Shkruan: Dr. Martin Ivanovski
Specialist i biokimisë mjekësore
Bakteret streptococcus pyogenes, domethënë streptokoket beta hemolitike nga grupi A, është shkaktari më i zakonshëm bakterial i inflamacionit të fytit (faringjit). Streptokoket në fyt zakonisht shfaqen tek fëmijët nga 5 deri në 15 vjeç, kështu që është veçanërisht e rëndësishme që infeksioni të identifikohet shpejt dhe të trajtohet me antibiotikë. Gjendja është ngjitëse dhe mund të përhapet përmes kontaktit me sekret respirator që përmbajnë baktere streptokoke. Mënyra më e mirë për të mbrojtur veten është që të lani duart rregullisht dhe të mos përdorni takëmat ose gotat e huaja.
Nëse gjendja nuk diagnostikohet dhe trajtohet mund të shfaqen komplikime dytësore, sidomos tek fëmijët. Te këto ndërlikime bëjnë pjesë ethet reumatike, të cilat mund të dëmtojnë zemrën dhe glomerulonefritin, i cili prek veshkat.
Për zbulimin e streptokokëve të grupit A përdoren strep-A testi dhe mostra nga brisi i fytit.
- Test i shpejtë strep mund të zbulojë grupin A të antigjeneve të streptokokut. Rezultatet merren në 10-20 minuta. Mostra merret duke shtypur gjuhën e pacientit me një shpatull dhe duke e gërvishtur atë me anë të brisit në pjesën e pasme të fytit dhe bajameve.
- Brisi mund të përdoret për të kryer strep A-testin e shpejtë, ndërsa bris shtesë merret nëse kërkohet të bëhet ekzaminimi mikrobiologjik i fytit.
Për testin nuk është e nevojshme asnjëfarë përgatitje dhe duhet të kryhet para se të fillohet me antibiotikë. Rezultate pozitive të testit të shpejt tregojnë për praninë e streptokokëve të grupit A, nuk nevojitet testim i mëtutjeshëm dhe trajtimi mund të fillohet menjëherë. Rezultate negative të testit të shpejt tregojnë që personi i testuar ka të ngjarë të mos ketë infeksion nga streptokoku, por duhet të kryhet brisi i fytit tek fëmijët ose adoleshentët për të konfirmuar rezultatet dhe për të shmangur infeksionet e lëshuara që mund të çojnë në komplikime të rënda, siç janë ethet reumatike.
Mostra nga brisi i fytit është analizë më e ndjeshme sesa strep-testi i shpejt, por rezultatet pritet 24-48 orë. Në raste të rralla, faringjit shkaktohet nga streptokokët e Grupit C ose të Grupit G. Këta organizma nuk do të japin rezultat pozitiv në testin e shpejt, por mund të zbulohet nga mostra. Nëse mostra është negative, atëherë dhimbja e fytit ka shumë të ngjarë të jetë rezultat i një infeksioni viral. Mundësia e infeksionit me streptokokë është më e madhe kur personi është fëmijë ose nëse personi ka qenë në kontakt të ngushtë me dikë të diagnostikuar me infeksion streptokoku.
PYETJET MË TË ZAKONSHME
- Në rast të testit pozitiv sa kohë duhet të qëndrojë i izoluar nga mjedisi?
Të paktën 24 orë pas fillimit të terapisë me antibiotikë.
- Çfarë është ASLO dhe si përdoret për zbulimin e infeksionit të streptokokut?
Antistreptolysin O (ASLO) është analizë gjaku që ndihmon në diagnostikimin e infeksionit aktual ose të kaluar me streptokokët e grupit A (Streptococcus pyogenes). Testi zbulon antitrupa kundër streptolizinës O, enzimë toksike e prodhuar nga bakteret e grupit A të streptokokut, një nga shumë antigjenet e streptokokut. ASLO nuk është aq i dobishëm në infeksionet akute të streptokokut, në këtë rast duhet të përdoret strep A-testi i shepjtë dhe mostra nga brisi i fytit. Megjithatë, ky test është i dobishëm nëse mjeku dëshiron të zbulojë një infeksion të hershëm të streptokokut që nuk ka qenë diagnostikuar. Shërben edhe për diagnostikimin e etheve reumatike ose për glomerulonefritin, që shfaqen disa javë pas infeksionit streptokok të fytit, kur strep A-testi i shpejtë dhe mostra nga brisi i fytit janë negative.
- Çfarë nënkuptojnë rezultatet për ASLO?
