Shkruan: Dr. Peter Lin
Mjek i familjes në Toronto, Kanada
ÇFARË ËSHTË KORONAVIRUSI?
Koronavirus është familje e viruseve që mund të shkaktojnë ndryshime të lehta si ftohja e zakonshme, deri në SARS ose MERS, të cilat janë pneumoni të rënda. Këto viruse për të cilat po flasim ngjajnë me një top tenisi me thumba që dalin prej tij, dhe në varësi të llojit të thumbit lejon që virusi të bashkohet në vende të caktuara. Disa viruse kanë thumba që ngjiten në hundë dhe në thelb çojnë në shfaqje të gripit, por virusi SARS, dhe ky virusi i ri për të cilin po flas, kanë pikla që lejojnë që të ngjitet në mushkëri dhe kur të vendoset aty, vendos informacione për të bërë fotokopje të vetvetes dhe kështu përdor pajisjet tona (trupin e njeriut) për të krijuar më shumë viruse.
i bashkëngjitet vendos informacion për ta bërë atë fotokopjet e vetvetes dhe kështu përdor pajisjet tona (trupin e njeriut) për të krijuar më shumë viruse.
ORIGJINA E VIRUSIT?
Shumica e koronavirusëve jetojnë te kafshët. Në rastin e fundit specifik, koronavirusi ka origjinë nga Wuhan, ku ata kanë treg peshku dhe ku ata shesin kafshë të gjalla, dhe besohet se virusi të ketë qenë te kafshët e gjalla dhe kaloi te njerëzit. Por atëherë ajo që zbuluam ishte se sëmureshin punonjësit shëndetësor, anëtarët e familjes për të cilët ne kujdesemi, që do të thotë se virusi tani mund të transmetohej nga një person te tjetri.
SI PËRHAPET?
Si të gjithë viruset, duhet të arrini objektivin, që janë mushkëritë tuaja dhe duhet të arrijë atje me ndihmën tuaj. Nuk ka ushqyes, nuk ka krahë, kjo është arsyeja pse ne i nevojitemi për ta lëvizur atje. Kjo është arsyeja pse ne vazhdimisht themi që të mos jeni në kontakt me personat e teshtitjes, sepse do të thithni ose themi të mos e prekni personin, pasi në këtë mënyrë do ta bartni virusin tek ju.
Maska janë të dobishme, por jo të domosdoshme, pasi që ato janë të përshkueshme. Ato që mund të blini kanë praktikisht si xhepa / prerje anash ngaku mund të hyjë virusi. Ajo që maska arrin është që të mos na shtyjë që ta prekim fytyrën. Nëse jeni i sëmurë, qëllimi ynë është që ju të përdorni maskë në mënyrë që të mos e përhapni virusin tek njerëzit përreth jush. Maskat e vetme që me të vërtetë mbrojnë, që i përdorin mjekët për t’u mbrojtur nga pacientët janë n95.
CILAT JANË SIMPTOMAT?
Në fillim, koronavirusi do të shkaktojë simptoma të ngjashme me gripin ose të ftohtin, ndërsa personi do të ketë hundë të bllokuar dhe simptoma të ngjashme, por në momentin që virusi fillon të prodhohet në qelizat e mushkërive dhe fillon prodhimin e kopjeve të këtij virusi, krejt papritmas i vrisni qelizat tuaja të mushkërive dhe nuk mund të shkëmbeni oksigjen. Për këto arsye, një nga simptomat e hershme është se pacientët kanë ngulfatje dhe kanë tendencë të kenë vështirësi në frymëmarrje dhe për këtë arsye përfundojnë në spital.
SI TRAJTOHET?
Aktualisht, për fat të keq, nuk kemi kurë të drejtpërdrejtë për koronavirusin, nuk kemi kurë që mund ta shkatërrojë atë, dhe mund të ofrojmë vetëm mbështetje, dmth., të ndihmojmë pacientin, kur nuk mund të marrë frymë i japim oksigjen, duke pasur parasysh se nuk mundemi pijë u japim lëngje si mbështetje, veshkat e tyre shuhen dhe ne u ndihmojmë rreth këtyre problemeve. Ky është një proces shumë mbështetës. Ky është një virus i ri që nuk e kemi parë më parë, dhe sistemi ynë imunitar, e ka të vështirë të kuptojë se çfarë duhet të bëjë. Normalisht, ajo që duhet të bëjmë është të krijojmë antitrupa që të mund t’i rrëmbejnë, ti kapin thumbat e virusit, dhe ta shkatërrojnë të njejtin dhe të shpëtojnë prej tij.
Për këtë arsye, personat e vjetër mund të ketë rezultat më të keq, si dhe fëmijët e vegjël dhe foshnjat, sistemi imunitar i të cilëve gjithashtu nuk është mjaft mirë i zhvilluar dhe është i paaftë në zhvillimin e antitrupave.
SI MUND TË SHMANGNI INFEKTIMIN?
Mbani mend se, nëse virusi është i pranishëm në duart tuaja, ai mund të mos ju dëmtojë sepse nuk transmetohet përmes lëkurës, por në momentin kur të vendosni dorën pranë hundës ose gojës, ju e bartni virusin pikërisht aty ku dëshiron të jetë. Prandaj mos e prekni fytyrën me duar.
Le të themi se mund të keni qenë në aeroplan ose keni hasur në dikë që e ka virusin. Çfarë është ajo që duhet të bëni?
- Gjëja e parë dhe më e rëndësishmja është të kontaktoni me profesionist të kujdesit shëndetësor, mjek të cili do t’i tregoni se potencialisht keni koronavirus.
- Nëse ndjeni simptoma dhe menjëherë shkoni në spital, tregoni menjëherë mjekut që keni qenë në aeroplan ose në kontakt me një person të infektuar.
- Nëse nuk keni simptoma, do të bëni karantinë në vete, e cila me fjalë të tjera do t’ju mbajë larg njerëzve të tjerë, në mënyrë që të mos shkoni në ahengje, tubime, të mos përdorni transportin publik edhe atë në kohëzgjatje prej 7 deri në 14 ditë, aq sa periudha më e gjatë e inkubacionit. Pas asaj periudhe, nëse ndiheni mirë, nuk keni pse të shqetësoheni.
SA DUHET TË SHQETËSOHEMI?
Nëse i dimë faktet e duhura dhe të vërteta, atëherë nuk duhet të shqetësohemi tepër, por duhet të bëni gjërat e duhura në mënyrë që të mos infektoheni me virusin dhe t’ua transmetoni atë të tjerëve. Nëse kujdesemi për njëri-tjetrin në këtë mënyrë, ky virus nuk do të ketë ku të shkojë. Ai ka nevojë për ne që të lëvizë, ka nevojë për ne që të krijojë kopje të vetes, dhe nëse nuk e ndihmojmë atë, virusi do të zhduket. Ne e kemi fuqinë ta bëjmë këtë menjëherë!