Shkruan: Dr. Nade Petanovska
radio diagnostikuese
Shpesh për diagnozë të sigurt të ndryshimit të dukshëm (të prekshëm nëpërmjet gishtave) ose jo të dukshëm të gjirit, nuk janë të mjaftueshme vetëm ekzaminimet mamografike dhe ultrasonografike (me mamografi dhe echo). Diagnoza më e sigurt caktohet me analizën qelizore (citologjike) dhe indeve (histologjike) të mostrës së ndryshimit, ose biopsi.
Për të shmangur biopsinë agresive operative, biopsinë e hapur të ndryshimit, ekzistojnë metoda më pak invazive të intervenimit radiologjik.
Kryhen procedurat e biopsisë dhe zbulimi para-operativ i ndryshimeve të gjirnjëve, gjithmonë nën kontrollin e ultratingujve ose mamografisë. Qëllimi i radiodiagnostikuesit është që të zbulojë dhe histologjikisht të provojë ndryshimin kur është i vogël, jo i dukshëm dhe nuk jep simptoma. Me aftësitë diagnostikuese të kohës së sotme, është e papranueshme që këto procedura të kryhen verbazi, për shkak të rrezikut të mos marrjes së mostrës nga vendi i duhur, ndërsa me këtë të mos fitohet rezultat i saktë.
Duke informuar pacientët për biopsinë, duam që të paktën të heqim pjesërisht frikën e ndërhyrjes tek gjinjtë. Nuk duhet t’i frikojë rekomandimi i mjekut për biopsi, sepse statistikisht, rezultatet e tre prej pesë biopsieve janë në favor të ndryshimeve beninje, dmth. që nuk ka të bëjë me kancerin.
Cor-biopsia
Cor-biopsia kryet për zbulimin e ndryshimeve të dukshme, të ngurta, gunga me konture të parregullta, tek struktura e çrregulluar e indit të gjirit, ndryshimet të cilat janë të dyshimta për kancer, për diagnostikimin e ndryshimeve të mundshme beninje para operacionit…
Me të fitohet një pjesë më e madhe e indeve për analiza histologjike dhe, varësisht nga gjetjet, mund të shmanget edhe trajtimi kirurgjik. Procedura kryhet me anestezi lokale. Me ndihmën e sondës me ultratinguj ose mamografisë më udhëzim stereotaktik (me një pajisje të veçantë, në të cilin gjilpëra futet në ndryshimet me koordinatat kompjuterike të caktuara për lokalizim, absolutisht në vendin e kërkuar) ndryshimi vizualizohet dhe lokalizohet, dhe radiologu fut gjilpërën për biopsi përmes lëkurës së prerë paraprakisht. Ai vazhdimisht monitoron lëvizjen e gjilpërës në ekran.
Biopsia kryhet me një gjilpërë më të gjaërë të veçantë, boshe me një hapje të murit anësor, duke marrë kështufragment të mjaftueshëm të indeve. Procedura kryhet në spital, nuk zgjat më shumë se tridhjetë minuta dhe nuk ka nevojë për qepje.
Shënimi para-operativ nëpërmjet telit
Për heqjen e suksesshme kirurgjikale të ndryshimeve të padukshme dhe të dyshimta që shihen përmes echo-s ose mamografisë, është i domosdoshëm lokalizimi dhe shënimi i tyre para-operativ. Kjo bëhet me vendosjen e gjilpërës përmes së cilës vendoset një tel me majë elastik në formën e shkronjë J.
Procedura për monitorimin e gjilpërës është e njëjtë me atë të procesit të cor-biopsisë. Maja e telit vendoset në ndryshim, ndërsa fundi i tij i jashtëm fiksohet me flaster jashtë në lëkurë. Teli në mënyrë kirurgjike largohet së bashku me ndryshimet patologjike.
Nëse vihen re hije të dyshimta ose mikrokalcifikate vetëm në mamografi, atëherë shënimi kryhet me stereotaksë, metodë kjo që mundëson në mënyrë kompjuterike, lokalizimin preciz dhe diagnostikimin e sigurtë.
Biopsia aspirative me gjilpërë të hollë
Biopsia aspirative me gjilpërë të hollë kryhet atëherë kur bëhet fjalë për ndryshime të dukshme me ultratinguj ose me echo.
Ato mund të jenë ndryshime cistike ose inde të dyshimta të forta. Pastaj, nën kontrollin e echo-s, me gjilpërë të hollë hyn në ndryshim për të marrë mostër për analizë citologjike. Kjo biopsi nuk është traumatike dhe bëhet pa anestezi. Kjo biopsi nuk është traumatike dhe bëhet pa anestezi. Nëse ndryshimi është malinj, nuk ekziston rreziku i shpërndarjes së qelizave malinje. Megjithatë, shpesh nuk jep rezultate të kënaqshme për shkak të sasisë së vogël të materialit të marrë për vlerësim të sigurt të malignitetit. Rezultatet e mira fitohen nga ndryshimet me përmbajtje të lëngshme, si cista dhe abscese.