Antitrupat ASLO prodhohen nga një javë deri në një muaj pas infeksionit fillestar me streptokok. Titri maksimal arrihet nga java e tretë deri në të pestën pas sëmundjes dhe më pas gradualisht zvogëlohet, por mund të zbulohet në muajt e ardhshëm pasi të kurohet infeksioni i streptokokut. ASLO negative ose ASL me titër shumë të ulët do të thotë që personi që po testohet nuk ka vuajtur nga infeksioni i streptokokut. Kjo është veçanërisht e vërtetë nëse merret mostër përsëri pas 14 ditëve dhe i njejti është negativ (ose është me titët të ulët). Një përqindje e vogël e njerëzve me komplikime që kanë të bëjnë me infeksionin e streptokokut nuk kanë ASLO të ngritur. Ky është rasti pas shfaqjes së glomerulonefritis pas infeksionit streptokok të lëkurës. Titri i rritur i ASLO ose titri në rritje do të thotë që personi mund të ketë pasur infeksion streptokoku. ASLO-titrat që fillimisht janë të larta, por më pas bien tregojnë për praninë e infeksionit streptokok. Testi ASLO nuk parashikon komplikime pas infeksionit me streptokok, as nuk e parashikon llojin ose ashpërsinë e sëmundjes. Nëse janë të pranishme simptomat si, ethet reumatike ose glomerulonefriti, titrit i ngritur i ASLO mund të ndihmojnë në konfirmimin e diagnozës. Duhet të kihet parasysh se disa antibiotikë dhe kortikosteroide mund të ulin nivelet e antitrupave ASLO.
- A ekzistojnë edhe infeksione të tjera të shkaktuara nga streptokokët e grupit A?
Streptokokët e grupit A gjithashtu mund të shkaktojnë edhe infeksione të lëkurës (pyoderma, impetigo, celulitis) ose në raste të rralla raste invazive siç është sindroma e shokut toksik ose fasciiti nekrotizues.
- A ekzistojnë lloje të tjera të streptokokëve që mund të shkaktojnë dhimbje të fytit?
Streptokokët e grupeve C dhe D, të cilët janë të pranishëm te kafshët, herë pas here mund të shkaktojnë faringjit tek njerëzit. Megjithatë, këto baktere nuk kanë rrezik për komplikime sekondare që shfaqen me streptokokët e grupit A. Antibiotikët për streptokokët e grupit A janë efektiv edhe për këto grupe streptokoke.
- Kur mund të kthehet fëmija në shkollë?
Zakonisht një ditë pas fillimit të trajtimit dhe në mungesë të etheve.
- Nëse një fëmijë në familje ka infeksion streptokoku, a mund të infektohen edhe personat tjerë në familje?
Anëtarët tjerë të familjes, përfshirë edhe të rriturit, mund të infektohen me bakteren. Mjeku amë mund të testojë të gjithë anëtarët e familjes që kanë dhimbje të fytit dhe fëmijë deri në 3 vjet. Personat pa simptoma nuk duhet të testohen. Unë tashmë kam pasur infeksion të streptokokut dhe jam trajtuar me antibiotikë.
- A ekzistojnë gjasa që të prekem përsëri nga ky infeksion?
Po. Edhe pse antitrupat mund të mbrojnë ata që kanë pasur tashmë infeksion streptokoku, ekzistojnë shumë lloje të ndryshme të këtij organizmi, kështu që nuk ka gjasa që të jeni imun ndaj të gjitha llojeve. Potencialisht, ju mund të prekeni vazhdimisht nga një infeksion i ri streptokoku. Mënyra më e mirë për të zvogëluar rrezikun e transmetimit është të minimizoni kontaktin e ngushtë me të tjerët dhe të lani duart shpesh me sapun dhe ujë ose me mjete alkoolike dezinfektuese.
SIMPTOMAT QË DUHEN TRAJTUAR
- Dhimbje në fyt që zgjasi më shumë se një javë ose dhimbje të përsëritura të fytit
- Temperaturë prej 38 gradë Celsius ose më e lartë
- Fyti i skuqur ose bajamet me pllaka të bardha ose të verdha
- Gëlltitje e vështirësuar ose dhimbje e fortë gjatë gëlltitjes
- Dhimbje koke, dhimbje e përgjithësuar trupore
- Nauze ose të vjella
- Fut ose nyje limfatike të ndjeshme ose të ënjtura
- Zë i ngjirur për më shumë se dy javë
- Lëshimi i tepërt i jargëve në fëmijët e vegjël
- Simptoma të dehidrimit, siç janë etja, goja e thatë, urinimi i zvogëluar