Dr. Sci. Aleksandar Sajkovski: DHA OMEGA 3 + DASHURI + KUJDES = FORMULË E PËRKYER PËR FËMIJË INTELEGJENT DHE TË LUMTUR

Sipas rekomandimeve të Agjencisë Evropiane të Sigurisë së Ushqimit (EFSA), çdo ditë deri në moshën tre vjeçare është e nevojshme marrja e 100 mg DHA (vaji i algave). Nëse ushqimi nuk ka mjaftueshëm DHA, rekomandohet plotësimi i DHA-së përmes "twist-off" kapsulave që hapen përmes rrotullimit dhe sigurojnë dozimin e saktë. Të tilla janë Dr Leo BABY DHA Omega 100 mg (vaj i algave).

Shkruan: Dr. Sci. Aleksandar Sajkovski

specialist pediatër-neonatolog


Prej kohësh është diskutuar për nevojën e marrjes dhe sasinë e makronutrientëve individualë, veçanërisht te të ushqyerit e fëmijëve. Por ajo që pediatria nuk e ka mohuar kurrë është fakti se yndyrnat janë një nga komponentët kryesorë tek të ushqyit e fëmijës. Kështu, sipas rekomandimeve të Akademisë Amerikane të Pediatrisë për vitin 2017, marrja totale e yndyrës tek fëmijët në dy vitet e para varion nga 40-50% e konsumit makronutrient, ndërsa tek fëmijët e moshës 2-3 vjeç 30-35%. Marrja e acideve yndyrore esenciale duhet të jetë së paku 7-10%, ndërsa acidet trand yndyrore nën 1%.

Gjatë dy viteve të para për zhvillim normal të fëmijëve nevojitet ushqimi cilësor dhe komunikimi emocional me prindërit. Ushqimi cilësor dhe i shëndetshëm, si dhe suplementët me DHA (vaj algash) çon në humor të mirë, rrit aftësinë për të zhvilluar vëmendje më të mirë dhe përmirëson kujtesën.

DHA është yndyrë strukturore kryesore në tru, qelizat nervore dhe retinën e syrit. 60% të strukturës së trurit e përbënjnë yndyrat, ndërsa 25% DHA

Mjekësia shumë qartë e definon faktin se zhvillimi dhe funksionimi normal i trupit të fëmijëve varet nga një gamë e madhe e acideve yndyrore të pangopura. Ato janë pjesë përbërëse e membranave qelizore (trurit, syrit, zemrës…), hormonet e ndryshme (parakrina-eikoznoidet) dhe enzimat. Një pjesë të madhe i krijon vetë organizmi, ndërsa si lëndë të parë përdor acidet yndyrore esenciale të cilat duhet të merren përmes ushqimit, pasi që ato nuk mund të prodhohen në trup, dhe quhen lëndë nutrientë esencial. Në këtë aspekt më i rëndësishëm është acidi dokosaheksaenoik (DHA) i njohur edhe si acid yndyror detar, pasi që kryesisht është i pranishëm te algat e detit.

DHA është yndyrë strukturore kryesore në tru, qelizat nervore dhe retinën e syrit. 60% të strukturës së trurit e përbën yndyra, ndërsa 25% DHA-ja. DHA përbën 30% të yndyrës strukturore në masës gri të trurit. Në gjithë strukturën ky acid yndyror arrin deri 97% të yndyrave omega-3 në tru dhe deri në 93% të yndyrave omega-3 në retinën e syrit.

Pas lindjes një i porsalindur ka 200 miliardë qeliza nervore të quajtura neurone. Truri rritet 1.7 gramë në ditë gjatë moshës një vjeçare, ndërsa 60% e marrjes së energjisë përmes ushqimit, foshnjat e harxhojnë për rritjen e trurit.

Rritja dhe zhvillimi i trurit dhe akumulimi i DHA në indet nervore gjatë tremujorit të fundit të shtatzënisë dhe dy viteve të para të jetës së fëmijës është një nga proceset biologjike më aktive dhe më të mëdha në planetin tonë. Kështu, në tremujorin e fundit të shtatëzanisë, truri rritet rreth 260%, dhe ka peshë mesatare prej 400 gram gjatë lindjes, vazhdon të rritet për 175% gjatë moshës një vjeçare, dhe 18% gjatë moshës dy vjeçare.

Megjithëse, edhe më tej ndodhin ndryshime domethënëse në përshtatjen dhe lidhjen e rrugëve nervore gjatë fëmijërisë, adoleshencës dhe moshës madhore, truri rritet vetëm 21% në madhësi nga mosha 2 vjeçare deri në moshën madhore. Kjo rritje është tërheqëse dhe fenomenale. Nelson nga Qendra për Zhvillimin e Fëmijëve në Universitetin Harvard, ka botuar një studim dhe analizë që tregon se në vitet e para të jetës formimi i sinapseve varet nga shprehja e hershme dhe marrja e acideve yndyrore omega dhe se çdo sekondë në këtë pjesë të jetës formohen nga 700 lidhje të reja sinaptike.

Pas lindjes i porsalindur ka 200 miliardë qeliza nervore të quajtura neurone. Truri rritet 1.7 gramë në ditë gjatë moshës një vjeçare, ndërsa 60% e marrjes së energjisë përmes ushqimit, foshnjat e harxhojnë për rritjen e trurit. Nga pikëpamja sociale dhe emocionale, foshnjat gjatë vitit të parë e duan ndërveprimin dhe prekjen e prindërve, përkatësisht dashurinë e tyre, ashtu siç ata e duan ushqimin.

Sipas rekomandimeve të Agjencisë Evropiane të Sigurisë së Ushqimit (EFSA), çdo ditë deri në moshën tre vjeçare është e nevojshme marrja e 100 mg DHA (vaji i algave). Nëse ushqimi nuk ka mjaftueshëm DHA, rekomandohet plotësimi i DHA-së përmes “twist-off” kapsulave që hapen përmes rrotullimit dhe sigurojnë dozimin e saktë. Të tilla janë Dr Leo BABY DHA Omega 100 mg (vaj i algave). Përdorimi i tyre është optimal dhe i domosdoshëm, mbi të gjitha, për rritjen dhe zhvillimin normal të trurit dhe stimulimin e proceseve mendore dhe zhvillimin psikomotorik të fëmijëve. Studimet madje kanë treguar se te foshnjat e lindura parakohe, veçanërisht foshnjat e gjinisë femrore, arriten rezultate më të mira të testit neuropsikologjik për 5 pikë dhe ulje prej 80% të numrit të fëmijëve me deficite mendore. Përdorimi i këtyre “twist-off” kapsulave të DHA me origjinë prej algave i mbështet funksionet normale njohëse.

Në tre vitet e para të jetës, formimi i sinapseve varet nga shprehja e hershme dhe marrja e acideve yndyrore omega.

Si përfundim, dëshiroj të them se gjatë dy viteve të para të zhvillimit normal të një fëmije, nevojitet ushqim cilësor dhe komunikim emocional me prindërit. Ushqimi cilësor dhe i shëndetshëm dhe plotësimi me DHA (vaji i algave) çon në humor të mirë, rrit aftësinë për të zhvilluar vëmendje më të mirë dhe përmirëson kujtesën. Dashuria dhe kujdesi i vazhdueshëm për foshnjat sjell kënaqësi të qëndrueshme, zhvillimin e një personi pozitiv i cili ka aftësinë për të zgjidhur problemet dhe ka empati ndaj të tjerëve.