Shkruan: Dr. Rina Latifi Isaki
gjinekolog – obstetër
Çdo ditë takojmë paciente të cilat akoma nuk e marrin parasysh ashpërsinë e ekzaminimeve parandaluese, pasiqë e dinë se janë të shëndetshëm ose kanë përfunduar periudhën e tyre riprodhuese. Është shumë me rëndësi të respektoni veten, që kryesisht do të thotë kontrolle të rregullta, rutinore.
MËNYRË PËR JETË TË SHËNDETSHME
Këto ekzaminime janë masë parandaluese shëndetësore që siguron siguri si për shëndetin fizik, ashtu edhe për atë riprodhues. Vizita tek gjinekologu gjithashtu siguron edhe këshillimin me mjekun për mënyrën e shëndetshme të jetesës me qëllim të eleminimit ose zgjidhjes në kohë të problemeve shëndetësore. Rekomandohet të konsultoheni me gjinekologun midis moshës 13 dhe 15 vjeçare. Në këtë konsultim, gjinekologu do të informojë vajzat për mënyrën se si të sillen kur ata fitojnë ciklin menstrual, metodat e kontracepsionit dhe natyrisht mbrojtjen nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme. Këshillimi nuk është i kufizuar me moshën e pacientëve, por kjo është mënyra jetesës së shëndetshme.
ÇFARË PËRFSHIN VIZITA TEK GJINEKOLOGU?
Vizita te gjinekologu përfshin: echo ose ekzaminimin me ultratinguj të mitrës dhe vezoreve, skrining (PAP-testin dhe brise mikrobiologjike).
Gjinekologu duhet të marrë informacione të dobishme përmes së cilave do ta njoh pacienten dhe historinë familjare të saj. Bëhet ekzaminim me ultratinguj për të parë nëse çdo gjë është në rregull apo ka ndonjë devijim. Theks të veçantë i jepet marrjes së PAP-testit. Rezultatet e këtij testi mund të tregojnë gjetje normale ose të sugjerojnë praninë e ndonjë infeksioni viral (HPV), ndryshimet prekanceroze ose kancer në qafën e mitrës.
Kanceri i qafës së mitrës është një nga të paktat kancere që mund të parandalohet dhe mund të zbulohet në një fazë më të hershme me ndihmën e PAP-testit. Problemi me këto sëmundje është se derisa të zhvillohen në një fazë më të avancuar të kancerit invaziv, nuk ka simptoma.
Nëpërmjet briseve mikrobiologjike mund të zbulohen bakteret që janë shkak i zakonshëm i infeksioneve vaginale, në mënyrë që të mund të caktohet terapia e duhur.
ÇFARË NËSE PAP-TESTI TREGON NDRYSHIME?
Ekzistojnë disa lloje të HPV që mund të shkaktojnë kancer të qafës së mitrës – CIN. Gjinekologët alarmojnë kur bëhet fjalë për të ashtuquajturën onkogjene me rrezik të lartë. Analiza e rregullt e PAP-testit mund të tregojë praninë e ndonjë infeksioni viral, ndërsa për konfirmim të saktë është i nevojshëm marrja përsëri e briseve, për të bërë tipizimin e HPV-së. Kjo me padyshim e përcakton nëse ka ndonjë HPV dhe çfarë lloji është.
Jo gjithmonë ekzistenca e HPV-së me rrezik të lartë, çon në CIN-ndryshime.
Ekzistenca e ndryshimeve PAP të llojit të CIN 1 ose shkalla e lehtë e ndryshimit dhe HPV-ja e provuar imponon nevojën për ekzaminime më të shpeshta gjinekologjike. Nëse gjatë PAP-testit zbulohet CIN 2 dhe HPV-ja me rrezik të lartë, duhet të kryhet biopsia e qafës së mitrës, si dhe pastrimi i endocervikal i kanalit të qafës së mitrës. Nëse i njëjti ndryshim vërtetohet histologjikisht, është e nevojshme të kryhet ndërhyrja e ashtuquajtur konozimi i qafës së mitrës.
Nga ana tjetër, ekzistenca e CIN 3 në PAP-test detyrimisht e imponon nevojën për konfirmim histologjik me biopsi, si dhe pastrimin endocervikal të kanalit të qafës së mitrës. Kjo, nga ana tjetër, e kërkon konizmin e qafës së mitrës. Në fakt, me konizimin ndalohet përparimi i sëmundjes. Gjinekologët janë të kënaqur kur gratë vijnë në këto faza të sëmundjes, gjë që në fakt i pamundëson ato, dmth. ndërpritet rruga që çon në një fazë tjetër më pak të favorshme të këtij çrregullimi, i cili është kanceri invaziv.