demencës?

Disa anëtarë të familjes nuk i dërgojnë të shoqëruar në kontroll të afërmit e tyre, mjekët nuk kanë shumë kohë për t’i diagnostikuar, ndërsa nga ana tjetër, shumë mjekë janë skeptikë në vendimet e tyre për të raportuar diagnozën dhe besojnë se në këtë mënyrë nuk do të dëmtonin pacientët. Pengesat e tilla janë shumë të rëndësishme kur bëhet fjalë për zbatimin e metodave dhe mënyrave të reja të skrining-programeve të OBSH-së.

Zbulimi i hershëm i demencës është në përputhje me qëllimin e kujdesit shëndetësor me cilësi të lartë. Ndoshta më e rëndësishmja, diagnostifikimi i hershëm siguron kohë që pacientët dhe familjet të përgatiten për kujdesin e ardhshëm dhe të maksimizojnë aftësinë e pacientit për të kontribuar në procesin e planifikimit të kujdesit.

Cili është trajtimi i demencës?

Trajtimi fillon me caktimin e diagnozës!

Megjithëse nuk ekziston trajtim për ndalimin e progresionit të AB-së, trajtimi me barna mund të përmirësojë simptomat e demencës, por për rezultatet ideale këto trajtime duhet të përdoren në fazën më të hershme të sëmundjes, në mënyrë që individët të mbajnë funksionimin e tyre të përditshëm të pavarur në nivelin më të lartë.

Komunikimi i diagnozës nuk është i dëmshëm dhe e zvogëlon depresionin dhe ankthin tek të afërmit.

Shumica e pacientëve dhe pacientët me demencë të lehtë, dhe rreth 75% e kujdestarëve konsiderojnë se diagnoza duhet të komunikohet menjëherë pasi është caktuar.
Inhibitorë e acetilkolinesterazës dhe inhibitorët e N-methyl-D-aspartate (memantin) janë barna që veprojnë në mënyrë simptomatike, por nuk janë etiopatogjene si terapia e sëmundjs së Alzheimerit. Këto barna luajnë rol të madh në stabilizimin e simptomave kognitive dhe të sjelljes, si dhe të shtyrjes së institucionalizimit.

Më e rëndësishme është sigurisht mbështetja e sjelljes, e cila zhvillohet nga fillimi deri në fund të jetës, dhe i referohet jo vetëm pacientit, por edhe atij që kujdeset për të, pasiqë Alzheimeri nuk është thjesht një diagnozë, është më shumë se një diagnozë dhe sëmundje.