Vitaminat e grupit B përfaqësojnë kompleks prej tetë vitaminave hidrosolubile (e + të tretshme në ujë). Ato janë vitaminat B1, B2, B3, B6, acid folik, B12, acid pantotenik dhe biotinë. Ato nuk sintetizohen në trup, kështu që është e nevojshme që çdo ditë të merren me ushqimin. Secila nga këto vitamina ka funksion dhe rol të veçantë në trup, por e përbashkëta për të gjithë, është se ata janë përgjegjëse për proceset e prodhimit të energjisë nga karbohidratet, proteinat dhe yndyrnat. Nga ana tjetër e përmirësojnë metabolizmin në trup, rrisin sistemin imunitar, sistemin nervor, janë mbrojtës të lëkurës dhe muskujve, stimulojnë rritjen dhe ndarjen e qelizave, por edhe funksione të tjera të rëndësishme.
Mungesa e cilësdo nga këto vitamina mund të ketë efekte të rëndësishme negative shëndetësore, ndërsa mënyra moderne e përpunimit të shtojcave ushqimore e redukton ndjeshëm nivelin e tyre në ushqim dhe e dëmton raportin e tyre me të njejtën, gjë që është një nga faktorët kryesorë për shfaqjen e shumë sëmundjeve.
Vitamina e grupit B nuk sintetizohet në trup, prandaj duhet të merren me ushqimin. Burimi më i pasur natyror i vitaminave të kompleksit B është maja e birrës, megjithëse me ushqim të ekuilibruar i cili përfshin marrjen e përditshme të frutave, perimeve dhe drithërave, është e garantuara sasia e mjaftueshme e vitaminave të kompleksit B, mirëpo jo rallë herë nevojitet plotësim i tyre.
Plotësimi me vitaminat B përdoret gjatë disa çrregullimeve të lëkurës, sëmundjeve neurologjike, problemet me flokët dhe thonjtë. Gjithashtu përdoren edhe tek personat të cilët kanë nevojë më të madhe për këto vitamina, sidomos tek disa dieta strikte, tek sëmundjet akute dhe kronike, tek individët të cilët janë të ekspozuar ndaj përpjekjeve të mëdha fizike dhe intelektuale si atletët, amaterët dhe nxënësit. Me interes të veçantë është, nevoja e madhe për këto vitamina tek personat që konsumojnë alkool, por edhe pas përdorimit të zgjatur të antibiotikëve. Gjithashtu përdoren edhe tek fëmijët për të siguruar rritjen dhe zhvillimin e duhur ose tek fëmijët me oreks të dobët. Akademia Kombëtare Amerikane e Shkencave rekomandon që, personat e moshës mbi 50 vjeçare të marrin rregullisht vitaminë B ose të marrin ushqime që janë të pasura me këto vitamina.
Përqendrimet më të mëdha zakonisht rekomandohen për gratë shtatzëna ose gjidhënëse, pas gastrektomisë, për sëmundjet e zorrëve, sindromës së malabsorbimit, gastrit, stresit dhe infeksioneve, alkoolizmit dhe të moshuarve.
Në përgjithësi, rekomandimet specifike për secilën vitaminë të grupës B varet nga mosha e pacientit, gjinia si dhe nga disa faktorë të tjerë si shtatzania ose ushqyerja me gji. Përqendrimet më të mëdha zakonisht rekomandohen për gratë shtatzëna ose gjidhënëse, pas gastrektomisë, për sëmundjet e zorrëve, sindromës së malabsorbimit, gastrit, stresit dhe infeksioneve, alkoolizmit dhe të moshuarve.
Një nga preparatet më optimale të kompleksit të vitaminave B është ai i Galenikës i quajtur BEVIPLEX N, në formën e granulave ose tabletave të veshura. Në këtë mënyrë, përbërja e siguron nevojën ditore për këto vitamina. Por, si për të gjitha, ashtu edhe për këtë qasje në terapi, përkatësisht marrja e vitaminave është mirë të kontrollohet dhe balancohet në rrugë mjekësore sipas nevojave të pacientit dhe gjendjes së tij klinike.