Shkruan: Dr. Sci. Aleksandar Sajkovski
specialist pediatër-neonatolog
Koronaviruset (CoV) janë familje e gjerë e viruseve që dihet se shkaktojnë sëmundje që variojnë nga forma të buta deri te rënda të sëmundjeve siç është Sindroma respiratore e Lindjes së Mesme e njohur si MERS-CoV dhe Sindroma akute e frymëmarrjes e njohur si SARS-CoV.
Lloj i ri i koronavirusit (nCoV) i cili po përhapet aktualisht në Lindjen e Largët është zinxhir i ri që nuk është identifikuar më parë në popullatën njerëzore. Kjo formë ose zinxhir i virusit është akoma i panjohur për sa i përket potencialit, fuqisë ose transmetimit të tij.
Duhet pasur parasysh se koronaviruset janë viruse zoonotike, që do të thotë se ato transmetohen midis kafshëve dhe njerëzve. Vlerësimet klinike epidemiologjike kanë treguar që SARS-CoV transmetohet nga macet tek njerëzit, ndërsa MERS-CoV nga devet tek njerëzit. Përndryshe, ekzistojnë disa forma të koronaviruseve që qarkullojnë midis kafshëve, por akoma nuk i kanë infektuar njerëzit.
KRONOLOGJIA
- Më 31 Dhjetor 2019, zyra e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kinë transmetoi informacione në lidhje me shfaqjen e rasteve të pneumonisë te njerëzit me shkaktarë të panjohur të zbuluar në qytetin Wuhan, Provinca Hubei, Kinë. Koronavirusi i ri (2019-nCoV) është identifikuar si shkaku i këtyre infeksioneve nga autoritetet mjekësore kineze më 7 janar 2020.
- Tashmë, më 10 janar 2020, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka botuar një seri të plotë të protokolleve të përkohshëm për të gjitha vendet se si të përgatiten për virusin. Këto protokolle përfshijnë një mënyrë të monitorimit të personave tashmë të infektuar, metodave të marrjes së mostrave dhe mënyra e testimit për diagnostikimin e virusit, kontrollimin e këtij infeksioni në qendrat mjekësore, dhe komunikimin dhe informimin e publikut për përhapjen e infeksionit. Deri më tani, janë konfirmuar më shumë se 40 raste, dy vdekje, ndërsa janë konfirmuar raste edhe në Japoni dhe Tajlandë.
- Shumica e pacientëve të raportuar në qytetin Wuhan, Kinë, kanë kontakt ose lidhje me tregtimin e ushqimit të detit dhe kafshëve, që tregon përhapjen e kësaj sëmundje nga kafshët te njeriu. Për disa nga të prekurit raportohet se nuk kanë pasur ekspozim të tillë në tregjet e kafshëve, gjë që tregon që ka një përhapje të kufizuar nga njeriu në njeri. Edhe pse vlerësimi epidemiologjik akoma nuk ka marrë një përgjigje përfundimtare, hetimet janë ende në proces për të përcaktuar mënyrën e përhapjes së tij. Duhet të kihet parasysh se kjo situatë plotësohet shpejtë me informacione të reja dhe të njejtat azhurohen.
- Informacioni i fundit nga ekipi i profesionistëve të Komisionit Kombëtar të Shëndetit në Kinë, nga 20 janari i vitit 2020, konfirmon transmetimin e ri nga njeriu në njeri i koronavirusit të ri dhe se është infektuar edhe stafi mjekësor.
Përndryshe simptomat më të zakonshme të kësaj sëmundje përfshijnë simptomat respiratore si:
- Ngërçet nga temperatura
- Kollitje
- Shkurtimi të kohëzgjatjes së frymëmarrjes
- Vështirësi në frymëmarrje
- Në raste më të rënda, infeksioni shkakton pneumoni, sindromë të rëndë akute respiratore, dështim të veshkave, por madje edhe përfundim fatal.
Bazuar në informacionin aktualisht të disponueshëm për sëmundjen, Organizata Botërore e Shëndetësisë, akoma nuk rekomandon kufizimin e udhëtimeve në vendet me rrezik, ose parandalimin e tregtisë me to. Aktualisht rekomandohet të forcohet gatishmëria për të pranuar rastet urgjente në përputhje me rregulloret ndërkombëtare shëndetësore të vitit 2005.
Rekomandimet standarde janë zyrtarisht për të parandaluar përhapjen e infeksionit, ruajtjen e niveli të lartë të higjenës personale, larja e rregullt e duarve, mbulimin e gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, përpunimin termik, gjegjësisht zierjen e ishit dhe vezëve gjatë përgatitjes së tyre. Shmangni kontaktin me këdo që ka simptoma të sëmundjes respiratore, si kollitje, teshtitje apo ngërçe.
Komiteti i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për situata të jashtëzakonshme aktualisht po shqyrton mundësinë dhe nevojën për të nxjerrë rekomandime për publikimin e gjendjes së jashtëzakonshme globale, bashkëpunim dhe financim në luftën kundër virusit. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka njofuar se koronavirusi i ri ka të ngjarë të përhapet në pjesët e tjera të Kinës dhe ndoshta edhe në vende të tjera në periudhën e ardhshme.
Terapi specifike për trajtimin e koronavirusit të ri deri më tani nuk ka.
Rekomandohet të përdorni antipiretikë për uljen e temperaturës së trupit, shpëlarje të rregullt të zgavrës së gojës, higjienë speciale të zgavrës së hundës, marrje adekuate të lëngjeve për të parandaluar dehidrimin, si dhe shmangien e lëngjeve me gaz që mund të forcojnë shqetësimin oral. Trajtimi i pacientëve që zhvillojnë pneumoni është i veçantë.
Megjithatë, njejtë si te infeksionet tjera akute virale, ashtu edhe te infeksionet e shkaktuara nga koronavirusi i ri kanë përfitim të madh terapeutik me përdorimin e Inosine acedoben dimepranol.
Ky është një preparat që i përket grupit të imunomodulatorëve jo-specifikë me efekt të drejtpërdrejtë antiviral, përndryshe derivat sintetik purinë, që përdoret për të trajtuar ose rregulluar imunitetin qelizor, imunodefiçencën ose mosfunksionimin imunologjik, si trajtim klinik të simptomave të shoqëruara me një numër infeksionesh virale përfshirë gripin.
Inosine acedoben dimepranol ka aftësinë për të normalizuar gjendjet deficitare ose jofunksionale të imunitetit qelizor duke stimuluar pjesën Th1 të përgjigjes imunitare që inicon drejtpërdrejt pjekurinë dhe diferencimin e T-limfociteve, si dhe fuqizimin e përgjigjeve limfoproliferative të induktuara në qelizat mitogjene ose antigjene të aktivizuara. Në mënyrë të ngjashme me të, është efektiv në modelimin e T-limfociteve dhe qelizave vrasëse natyrale, si dhe në ngritjen e niveleve të Imunoglobulinës G. Rrit prodhimin e citokinës IL-1 dhe citokinës IL-2. Ky funksion rrit ndjeshëm sekretimin e endogjenit interferon dhe zvogëlon prodhimin e IL-4. Ai stimulon neutrofilet, monocitet dhe makrofagët deri në kemotaksë dhe fagocitozë.
Me të gjitha këto efekte ky është një ilaç antiviral, i cili mund të përdoret në mënyrë të sigurt në trajtimin e infeksioneve akute virale.
Interesant është edhe fakti se ky produkt mund të frenojë sintezën e virusit RNK të arritur përmes zinxhirëve biologjik shumë komplekse me futjen e inozinit të ndërmjetësuar nga acidi oroik në poliribozomet, frenimi i acidit poli-adenilik i cili është i lidhur zinxhirin e virusit RNK dhe riorganizimi molekular i komplekseve proteinike transmembrane të përfshira në sinjalizimin e qelizës T dhe receptorin specifik (TcR) në plazmën intramembrane limfocitare (IMP), duke rezultuar me gati trefish rritjen e dendësisë. Me të gjitha këto efekte ky është ilaç antiviral jospecifik që mund të përdoret në mënyrë të sigurt në trajtimin e infeksioneve akute virale.